GJYKATËS  SË EULEX-it DHE  QEVERISË SË KOSOVËS

 LETËR  TË HAPUR

Siç u njoftua sot i tërë opinioni shqiptar dhe i huaj, Gjykata e EULEX-it, ka ngritur padrejtësisht fletëarresti për udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për faktin që “fajtori” e prijësi i  demonstrative të 10 Shkrutit 2007, nuk ka pranuar të gjykohet nga një Gjykatë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës; prandaj, siç është shprehur ai: “As unë as Lëvizja Vetëvendosje nuk e njohim atë gjykatë”!

Read More

Shkruan:  Asllan Dibrani

 Tubim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë  në  Gjermani dhe manifestimi përkujtimor për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe promovim librash pikërisht  për Vëllezërit Gërvalla nga Fahredin  Tafallari dhe tjetra   nga Marti Çuni “Radio Kosova e lirë”.

 

Read More

 Revolta e përgjithshme që kanë shkaktuar vendimet e fundit të Qeverisë VMRO-BDI dhe indiference e kësaj qeveria përballë krizës së përgjithshme që ka kapluar vendin, kërkon një angazhim edhe më të fuqishëm të forcave demokratike dhe të institucioneve më relevante në marrëdhëniet ndërkombëtare që t’i bëhet e qartë koalicionit qeveritar VMRO-BDI se ka perënduar koha e diktaturës!

Read More

Bashkimi Demokratik Shqiptar në vazhdimësi ka dënuar dhe dënon të gjitha përpjekjet e politikës diktatoriale të VMRO-së  që, përmes interpretimit të shtrembëruar dhe një dimensional të së kaluarës, përpiqet të trasojë rrugën një etnike, një fetare dhe një gjuhësore të Maqedonisë.

Projekti “Skopje  2014”  paraqet një nga dëshmitë e fundit të kësaj politike etnocidale.

Read More

Rina Çela- Në gjykatën e Hagës, në këtë arenë ndërkombëtare po ndeshen dy vende, dy etni : Kosova e Serbia, Shqiptarët e Serbët, për ta njohur të ligjshëm apo të paligjshëm pavarësinë e këtij shteti të ri të Europës. Si në tragjeditë greke perënditë, të pushtetshmit e kësaj bote, Rusia dhe SHBA-ja, përkrahin njërën dhe tjetrën palë në prapaskenë. Aleancat në bazë të origjinës, të fesë, të interesave ekonomike, gjeopolitike po ndërthuren si kurth mbi fatin e një popullsie që rrezikon të mbetet peng i HISTORISË. A e dinë kosovarët se vendi i tyre është nën dritën e projektorëve të skenës ndërkombëtare ? Pse dy vite pas shpalljes së pavarësisë vetëm 65 vende kanë njohur Kosovën, nga 192 që bëjnë pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ? Pse një pjesë e shteteve që luajnë rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare kanë refuzuar kategorikisht njohjen e pavarësisë ? Çfarë interesash ekonomike, gjeopolitike, ushtarake luhen në prapaskenë ?   Pavarësia e Kosovës, e quajtur ndryshe Kutia e Pandorës nga armiqtë e saj, a do të përdoret si cassius belli[1][1] për luftërat e ardhshme të shekullit të XXI ? A ka mbaruar VERTET  lufta PER Kosovën ?

Read More

Institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës-Institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë

Partive politike shqiptare-Organizatave joqeveritare shqiptare-Shqiptarëve kudo qofshin në botë

Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!

 Në dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës kombi shqiptar kremton realizimin më të madhe në këtë shekull të ri.

 Bashkimi Demokratik Shqiptar uron të gjithë shqiptarët në botë për këtë fitore të madhe kombëtare.

 Realizimi i aspiratave shekullore të popullit shqiptar të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar, duhet të na mobilizojë edhe më tepër në avancimin e gjithanshëm kombëtar.

 Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon te të gjitha forcat politike shqiptare dhe institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës që në këtë përvjetor të përkujtohet fakti se populli shqiptar në Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi ballafaqohet me shkeljet më flagrante të të drejtave të tyre kombëtare.

Read More

n100000383250155_5204Së pari herë dëshiroj ta përshëndes stafin e RTVZIK-ut,për punën dhe sukseset që ka aritur deri tani.Në vecanti ju përgëzoj për fitimin e licencës televizive me transmetim në tërë teritorin e Danimarkës.
Unë regullisht e shikoj Tv Zërin në kanalin 23 ,të përbashkët të digjital DR1 dhe TV2.Gjithashtu dëshirojë që disapora shqiptare të ndjekë shembulin e RTVZIKUT.

Vetëm me punë të mirëfilltë shqiptarët mundë të arinë suksese aty ku jetojnë.RTVZIK është i vetmi televizion në gjuhën shqipe që transmetohet në kufijtë e Unionit Evropian.RTVZIK është pasqyrim i jetës së shqipëtarëve në Danimarkë dhe në Scandinavi në përgjithësi.
Ju përshëndet gastronomi i famshëm XHOVANI.
xhovani1@hotmail.com

Të gjitha Institucioneve ndërkombëtare,
Opinionit demokratik ndërkombëtarë,
Opinionit demokratik në Maqedoni,
Organizatave demokratike në Maqedoni,
Partive politike në Maqedoni dhe në rajon,
 
Më 10 dhjetor 1948, 56 shtete të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nënshkruan Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Sot, në dekadën e gjashtë nga data e nënshkrimit të saj rikujtojmë përpjekjet për realizimin e këtij misioni politik dhe human. Rikujtojmë luftërat politike dhe mobilizimet shoqërore që shtetet të sillen në përputhje me normat dhe standardet që garantojnë jetë dinjitoze për çdo individ, pa dallim të racës, ngjyrës, gjinisë, moshës, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë ose çfarëdo forme tjetër të dallimeve ekzistuese.

Read More

Ramadan PLLANA -DËSHMI TË KOHËS -METUSH KRASNIQI – SIMBOL I REZISTENCËS DHE I RIBASHKIMIT KOMBËTAR

« La liberté consiste à choisir entre deux esclavages : l’égoisme et la conscience. Celui qui choisit la conscience est l’homme libre. »

(Victor Hugo)

« Liria qëndron në zgjedhjen në mes dy skllavërive : në atë të egoizmit dhe të ndërgjegjes. Ai i cili e zgjedhë ndërgjegjen është njeri i lirë. »

(Victor Hugo)

Read More

Nga Lulzim  Z. Hamidi

Në një prononcim timin paradokohe ,duke analizuar luftën e 2001.në Maqedoni në bazë   të përkufizimit  të   revolucionit  sa     më të drejtë që është e mundur,lëshova tezën se lufta e 2001,në organizim          të forcave të armatosura të komunitetit shqiptar në Maqedoni ishte Revolucion! Në të vërtetë përkufizimi  I konceptit Revolucion është I rrëndë, kurse në literaturën egzi-stuese  hasim përkufizime të ndryshme ,nga shkencëtarë  të ndryshëm,por   nga    aspekti sociologjik   një   përkufizim   I tillë sa   më   real do të thosha egziston dhe ai ka të bëjë me aspektin e lindjes së revolucionit si fenomen dhe caqet e tij.

Read More