DITËLINDJA -Me datë 20.08.1989 në ora 1800 në valët 95,5 MHZ FM, NË KOPENHAGË filloi transmetimi i parë në gjuhën shqipe i Radio Zëri i Kosovës .Sot Radio Zëri i Kosovës feston 21 vjetorin e egzistimit të sajë.Themelues ishte Ibrahim Xhemajli me shokë.Sot pas 21 viteve Zëri i Kosovës është shëndruar në multimedia me te…knikë më moderne të kohës.Në kuadër të sajë funksionojnë Radio në FM dhe internet,Tv (me shikueshmëri në tërë teritorin e Danimarkës),www.zeripress.com (ku respektohet mendimi i lirë),www.rtvzik.com .

RTVZIK funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës së Danimarkës,nga e cila edhe finacohet.RTVZIK ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe shumë aktiv në senzibilizimin e cështjes shqiptare në tërësi dhe cështjes së Kosovës gjatë okupimit serb në vecanti.Ka organizuar demostrata të panumërta në Kopenagë ,ka organizuar grumbullimin e ndihmave hymanitare për në Kosovë,ka kultivuar gjuhën dhe kulturën shqiptare,ka luftuar asimilimin,ka ndikuar në integrimin sa me të mirë të shqipëtarve këtu si dhe shumë aktivitete në të mirë të shqiptarve të diasporës.
RTVZIK ka një histori të bujshme e cila nuk mundë të përshkruhet në pak reshta,por e rëndësishme është se RTVZIK gjithmonë i ka përkrahur forcat e vërteta patriotike në vendlindje për të cilën jemi edhe krenarë.
RTVZIK sot udhëhiqet nga Adnan Aliti,Ixhet Lutfiu dhe Ibrahim Xhemajli.