A ISHIM DËSHMITARË TË REVOLUCIONIT NË MAQEDONI?!
Nga Lulzim Z. Hamidi
Në një prononcim timin paradokohe ,duke analizuar luftën e 2001.në Maqedoni në bazë të përkufizimit të revolucionit sa më të drejtë që është e mundur,lëshova tezën se lufta e 2001,në organizim të forcave të armatosura të komunitetit shqiptar në Maqedoni ishte Revolucion! Në të vërtetë përkufizimi I konceptit Revolucion është I rrëndë, kurse në literaturën egzi-stuese hasim përkufizime të ndryshme ,nga shkencëtarë të ndryshëm,por nga aspekti sociologjik një përkufizim I tillë sa më real do të thosha egziston dhe ai ka të bëjë me aspektin e lindjes së revolucionit si fenomen dhe caqet e tij.Përkufizimi I Revolucionit
______________________
Që një numër ngjarjesh të përbëjnë revolucion ato duhet të kenë një seri karakteristikash:
1.Egzistimi I lëvizjes sociale massive,
2.Revolucioni sjell procese reformash ose ndryshime rrënjësore(Skocpol,1979,fq.45.) Një grup që arin të fitojë tiparet formale të pushtetit,duhet të jetë e aftë të drejtojë pushtetin me efektivitet,dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë do të jetë dëshmitar I një kaosi ose e kërcënuar nga shpërbërja.
3.Revolucioni përfshin kërcnimin dhe përdorimin e dhunës nga ana e atyre që janë në këtë process.
Në bazë të këtyre tre karakteristikave A.Giddens përkufizon revolucionin si**rrëmbim të pushtetit shtetëror me mjetet e dhunës nga udhëheqësit e një lëvizjeje massive dhe përd-orimi I këtij pushteti për të ndërmarë pastaj procese të mëdha reformash sociale.**
Termi revolucion përmendet , në kuptimin e tij modern pothuajse në të njëjtën kohë me termin demokraci.Ai filloi të përdorej gjërësisht kur fitorja e ravolucionit Amerikan dhe atij francez bëri të ditur se nëpërmjet revolucionit kishte hyrë dice re në botë. Alexis TOCQYEVILLE, pohonte në vitin 1856 : **ajo që në fillim monarkëve dhe pushtetarëve europijanë u ishte dukur si faze kalimtare ,si simptomë joezakontë e dhimbjeve në ritje të një kombi,tani u zbulua se ishte dicka tëresisht e re ,krejt ndtyshe nga cdo lëvizje e mëparshme dhe kaq e përhapur ,e jashtëzakonshme dhe e pallogaritshme sa të sfidonte logjikën njerëzore** Pasi revolucionet pra patën efektin e vet ku një ndryshim apo më shumë të tillë ishin të përhershëm dhe nuk kishte kthim prapa,dhe ndërsa përhapej ndikimi I idealeve për të cilat kishin luftuar revolucionarët,me revolucion po kuptohej gjithnjë e më shumë një veprim masiv me objektiv aritjen e një rindërtimi thelbësor të shoqërisë** (Abrams,1982).
Qelulat e para revolucionare
________________________
Çështë e përbashkët ,revolucioni si koncept me elementet e tij dhe kushtimisht thënë lufta e 2001. në Maqedoni?
Së pari , pas një periudhe të gjatë në sistemin monist të shkeljeve të të drejtave njerëzore, mosrespektim të bashkësisë etnike shqiptare ,numerikisht e madhe,padrejtësi në jetën sociale, diku kah vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar pati një avansim serioz kushtetues të statusit të kombësisë së atëhershme shqiptare,bile edhe si etnitet sovran ,me gjuhë të pranuar dhe simbole kombëtare që lirshëm përdoreshin.
Mirëpo, pas vitit 1981.shënohet një kthesë në politikën e atëhershme në Jugoslavi dhe posacërisht në Serbi me ndikim serioz në raportet ndërnacionale në Republikën e Maqedonisë ,krejt kjo si shkas I Demostratave të 1981 .në Kosovë. Prej këtu pra fillon ajo teposhëza e cungimit hap pas hapi të ariturave kombëtare dhe sociale të shqiptarëve në Maqedoni,që në një mënyre fillon edhe konfrontimi ndërnacional në mes dy bashkësive etnike më të mëdha.Besoj se këtu është edhe fillimi I organizimit më serioz të komunitetit shqiptar për kthim të së humburës e që nënkupton lëvizje sociale në ilegalë.
Pse pra mu në ato momente duhet të kërkohet shkaku I ngjarjeve të ardhëshme që do të zgjasin një periudhë të gjatë ,deri në ditët e sotme!?
Sipas James Davies,duke iu përgjigjur pyetjes se pse ndodhin revolucionet,ai thotë se ,ka të ngjarë që revolucionet tëndodhin kur kushtet e jetesës(edhe të drejtat njerëzore,kombë- tare,sh.i.)pas një ngritjeje të kënaqshme, fillojnë të ngadalësohen, që krijon kushte për revoltë pasi shpresat për avansim edhe më të madh shuhen.
Kishim status kombëtar të kënaqshëm për atë kohë,dhe ai status në vend që të shkojë përpara ,filloi që të ndryshojë kahjen dhe të marë teposhzën,që në një mënyre krijoi një pakënaqësi e cila filloi të grumbullohet.
Në përputhje me teorinë e Charles Tillyt e cila përshkruan lëvizjen revolucionare në veprën
**Nga Mobilizimi në Revolucion**duke u përqëndruar në katër elemente të veprimit kolektiv
si mënyrë për të kundështuar ose përmbysur rendin kushtetues egzistues thuhet se që një seri ngjarjesh të jenë Revolucion ato duhet të kalojnë një rrugë prej këtyre elementeve:
1.Organizimi I grupit.
2.Mobilizimi.
3.Interesat e përbashkëta
4.Rasti I volitshëm.
Të meremi pakëz me fenomenin* Lufta e 2001.*
Së pari, cka të përbashkët lufta e 2001 dhe revolucioni nga aspekti sociologjik.Thamë se ,pra që një seri ngjarjesh të marin emrin revolucion ,duhet të egzistojë lëvizje massive.
Kjo nënkupton se nëse nuk egziston lëvizje sociale massive atëherë ky nuk është revolu-
cion.Në këtë mënyrë lirisht mund të përjashtohen ,pra rastet ku një subjekt politik nëpër-
mjet zgjedhjeve vjen në pushtet ose kur një grup I vogël ,mund të jenë edhe ushtarak ,
të rëmbejnë pushtetin duke përdorur forcën.
Nëse prejudikojmë se ka lëvizje sociale massive e udhëhequr nga një grup I madh të cilët kanë objektiva të paracaktuara atëherë ky grup duhet të ketë organizimin si element I pare dhe me rëndësi për veprimin e mëtutjeshëm ,për të vurë në ballë caqeve që janë planifikuar. Organizimi nënkupton egzistimin e grupit revolucionar me disiplinë të rreptë.Kështu filloi lëvizja e Kastros në Kubë(besoj se askush nuk do të ndjehet I prekur në aspektin negativ) me një grup guerilësh, ashtu edhe lufta e 2oo1,filloi me një grup që preferonte pra luftë guerile por me një disciplinë të lartë ushtarake. Edhe lufta në Kosovë ishte e organizuar në të njëjtën mënyrë.
Mobilizimi si element mjaft I rëndësishëm ,që Charles Tilly e përmend në veprën e tij **Nga Mobilizimi deri në Revolucion**ka të bëjë me rrugën nëpërmjet së cilës grupi revolucionar siguron burime të resurseve njerëzore,të mira materiale ,përkrahje politike dhe përkrahje për armatim, në mënyrë që të justifikojë veprimin kolektiv.Në fillim përkrahja politike për luftën tonë mungoi por më vonë pati një sinjal shumë pozitiv edhe në vet popullatën vendase shqiptare por edhe në arenën ndërkombëtare.Gjithashtu nuk mungoi përkrahja materiale,solidariteti,resurset njerëzore… Nëse flasim për interesat e përbashkëta mund të vërtetojmë z. Tyllin se ata që angazhohen në revolucion apo në një veprim kolektiv gjithmonë kanë interesa të përba- shkëta.
Edhe ata që u angazhuan në veprimin kolektiv në Maqedoni kishin interesa të përbashkëta e ata ishin idealet e lirisë,barazisë…
Rasti I volitshëm për veprim ka të bëjë me planifikimin e kohës së volitshme për aktivizim të luftës apo veprimit kolektiv i quajtur revolucion.Në shumicën e rasteve Revolucionet kanë filluar nga ndonjë ndodhi e rastit,por në esencë dihet se kaherë mund të ndodhin ngjarje që do të ishin të volitshme për fillim të akcioneve që do të conin në Revolucion, edhepse udhëheqësit e serisë së ngjarjeve kanë planet e tyre për kohën më të volitshme për fillim.
Sipas pikëpamjes së Tyllit në veprimin kolektiv disa nga pjesëmarësit angazhohen intenzivisht,ndërsa tjerët japin mbështetje më pasive dhe të pa rregullt,por rezultati I mobilizimit të resurseve njerëzore është më I madh në rrastet kur njerëzit nuk kanë mjete të institucionalizuara për të bërë ndryshime më radikale ose kur nevojat e tyre shkilen hapur nga autoritetet shtetërore.
Analizuar nga aspekti I elementeve të Revolucionit si një mënyrë për të shkaktuar ndryshime rrënjësore në një shtet,sic janë ,lëvizja sociale massive,kërcënimi apo përdorimi i dhunës,organizimi i grupit,mobilizimi,interesat e përbashkëta të lëvizjes masive,rasti I volitshëm dhe proceset e reformave dhe ndryshimeve rrënjësore në shtet,mund të përfundoj se lufta e 2001. në të vërtetë ishte Revolucion,pasi ajo seri e ngjarjeve që ndodhën vërtetojnë këtë dhe procesi ka shkuar mu ashtu si shkruan z.Tylli.
Rezultatet e Revolucionit
______________________
Nëse analizojmë nga aspekti mu I atyre ndryshimeve rrënjësore ose procese reformash,
gjatë historisë kemi shembuj ku Revolucionet kanë pasur edhe fundin, gjegjësisht realizim edhe më problematik të caqeve të tij.Dic që mund të thuhet lirisht është ajo se, nëse nuk do të ishte ndalur lufta e 2001. në momentin kur duheshte të zgjerohet edhe në qytete tjera të Maqedonisë perëndimore rezultati do të ishte I pa parashikueshëm,
Rezultat I Revolucionit ishte nënshkrimi I Marveshjes së Ohrit,si document përfundimtar I garantuar nga organizmat ndërkombëtarë.Me atë document u aritën aspiratat e lëvizjes massive sociale të shqiptarëve të Maqedonisë sepse kjo marveshje në një mënyrë bëri që të fillohet me procese reformash ose ndryshime rrënjësore duke filluar nga shtylla e cdo shteti ,sic është kushtetuta.
Është normale pra që proceset postrevolucionare ,shkojnë rrëndë ,por realiteti dikton dicka të re,ndryshime, Maqedonia nuk është ajo që ishte,statusi I shqiptarëve ka ndryshuar ,bile ende ka për të ndryshuar, sepse Revolucionet kanë pasoja afatgjate për shoqëritë në të cilat ndodhin dhe ndryshimet e tij është rrëndë të stopohen.
Një element që është shumë I rrëndësishëm në periudhën post revolucionare, është edhe
aftësia për rëmbim të pushtetit të forcave revolucionare.Ky është një fenomen që gjithashtu u realizua post-revolucionit ,kur një shumicë e madhe e votuesve dha mandatin për të udhëhequr ,grupit revolucionar,normalish në kushtet komplekse që ka Maqedonia si shtet bietnik apo polietnik.
Ardhmëria do të ndryshojë sepse këtë e dikton forca e revolucionit me pasojat afatgja-te dhe afatshkurta.