Albin Kurti
Zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007 u patën mbajtur për dy arsye kryesore. E para, meqë shpallja e pavarësisë po shtyhej për vitin 2008, duheshin zëvendësuar protestat e demonstratat me karnevalet e fushatës parazgjedhore. Dhe, e dyta, meqë po përfundonte mandati i Ekipit të Unitetit që banonte në avionin e linjës Prishtinë-Vjenë, duhej sjellur në pushtet koalicioni i madh PDK-LDK si zëvendësim për të.

Thirrjeve të Serbisë që të mos njihet Kosova e pavarur, Kosova i përgjigjet me thirrje që të njihet. Kaq. Ndërkohë, Kosova ia toleron Serbisë strukturat paralele dhe mallrat e shumta të saj që e kanë vërshuar tregun kosovar. Deklaratat e krerëve institucionalë të Kosovës kundër Serbisë janë thjesht hipokrizi.

*** Statusi kolonial i shqiptarëve dhe i Kosovës Lindore nuk mund të zgjidhet, duke e ndërlidhur me zgjidhjen e “problemit” minoritar të kolonëve serbë në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht përmes shitjes Serbisë territorin e Kosovës Veriore të Shqipërisë Etnike. Për këtë lloj tregtimi të territorit shqiptar në llogarit të Beogradit, Kosova Lindore, as Veriore, as Perëndimore e as Jugore, nuk ka nevojë, që të hapet kurrfarë “kutie e pandorës”! Një gjë të këtillë me pasoja katastrofike për interesin e përgjithshëm kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, mund ta ëndërrojnë vetëm fatalistët, që nuk kanë lidhje as me politikën e as me dialektikën e ekzistnecës që qenies shqiptare në Ballkan.