BDSH-Në Përvjetorin e Dytë të Pavarësisë së Kosovës!
Institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës-Institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë
Partive politike shqiptare-Organizatave joqeveritare shqiptare-Shqiptarëve kudo qofshin në botë
Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
Në dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës kombi shqiptar kremton realizimin më të madhe në këtë shekull të ri.
Bashkimi Demokratik Shqiptar uron të gjithë shqiptarët në botë për këtë fitore të madhe kombëtare.
Realizimi i aspiratave shekullore të popullit shqiptar të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar, duhet të na mobilizojë edhe më tepër në avancimin e gjithanshëm kombëtar.
Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon te të gjitha forcat politike shqiptare dhe institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës që në këtë përvjetor të përkujtohet fakti se populli shqiptar në Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi ballafaqohet me shkeljet më flagrante të të drejtave të tyre kombëtare.
Vetëm mobilizimi i gjithanshëm dhe solidariteti ndër-shqiptar kundër qarqeve antishqiptare në Ballkan, mund t’i jep kuptim apeleve drejtuar institucioneve ndërkombëtare për ndërprerjen e politikës së diskriminimit racial që aplikojë këto shtete kundër shqiptarëve!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
17 shkurt, 2010