Opozita vazhdon grevën
Fino: Gati për marrëveshjen,Presim përgjigjen e Berishës
TIRANE- Vazhdon greva e urisë e deputetëve PS dhe mbështetësve të tyre për transparencën e zgjedhjeve në cadrat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeminsitrisë. Greva e urisë ka hyr sot në ditën e 15-të të saj dhe ndonëse gjëndja shëndetësore e tyre vazhdon të përkeqësohet, grevistët thonë se nuk do ta ndërpresin deri në plotësinimin e kauzës. Deri dje 35 grevistë, janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të komplikacioneve në shëndet.
Mbrëmë në bulevard është zhvilluar dhe protesta e madhe që PS kishte paralajmëruar pak ditë më parë ndërkohë ndërkombëtarët i kanë servirur klasës politike shqiptare marrëveshjen e cila do ti japë fund kritës politike. Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch duke zbuluar këtë fakt i bëri apel dje liderëve politikë ta pranojnë kompromisin për hir të interesave të vendit.
ORA 12.06 DADE: UROJME QE BERISHA TE ZGJIDHE KRIZEN BRENDA DY DITESH
Deputetja socialiste Arta Dade në një prononcim për NEËS24 duke iu referuar draftit të propozuar nga ndërkombëtarët deklaron se jemi pranë një zgjidhjeje, por se “ndien keqardhje që kjo zgjidhje erdhi nga ndërkombëtarët, dhe jo nga vetë shqiptarët”.
Dade I bëri apel kryeministrit Berisha se “nëse I ka mbetur një fije logjike… ti japë zgjidhje krizës.
Uroj që këto dy ditë të jepet një zgjidhje në të mirë të vendit, në të mirë të kryeministrit dhe të grevistëve”- tha Dade duke cilësuar këta të fundit “heronj të demokracisë” për misionin e vështirë që kanë ndërmarrë
ORA 11.30- TEPELENE, GJYKATA LIRON 4 PROTESTUESIT PS
Gjykata e shkallës së parë të Tepelenës liroi sot 4 protestuesit socialistë të arrestuar pak ditë më parë për bllokimin e akseve kryesore- Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për Astrit Pashën, Luan Gerbin, Novruz Shehun dhe Përparim Hodon. Ata akuzone për bllokim të paligjshëm të akseve rrugore si dhe për kundërshtim të polcisë.
ORA 07:10 DRAFTI I NDËRKOMBËTARËVE, FINO: PS GATI TË PRANOJË, PRESIM BERISHËN
Deputetët e opozitës kanë reaguar pozitivisht pas draftit te propozuar nga ndërkombëtarët për zgjdhjen e krizës politike në vend. Sipas deputetit Socialist Bashkim Fino PS është e gatshme të pranojë draftin, por është në pritje të reagimit të kryeministrit Berisha
“Nuk kam ndonjë gjë teknike për të thënë për draftin e paraqitur, por nga komenti që bëri dje ambasadori i OSBE-së dhe nga deklaratat në protesta, ne jemi të gatshëm të pranojmë këtë draft. I ngelet topi në derë kryeministrit për të kthyer përgjigje sa më shpejt jo vetëm për të mbyllur këtë krizë politike që ka sot Shqipëria. Nga pikëpamja humane dhe për njerëzit që janë në grevë urie, besoj se ato e meritojnë të dalin sa më shpejt nga greva dhe për të mos shkuar më njeri në spital.”- tha Fino
Pyetjes a mund të ketë negociata nëse drafti nuk parashikon hapjen e kutive,deputeti socialist i është përgjigjur “Dialogu është gjithmonë i hapur, në qendër të saj ëshët transparenca e zgjedhjeve të cilën ta realizojmë përmes kësaj greve urie. Protestat do vijën gjithmonë të përshkallëzohen deri në një përgjigje pozitive si mbështetje për njerëzit tanë në grevën e urisë”
14 MAJ ORA 22:45- BUSHATI: DRAFTI, PROPOZIM RACIONAL
Gjatë një prononcimi për News 24 deputeti socialist Ditmir Bushati ka folur në lidhje me ekzistencën e të ashtuquajturit draft, që do të zgjidhë krizën politike. Bushati pranon se ka “një propozim në tavolinë, por se nuk mund të artikulohen më shumë detaje. Propozimi është racional.”
Sipas tij duhen mirëkuptuar deklaratat e Bosch, pasi ato janë “apel për të zgjidhur krizën dhe maxhoranca duhet ti përgjigjet këtyre apeleve”, sipas Bushatit. Ndër të tjera theksoi se për zgjidhjen e krizës, nuk duhet vullneti i një pale, por i të dyjave.
ORA: 21:37- LESKAJ NË NEWS24: BERISHA TË MOS I LARGOHET ZGJIDHJES
Në një komunikim për News24, deputetja e PS Valentina Leskaj deklaroi se opozita ka qenë dhe mbetet e hapur për zgjidhjen e ngërcit politik në vend. Duke ju referuar draftit të propozuar nga ndërkombëtarët, Leskaj tha se PS ka qenë në një linjë vazhdimisht me partnerët ndërkombëtarë.
“Ne vazhdimisht kemi qenë për zgjidhje, kemi kontribuar për zgjidhje kemi paraqitur oferta. PS ka qenë gjithmonë ofruese dhe jo refuzuese Jemi këtu për dialog, për zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shqiptarët. Shpresoj që kryeministri të mos i largohet zgjidhjes” u shpreh Leskaj.
ORA. 21:00- DULE PËR NEWS 24: EKZISTON NJË DRAFT PËR KOMPROMIS
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Duke në një deklaratë për News 24 pas protestës së sotme deklaron ekzistencën e një drafti idesh për një kompromis të mundshëm moes opozitës e maxhorancës. “Ekziston një draft idesh për një kompromis. Fryma është positive, na con në zgjidhje”, – deklaroi Dule.
Sipas Dules, drafti është një kontribut i ofruar nga ndërkombëtarët për zgjidhje, ndërsa shton se “Kam një kopje të draftit të propozuar.”
ORA: 20:04- RAMA: KAUZA JONË PO PËRPARON, ZGJIDHJA ËSHTË AFËR
Në ditën e 14-të të aksionit politik opozitar, përmes protestash të vazhdueshme në të gjithë Shqipërinë dhe grevës së urisë në sheshin përpara kryeministrisë, kryesocialisti Edi Rama shpreh vendosmërinë e opozitës për të mos u gjunjëzuar e për të cuar deri në fund kauzën për transparencë, e cila sic tha Rama, po përparon cdo ditë e më shumë drejt zgjidhjes.
“Do të rezistojmë me kurajo e durim pa thyer asnjë xham e pa këputur asnjë lule.
Kurrë nuk kam besuar tek dhuna dhe kurrë nuk do të dyshoj tek rezistenca paqësore si e vetmja rrugë për ti hapur rrugë të mirës. Zëri ynë po dëgjohet, kauza jonë po përparon, zgjidhja është sot më afër se asnjëherë në këta 9 muaj” u shpreh lideri i opozitës përpara mbështetësve të shumtë që ju bashkuan sot protestës së opozitës.
Në përgjigje të akuzave të ardhura nga ana e maxhorancës, e cila konsideron grevën e urisë si pengesë që po i bëhet vendit në rrugën drejt Europës, Rama tha se janë kutitë e mbyllura ato që e mbajnë Shqipërinë larg Europës.
“Nuk është greva jonë e urisë që ka sjellë thellimin e krizës, por thellimi i krizës që ka sjellë grevën tonë të urisë. Mungesa e normalitetit demokratik të këtij vendi është shkaku i protestave tona. Janë kutitë e mbyllura të zgjedhjeve që e mbajnë Shqipërinë larg Europës” u shpreh Rama.
Duke u bërë thirrje forcave të policisë të veprojnë sipas Kushtetutës pa u bërë mjet i interesave të pushtetit, Rama tha se populli do të arrijë tek e ardhmja e dëshiruar pa thyer asnjë xham e pa këputur asnjë lule.
Ndërsa shprehu mirënjohje e admirim për grevistët që janë duke përmbyllur ditën e 14-të në mungesë të plotë të ushqimit, Rama theksoi se beteja për Shqipërinë e re është e vështirë dhe e mundimshme por në interes të cdo qytetari.
“Askush mos mendojë se ne do të thyhemi ne nuk lëvizim prej këtej sepse ajo që ne kërkojmë është interesi ynë kombëtar, interesi i cdo qytetari. Kjo është një betejë për Shqipërinë e re, për ta cliruar vendin nga kthetrat e korrupsionit, është një betejë për vendin tonë ku populli zgjedh ata që do ta qeverisin”, vazhdoi më tej kryesocialisti.
ORA 19:20- GREVISTET FLASIN NGA CADRA: ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NËSE NUK KA TRANSPARENCË
Fatmir Xhafaj, deputeti grevist, ka deklaruar nga greva e urisë se “Sot është dita e 14-të e grevës, 14 ditë rezistencë për transparencë, sipas tij nuk janë pak për një kauzë të vërtetë që ka në themel clirimin e zgjedhjeve.
“Ne nuk do të ikim me këmbët tona nga kjo cadër por do ta përshkallëzojmë më tej këtë grevë. Ne sot po kërkojmë thjesht dhe vetëm një të drejtë legjitime, por nëse nuk plotësohet kjo e drejtë kërkojmë të largohet kjo qeveri dhe të nisin zgjedhje të parakohshme. Jemi të gatshëm të negociojmë, por jo të bëjmë pazare në kurriz të kauzës së demokracisë”, – theksoi Xhafaj.
Deputeti socialist, Ilir Beqja i futur prej 14 ditësh në grevën e urisë e quajti aksionin e opozitës “Betejën më të madhe midis qytetarisë dhe barbarisë”. Beqja nënvizoi vendosmërinë për të cuar deri në fund kauzën për transparencë ndërsa tha se përmes rezistencës , opozita do ti japë fund barbarisë në vend.
Ndërsa deputeti Arben Ahmetaj është shprehur se “Nuk dalim me këmbë nga kjo cadër deri në ditën që Sali Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar nuk gjunjëzohet para një populli democrat”
Kreu i G99, Erion Veliaj shprehu falenderime për qytetarët mbështetës, “Pas 300 orësh në këtë cadër kemi pasur 3 mijë qytetarë që na mbështesnin”, prandaj i themi Sali Berishës se populli nuk ju do më, do transparencë dhe do Europën këtu”, deklaroi Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Taulant Balla ju drejtua forcave të policisë duke u bërë thirrje të mos i tremben protestës së opozitës.
“Dëshiroj ti them një mesazh të shkurtër 2000 punonjësve të polisicë që kanë rrethuar sot kryeministrinë. Ne nuk jemi këtu kundër jush, ne duam ti jepim dinjitet punës suaj, sepse morali i policisë ka humbur, sepse qeveria jonë drejtohet nga një kryeministër hajdut” u shpreh Balla.
“Sot ne njerëzit e këtij vendi që luftojmë për demokraci jemi një, prandaj unë sot e kam harruar emrin tim, mbaj emrin e cdo shqiptari që proteston”, – deklaroi deputetja Shega Ligori.
Ndërsa këngëtarja Elsa Lila ka mishëruar në këngë “Fjalët e qiriut” të Naim Frashërit dhe më pas ka deklaruar se “Jemi të gjithë qirinj, që po tretemi për shpresë, për liri, për t´ju dhënë më shumë dritë.”
Më tej deputeti Blendi Klosi nënvizoi se Partia Socialiste arriti të shndërrohet në mishërim të kërkesave të të gjithë shqipatrëve. “PS arriti të bëhet mishërimi i kërkesave të gjithë shqiptarëve. “Ne arritëm të ishim nga 20 deputetë të shndërrohemi në 200 grevsitë e nga 200 grevistë në 200 mijë mbështetës, sepse ne jemi misionarë të lirisë”, – tha Klosi.
“Berisha mendon se ne do të shkrihemi këtu, por ai harron se nga ky moment nuk ka më grevistë por misionarë, nga ky moment ka vetëm lule shprese dhe fitore”, -deklaroi Klosi.
ORA: 19:09- NGJELA: BERISHA TË PRANOJË KOMPROMISIN E NDËRKOMBËTARËVE
Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela duke ju referuar deklaratës së sotme të Ambasadorit Bosch për kompromisin e propozuar nga BE, SHBA e OSBE në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend, i bëri thirrje kreut të qeverisë të pranojë zgjidhjen e ofruar nga bërthama e demokracisë.
“Sot në tryezën e këtij kryeministri është hedhur kompromisi i propozuar nga SHBA, BE dhe OSBE dhe ky palaco që nuk bën gjë tjetër vecse bredh, nuk pranon kompromisin” u shpreh Ngjela ndërsa theksoi se opzita prej 9 muajsh kërkon një të drejtë elementare për transparencën e votës.
ORA 19:00- DULE: NË SHESH MË SHUMË SE 250 MIJË PËR VOTËN E LIRË
“Jemi më shumë se 250 mijë në shesh për të thënë hapni kutitë, hapni rrugën drejt Europës”, kështu e ka nisur fjalën e tij në protestë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.
Duke theksuar se vendi është në krizë të thellë institucionale dhe ekonomike, Dule i ka bërë thirrje qeverisë të hapë kutitë e zgjedhjeve.
“Vëndi është shitur dhe në krizë të thellë, krizë politike dhe institucionale, biznesi është zhytur në faliment, papunësia po rritet, ndërkombëtarët shprehin cdo ditë shqetësimin se vendi ynë është i vetmi vend i NATO-s që nuk ka garantuar dot zgjedhjet e ndershme. Qeveria jonë është ulur këmbëkryq në kutinë e zezë të avionit të rrëzuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Prandaj le ta dëgjojë sot zërin e popullit që kërkon transparencë”, – nënvizoi Dule.
Ora 18:55- NDOKA: OSE HAP KUTITË, OSE LARGOHU
Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka akuzuar në protestën e sotme qeverinë se e kanë shëndërruar shtetin demokratik në karikaturë, ndërsa I ka bërë thirrje Berishës, të dëgjojë qytetarët, ose përndryshe ti hapë rrugën zgjedhjeve të reja.
“Ose të dëgjosh vullnetin e qytetarëve ose të largohesh njëherë e më parë ,dhe ti lësh rrugën zgjedhjeve të reja e të ndershme”, – deklaroi Ndoka. Në mbyllje të fjalës së tij Ndoka u shpreh se, “Integrimi nuk është sllogan, integrimi është proces reformash. Ne e duam Shqipërinë si e gjithë Europa.”
ORA: 18:52- MILO:SOT ORA FINALE, NUK MUND TË DUROHET MË
Kreu i PDS, Paskal Milo nisi fjalën e tij përpara mbështetësve të shumtë të mbledhur në Bulevard duke i bërë thirrje kryeministrit Berisha të dëgjojë zërin e popullit, që sic tha ai, është derdhur rrugëve në kërkim të demokracisë dhe votës së lirë.
“Sot dhjetëra mijëra shqiptarë dëshirojnë ti jepet fund kësaj qeverie që nuk dëgjon zërin e arsyes. Është zëri i një populli të tërë që është derdhur rrugëve, që kërkon votën e lirë, demokracinë. Prandaj zoti Berisha dëgjoni zërin e arsyes sa nuk është vonë, nuk mund të durohet më” u shpreh Milo.
ORA 18:40- NIS PROTESTA E OPOZITES, GJINUSHI: GREVA PËR NJË QEVERI NDRYSHE
Në protestën e madhe të paralajmëruar nga opozita ka folur I pari Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi. Përpara kryeministrisë Gjinushi thekson se largimi i Sali Berishës është zgjidhja e krizës.
“Kriza ka vetëm një emër Sali Berisha. Zgjidhja është vetëm një, largimi i tij. Ju e keni kapur me presh në duar Saliun 2 herë, por tani e keni kapur me duar në kuti. Populli e njeh si Sali Ruzhdia dhe i kërkon votën e tij me cdo kusht”, tha Gjinushi.
Duke lëshuar batuta kundër qeverisë, Berishës e Ilir Metës, Gjinushi theksoi, “Sot 200 nga shokët tanë janë në grevë urie dhe 200 000 shqiptar nuk kanë me se të jetojnë, pushteti nuk merret në tavolinë por as nën tavolinë duke bërë pazare me LSI. Në këtë godinë mund të hyni vetëm me votoat tuaja dhe jo të përdorësh Ilirin si celës kopil”, deklaroi kreu i PSD-së. (s.g/d.b/m.a/e.n/BalkanWeb)
