s467mehmet_bislimi-1-Mehmet Bislimi

Politika luftënxitëse e krerëve maqedonas, e marrosur dhe e hutuar keq në kornizat e një enciklopedie të thurur nga akademikët e rinj me urrejtjen e vjetër nën gjuhë, këta rrugëhumbës mes udhëkryqeve, të zhgënjyer, me ambiciet për të qenë të ngazëllyer para unit të vet, duke dështuar radhë pas radhe, tani së fundi gjeten rrugën për të fyer dhe denigruar popullin shqiptar i cili është popull shtetformues atje, jeton në trojet e veta denbabaden, si: në Shkup, në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Manastir e në tërë hapësirat e tokës sonë e cila është tkurrur në vazhdimësi gjatë tërë shekullit të njëzetë. Nuk është e largët koha kur qyteti me më shumë banorë shqiptarë në Evropë ishte pikërisht Shkupi!

Read More

s428s_korca1Skender Korca-Konfliktet janë po aq të vjetra sa edhe njerëzimi , ato janë një fenomen i përgjithshëm, i cili ndeshet në të gjitha rrafshet e jetës.
Nuk është ekzistenca e konflikteve ajo, që është problematike apo deri edhe përbën rrezik për paqen, por janë format dhunë-favorizuese të zgjidhjes së një konflikti, të cilat mbartin padrejtësinë e u japin një përparësi të dukshme në dëm të tjerëve atyre palëve, që orientohen për nga realizimi i njëanshëm i interesave si dhe përfaqësojnë idenë, se vetëm njëra palë disponon „të vërtetën“ dhe „të drejtën“. Ide të tilla përfundojnë shumë lehtë në mënyra veprimi dhe mendimi, që janë të orientuara për nga lojërat e shumës zero: Humbja e njërit është fitimi i tjetrit. Fituesi, kështu vijon zinxhiri i asociacioneve, është më i forti dhe ky ka të drejtën në anën e tij, por kjo lojë do ketë si rezultat gjakun në vend të “fitores” apo kërkim “fitores së nisur të maqedonasve”.

Read More

Dr. Alban DACI
www.albandaci.blogspot.com

Mora shkas për të trajtuar çështjen e Maqedonisë në një dimension më të gjerë rajonal për shkak të incidentit të radhës, siç është ai botimit të “Enciklopedisë së Maqedonisë”, e cila fatkeqësisht është e financuar nga shteti Maqedonas, ku një kontribut të rëndësishëm për ekonominë e këtij shteti, si taksa pagues japin edhe shqiptarët përderisa janë qytetarë të saj
Kjo enciklopedi e financuar nga shteti, diskriminon pikërisht qytetarët e saj, shqiptarët, duke deformuar për interesa të mirëfillta nacionaliste historinë e bërë dhe të konsumuar nga populli shqiptar, i cili është ndër më të hershmit dhe ndër të paktët popuj autokton në Gadishullin e Ballkanit.

Read More

s287M_Hyseni-1--2--1-Prof. Dr. Mehdi Hyseni-BAROMETRI DIPLOMATIK

I’m not going to make entire an account of who was right and who wrong regarding current political and national status of our Albanian borthers in Yugoslav Macedonia(1990-2009), but I’m conscious that was a great lose of us all.

*** Enciklopedia antishqiptare e ASHAM-së, mund të pësojë çfarëdo qoftë ndryshime në favor të së vërtetës shqiptare, por ajo nuk do të zgjidhë statusin politik, kushtetues, kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Maqedoni.

*** Derisa Bullgaria dhe Greqia nuk e njohin kombin dhe këtë Maqedoni jugosllave, atëherë lind pyetja, pse “elita politike” shqiptare e Maqedonisë dhe Shqipëria e Sali Berishës e njohu dhe, e njeh atë, kur dihet se, kjo është krijuar në “terrenin sportiv” autokton të Shqipërisë Etnike?!

Read More

Afrim Morina

Elitën politike shqiptare në Maqedoni, por edhe jashtë saj, sikur e zgjoi nga gjumi botimi i Enciklopedisë! Po kjo Enciklopedi e zgjoi nga gjumi edhe një pjesë të akademikëve shqiptarë, të cilët gati pothuaj nuk bënë asgjë, si kolektivitet, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kur vet nuk bënë platforma për ardhmërinë e kombit, bëjnë të tjerët sipas kutit të tyre. Kur vetë nuk përpiqesh për të nxjerrë Enciklopedinë, këtë e bëjnë të tjerët sipas kutit të tyre. Kur vet mohon të kaluarën tënde, siç thonë për inat të resë më vdektë djali, dikush e përvetëson atë, për krekosje qoftë pozitive apo negative. Kur ti të kaluarën tënde e shikon nëpërmjet prizmit të individualitetit apo tasterit të partisë, dikush këtë njëmendësi tënden e shfrytëzon dhe e trajton sipas nevojës për çështje kombëtare. Sepse kjo Enciklopedi nuk është përgatitur dhe botuar ilegalisht për të zënë në befasi, të paktën partinë e cila është në pushtet, aq më tepër kur në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë ka edhe shqiptarë.

Read More
Fadil Shyti
Vleri– Këtë shkrim-reagim, po e filloj me një fjalë të urtë popullore: “Kujdes mos të ta hajë qeni shkopin, o djalë!”

 

Gjykuar sipas disfatave të njëpasnjëshme të politikanëve të sotëm shqiptarë, që po e çojnë “demokracinë përpara” duke e lënë prapa Shqipërinë Etnike, kudo në trojet etnike shqiptare, kjo fjalë gjeniale e popullit, mbase u shkon më së miri përshtati atyre!

Read More

kim_106107202Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t’iu djegësh akademinë, duhet t’u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi”.

Read More
majkoIsh- kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi se enciklopedia maqedonase ka revoltuar rëndë shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që jetojnë.“Politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të kishin djegur në mes të Shkupit flamurin maqedonas në shenjë proteste ndaj Enciklopedisë”, theksoi Majko në emisioni Opinion në Tv Klan.

Deputeti socialistë, Pandeli Majko tha se qeveria shqiptare është dashur të reagojë zyrtarisht e jo lëshojë mesazhe prej korridoreve të Nju Jork-ut.

 
 
 

Read More

xhezair_sh.Xhezair Shaqiri i njohur gjatë konfliktit të vitit 2001 si komandant Hoxha në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në një intervistë ekskluzive për “Lajm” ka folur për situatën e tanishme në Maqedoni. Pas gati rreth tre viteve që ka shpallur Tanushën zonë të lirë, ku s’guxon të shkelë policia dhe ushtria maqedonase, ai ka dërguar mesazhe të fuqishme politikanëve të Maqedonisë. Porositë “mos luani me shqiptarët”, “është koha për bashkim”, “siguria është në pikëpyetje”, duhet t’i kuptojnë politikanët maqedonas, por edhe at shqiptarë.

Read More

rufiosmaniKryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani ka reaguar ndaj të pavërtetave në enciklopedinë e Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Maqedonisë“Dalja në dritë e Enciklopedisë së Maqedonisë publikim i realizuar me mjete të popullit të Maqedonisë, e ku me një përqindje të madhe kontribuon popullata shqiptare e vendit, më shumë na zhgënjeu dhe na irritoi si shqiptarë se sa na befasoi”, thotë Osmani. Sipas tij kjo enciklopedi mbase është inspiruar nga elaboratet e Vasa Çubrilloviqit dhe bashkëmendimtarëve të tij. “Mos të harrojmë, se bëhet fjalë për institucion i cili me dekada ka qenë i rezervuar ekskluzivisht për maqedonasit. E kemi të freskët angazhimin e kësaj akademie në përgatitjen e hartave për ndarje të territoreve të Maqedonisë. Prandaj sihariqet e radhës në këtë enciklopedi (nëse mund të quhet si e tillë), për ne janë çështje déja vu. Ndonëse kemi mundur të presim marrëzira dhe provokime të këtij lloji në këtë enciklopedi, si duket të njëjtit, ia nxorën fundin”, thotë Osmani.

Read More