KOZMOPOLITIZMI DHE INTERNACIONALIZMI I BDI-SË DHE KRYETARIT TË SAJ, ALI AHMETI JANË IDE TË VDEKURA POPULLIN SHQIPTAR NËN IRJM!
Vera Dushi
Në tensionim e sipër të situatës në IRJM, si pasojë e skenarëve “alla Kondova e Brodec”, del edhe njëherë në shesh kozmopolitizmin dhe internacionalizmin e partisë shqipfolëse në koalicion qeveritar me sllavo-maqedonet, BDI dhe kryetarit të tij Ali Ahmeti, në kundërshtim me aspiratat për liri dhe ribashkim kombëtar të popullit shqiptar.
Ata, insistojnë në “jetësimin e marrëveshjes së Ohrit” dhe në faktin se “kryetari z. Ali Ahmeti është në koordinim dhe komunikim intensiv me garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n si dhe me institucionet shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës” (www.bdi.org.mk)
Pyetja e parë logjike që rrjedh prej kësaj:
-Si mund të rilindet, gjegjësisht, jetësohet diçka që ka vdekur?
-Dhe pse të “jetësohet” diçka aq e disfavorshme për popullin shqiptar siç ka qenë “Marrëveshja e Ohrit”?
Ajo nuk respektohej aspak nga sllavo-maqedonasit dhe as tani ata nuk kanë ndërmend ta respektojnë. Të gjitha vendimet e qeverisë Gruevski dëshmojnë këtë gjë.
Pyetja e dytë logjike që shtrohet:
Pse Ali Ahmeti, po pret “garancionin” e SHBA-ve, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s pas aq shumë vitesh, kur “marrëveshja e Ohrit” ka ngordhur nëpër “tunelet e pafundme” të shovinizmit sllavo-maqedonas?
-Çka pret ai, kalama në politikë, të vijnë zyrtarët të organizatave të lartpërmendura ndërkombëtare dhe të qajnë për të drejtat e popullit shqiptar?!!!
Kanë kaluar kaq vite, por ai dhe kompania e tij si duket nuk e kuptojnë se, ndërkombëtarët paraprakisht, i shikojnë vetëm interesat e tyre.
-Dhe nëse është kjo qetësi e brishtë dhe kjo “paqe e përgjakur” në rajon, diçka shkon mirë, gjithnjë sipas “trurit bosh” të tyre, -i veshur në kostum të modës së fundit!…
Të drejtat e kombit shqiptar, jetësohen dhe do të jetësohen jo duke i pritur ndërkombëtarët, “me agjenda të ngarkuara”, sipas stilit rugovisto-titist; të stereotipive “multietnike”, por nëpërmjet veprimtarisë së përqendruar, së brendshme të shqiptarëve.
…Dhe ju, ore z. kozmopolitë, donkishotjanë, që perspektivën e shikoni vetëm nga erërat “euro-atlantike” si shpëtimtaret e të gjitha të keqijave pa ribashkimin kombëtar, harroni së varësia e shqiptarëve nën kolonizimin sllavo-maqedonas nuk lejon që ata të zhvillohen, të përparojnë për të arritur hyrjen në strukturat atlantike me dinjitet.
-Duhet që, së pari të ribashkohet kombi,në një shtet të vetëm -e pastaj do të mund të integrohen edhe shqiptarët në BE dhe NATO pa asnjë problem, të pazgjidhur për ardhmërinë e tyre.
-Kjo, dhe vetëm kjo është rruga e vetme që Maqedoninë dhe Ballkanin e shpie drejt stabilitetit ,. demokracisë dhe lirisë së popujve liridashës.
Autorja eshte anetare e Frontit Demokratik te Bashkimit Kombetar.
Gjakovë, 8 maj 2010.