Danezët populli më i lumtur në Botë Shqipëria tej 100-es
TIRANE-Sipas studimit katërvjeçar Gallup World Poll publikuar më pas nga revista Forbes, danezët janë njerëzit më të lumtur, ndërsa pas tyre radhiten qytetarët e Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë.
Më të palumturit janë banorët e Togos, në perëndim të Afrikës dhe shumë shtete të tjera afrikane e aziatike.
Në bazë të studimit, paratë dhe kujdesi social janë kriteret më të rëndësishme për qytetarët, ndaj nuk është e rastësishme që vendet skandinave radhiten në krye të listës si popujt më të lumtur në Botë.
Studimi pati parasysh 155 shtete në Botë që u studiuan ndër vitet 2005-2009.
Sa i përket Shqipërisë, vendi jonë konsiderohet ndër popujt jo të lumtur, ku nga 155 shtete në anketë, renditet e 103-a sa i përket shkallës së lumturisë.
Ndërsa në kontinentet amerikane, 3 popujt më të lumtur janë renditur, ata të Kosta Rikës, Kanada dhe Panama.
Në Afrikë, vendin e parë e zë Malawi, Libi dhe Botswana, ndërsa nga kontinente të tjera, vijnë Zelanda e re, Izrael, Australia.
Kurse nga vendet e dala nga ish-Jugosllavia, prijnë qytetarët e Kosovës, në vendin e 54-të, për t’u pasuar nga sllovenët, kroatët, malazezët, boshnjakët, serbët dhe maqedonasit.