LËVIZJA ANTIKOLONIALE SHQIPTARE – LAKSH;
KRYESIA QENDRORE
Mitrovicë – Tiranë – New York – Gjenevë –Bruxelles – Washington
REAGIM
DECENTRALIZIMI NË BAZA ETNIKE ËSHTË I BARABARTË ME NDARJEN E KOSOVËS!
Drejtuar: Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);
Ministrisë së Puneve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Për dijeni: Institucioneve të Republikës së Kosovës.
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka lëshuar Analizën Politike nr. 14, e titulluar “Kosova në udhëkryq: decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja”.
Lëvizja Antikoloniale Shqiptare (LAKSH) konsideron si të papranueshme, konstatimet e KIPRED – it sa i përket procesit të decentralizimit, pasojave e rezultateve të kësaj politike për integritetin territorial të Kosovës. KIPRED gabon në Analizën Politike 14, sepse pasi nxjerr një analizë korrekte të situatës, del me përfundime të shtrembërta duke folur përçart se decentalizimi gjoja integron serbët në strukturat shtetërore të Kosovës, dobëson kontrollin e Serbisë mbi institucionet paralele serbe dhe ndalon strategjinë e Beogradit për ndarjen e Kosovës.
Profesori i universitetit të Vienës, i cili vlerësohet si një ndër njohësit më të mirë të historisë shqiptare, përmendi se “…që në Janar, është rënë dakort, që të hiqen kontrollet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë…” dhe se “…ky ‘shengen shqiptar’, është një hap përpara drejtë bashkimit”, transmeton Shqipmedia.