Aleko Likaj-Përsëri sllavët e Ballkanit.

Të pagdhendur e të paemancipuar deri në tepri, kjo specie e ardhur nga uralet, së bashku me dyndjet barbare në këtë gadishull tepër të lashtë, e të ngjizur me histori të pashoqe qëndrese e qytetërimi, rreth 5-6 shekuj pas Jezuit, ” çudisin ” ende botën me sajesa fantazëm, ” enciklopedi “, në dëm e fyerje masive të kombeve të tjerë autoktonë. Duket se u ka ngelur ora në vend. Të pandreqshëm deri në gen, kërkojnë që të ndryshojnë dhe ta retushojnë historinë. Por ajo nuk mund që të ç’bêhet.

Read More

logoNuk mund të pritet nga kalemxhinjtë e vetëquajtur akademikë të një populli që për pesë vjet tri herë e ndërruan identitetin e vet kombëtar që të trajtojnë me objektivitet historinë e lavdishme të shqiptarëve!

Bërja publike e asaj që zihej në kuzhinën e Institucionit që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM) mund të ketë çuditur vetëm ata që mendojnë se bartja e titujve shkencor mjafton për t’ju qasur objektivisht të kaluarës.Që nga krijimi i Maqedonisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si surrogat i gatuar në kuzhinën komuniste të Beogradit, një numër individësh që bartnin tituj shkencor u orientuan në krijimin e identitetit maqedonas.

Read More

Kim Mehmeti

Në vitin e parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, për shqiptarët ajo kishte domethënien e fitores së madhe, e për maqedonasit etnik ajo ishte simbol i humbjes. Me kalimin e viteve, ajo u bë burim e mosmarrëveshjeve ndërpartiake shqiptare, mbetej e lëvduar nga partia shqiptare në pushtet dhe e përbuzur nga ajo që ishte në opozitë. Kështu që, ende pa u mbushur tetë vite nga nënshkrimi i saj, shqiptarët mbase e panë se nuk kishin fituar edhe kush e din çka, e maqedonaset e vërejtën se nuk ishin humbur thuajse asgjë, përpos që do duhej edhe më tej të bënin atë që kishin bërë me vite: të mos i mohonin premtimet se një ditë edhe shqiptarët e Maqedonisë do bëheshin atë që kishin ëndërruar dekada me radhë – shtetbërës dhe shtetsundues të Maqedonisë, por të vinin sa më shumë pengesa që realizimi i kësaj ëndrre shqiptare të shtyhej për sa më vonë.

Read More

Kim MEHMETI

      aktualitete217_clip_image001Ne shqiptarët kemi shumë lundruese që bredhin nëpër detin e ambicieve tona kolektive, por vetëm tri janë ato që përcaktojnë se në cilin breg do arrijmë. E  para dhe më e vjetra, është anija e mëmëdheut Shqipëri, për të cilën shpesh ke përshtypjen se njëri e mirëmban e tre të tjerë e dëmtojnë, që të ketë nga t’i hyjë uji edhe atë vetëm pse nuk janë kapitenë të saj. Pra, vetëm pse nuk e kujtojnë se çdo anije ka vetëm një drejtues. E dyta është Kosova, e cila i ngjanë një akullthyeseje që duhet të hapë rrugë për vetveten, por njëkohësisht duke u kujdesur të mos e dëmtojnë nëndetëset e shumta që qarkullojnë nën sipërfaqen nga ajo lundron. Lundruesja e tretë, e nga e cila askush nuk pret diçka të veçantë, por që mund të ndikojë në shpejtësinë e lundrimit të dy të parave, është barka e vogël e shqiptarëve të Maqedonisë, e cila nëpër detin e ambicieve tona kolektive bredhë si me qenë në duart e kapitenit të dehur. Të tri këto lundruese që shkojnë në drejtime të ndryshme, por duke i gënjyer udhëtarët sa janë nisur drejt cakut të njëjtë, nuk kanë asgjë të përbashkët e bile edhe komunikimi mes tyre është i penguar nga zhurmues të ndryshëm partiak. Ajo që ato i bënë të ngjashme, është përshtypja se lundrojnë si të marra pengë nga “kusarët”, andaj edhe rrinë sa më larg brigjeve ku i pret populli. Kështu që ky popull, edhe pas dy dekadash demokracie, ende nuk e dinë se vallë ato duan ta çajnë rrugë drejtë një caku të njëjtë, apo çdo gjë e kanë lënë në duart e baticave dhe zbaticave të detit.

Read More

Albin Kurti

albin-ilbrahimNewborn. Kaq. Vetëm kaq. I porsalindur. Ama, njëherë i porsalindur, gjithmonë i porsalindur. Lindi bebja, por ajo nuk do të ushqehet që të rritet e pavarësohet, dhe nuk do të pastrohet që të jetë e shëndetshme dhe e gëzuar. Pra, nuk do të ketë zhvillim ekonomik dhe sovranitet. Dhe, nuk do të eliminohen strukturat paralele të Serbisë e as korrupsioni në majat e sistemit. U lejua që bebja të pagëzohet me të gjitha ceremonitë por jo edhe të jetojë normalisht. E futën atë në një inkubator kot, pa afat se kur do t’i përfundojë qëndrimi aty. Obeliskut NEWBORN përballë ndërtesës së EULEX-it thuajse me qëllim nuk iu gjet një vend tjetër: EULEX-i e mbikëqyr nga lart ndryshkjen e Newborn-it. Mbikëqyrja e këtillë është fjalë e zbërthyeshme – vetëm këqyrje nga lart. Mbikëqyret diçka që është vlerësuar e paaftë dhe për shkak se është vlerësuar e paaftë. Kaq. Vetëm kaq. Jo që me gjithë mend të aftësohet ajo.

 

Read More

Albin Kurti

Për zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel është e pakuptueshme se si Qeveria e Kosovës e ka pranuar EULEX-in që nuk e pranon pavarësinë, e ka pranuar EULEX-in që nuk i jep llogari asnjë institucioni kosovar për punën e tij, e ka pranuar EULEX-in me fuqi ekzekutive mbi institucionet e vendit, e ka pranuar EULEX-in i cili nga 24 nëntori 2008 u fut nën sqetullën e UNMIK-ut, e ka pranuar EULEX-in pjesëtarët e të cilit bashkë me familjet e tyre kanë imunitet nga ligji në Kosovë, e ka pranuar EULEX-in me shef Yves de Kermabonin përkundër skandalit që ai bëri kur e solli gjeneralin serb Dragan Paskash në Prishtinë, dhe tash, po kjo Qeveri e ngrit bishtin kundër këtij protokolli. Zyrtarët e Brukselit, në mënyrë të natyrshme, pas gjithë këtyre lëshimeve kapitale të Qeverisë së Kosovës, presin që ajo ta bëjë edhe një lëshim të radhës që është më pak kapital, apo jo?

Read More

Albin Kurti

(Fjalim në Akademinë Jubilare me rastin e 85 vjetorit të lindjes së veprimtarit Ali Aliu organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës)

Çështja shqiptare e posaçërisht Kosova tradicionalisht janë ndodhur përbrenda katrorit të përbërë nga pushteti i huaj, pushteti vendor, populli dhe lëvizjet e ndryshme jashtë sistemit. Ndryshimi i raporteve ndërmjet këtyre ka shënuar faza të ndryshme të historisë dhe ka përcaktuar orientimin politik të kohës.

Read More

Albin Kurti

Të dashur qytetarë, pjesëmarrës të kësaj demonstrate,

Përderisa ne demonstrojmë këtu, 21 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s mbahen në burg dhe merren në pyetje nga prokurorët. Ata i përmbysën 25 xhipa të EULEX-it, ia bënë një dëm të vogël një dëmtuesi të madh. Për këtë ata u rrahën kur u arrestuan, u rrahën kur u dërguan në stacion të policisë dhe u rrahën edhe në stacion. Policinë e Kosovës e urdhëruan kundër VETËVENDOSJE!-s ashtu siç urdhërohet ajo që të mos i prek strukturat e Serbisë në veri, e sot t’ia ruajë EULEX-it ndërtesën nga VETËVENDOSJE!-a.

Read More

Albin Kurti

Nëse EULEX-i do t’i përmbahej sinqerisht zotimit për luftimin e korrupsionit, kontrabandës, krimeve të luftës dhe krimit të organizuar, atëherë atij do t’i duhej t’i arrestojë partnerët e vet. Në njërën anë, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte politikanët kryesorë kosovarë, të cilët aq shumë para kanë përvetësuar përgjatë kësaj dekade të pasluftës, saqë imagjinata e tyre është e kufizuar për t’i shfrytëzuar të gjitha ato. Ndërkaq, në anën tjetër, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte strukturat paralele të Serbisë që janë përplot njerëz të MPB-së së Serbisë, e me të cilën EULEX ka paralajmëruar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim policor. Gjithsesi, EULEX-i nuk i arreston bashkëpunëtorët e tij.

Read More

albin-ilbrahimAlbin Kurti

Ligji e dënon dëmtimin e pronës. Por, çfarë prone, pronës së kujt e nga kush, për cilat arsye a motive u dëmtua ajo, çka ishte qëllimi i dëmtimit? Me këto merret gjykata. Dhe kjo çështje është gjithsesi politike sepse aksioni ishte politik. Vetëm fakti i ftohtë nuk të bën kriminel. Heidegger shkruante se fakti është ai që është vetëm në dritën e një koncepti. Kur EULEX-i e dënoi aksionin e VETËVENDOSJE!-s duke konstatuar “dëmtim kriminal” ai i parapriu gjykatës mbi të cilën ka fuqi ekzekutive. Jo vetëm për shkak të Protokollit famëkeq, dëmtimi i 25 makinave të EULEX-it ishte dëmtim fare i vogël i një dëmtuesi të madh të Kosovës.

 

Read More