Sofja nuk njeh pakicën maqedonase
Sofja nuk e njeh pakicën maqedonase. Këtë edhe një ua bëri të qartë autoriteteve maqedonase Ministri i Jashtëm bullgarë Nikollaj Mlladenov, gjatë një tribune në Shkup. “Në Bullgari nuk ka pakicë maqedonase. Në Bullgari nuk ka kurrfarë pakicash. Ka njerëz të gjallë që kanë të drejta njerëzore dhe kushtetuta jonë është e mbështetur mbi mirëkuptimin se ka të drejta individuale, e jo kolektive”, deklaroi shefi i diplomacisë bullgare Nikollaj Mlladenov. Ai, më tej tha se Mbështetja e Bullgarisë për integrimet euro atlantike e Maqedonisë nuk varen nga firmosja e marrëveshjes për fqinjësi të mirë të iniciuar nga Sofja.
Sipas kryediplomatit Mlladenov politika e re e Bullgarisë ndaj Maqedonisë synon bashkëpunimin.
Ministri lëshoi kritika në drejtim të mediave të dy vendeve që sipas tij nuk kontribuojnë për marrëdhëniet e mira, por ai nuk deshi të tregoj nëse do t’ia japë këshillën e njëjtë edhe ministrit bullgar për Diasporën, Bozhidar Dimitrov i cili shpesh herë e mohon kombin maqedonas. Sa i përket kontestit të emrit, Mlladenov tha se Sofja do të pranoj çdo kompromis mes Maqedonisë dhe Greqisë.