Blerina SALIU
Ana e djathtë dhe e majtë e Vardarit paraqet fytyrën e vërtetë të Shkupit për çdo qytetar. Pjesa e re dhe e vjetër e qytetit dëshmon ndarjen e qytetit në pabarazinë e investimeve, ku pjesa e vjetër përplot me kulturë është lënë anësh. Përshtypja është kjo: pjesa e vjetër i ngjan një getoje të vërtetë, ndërsa banorët shqiptarë të kësaj ane janë vetëm spektatorë të investimeve përtej Urës së Gurit.
DËSHTIMI I POLITIKËS SHQIPTARE RRJEDH NGA TABORI TJETËR!
Nocioni’’Politika’’, rrjedh nga gjuha e vjetër greke- pólis, “shtet qytet” apo “bashkësi e shumëfisht’’.Politika është përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndërmjet njerëzve, grupeve a shoqerive lidhur me vendime a mosvendime të detyrueshme për gjithë shoqërine ose ndërmjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve. Konceptimi i politikës sipas Max Weberit është: “synimi për pjesëmarje në pushtet ose për ndikim në shpërndarjen e pushtetit qoftë nëpërmjet shteteve, qoftë brenda një shteti ndërmjet grupeve me pushtet të cilat i përfshin dhe sipas tij,kush bënë politikë, synon pushtet.”
Fshehja pas ndërkombëtarëve
Bekim MURATI
Faktori ndërkombëtarë nuk mund të jetë përgjegjës për zhvillimet politike në Maqedoni pasi që proceset politike duhet të prihen nga partitë politike, të cilat janë zgjedhur nga vet populli. Duke komentuar deklaratën e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, se ndërkombëtarët kanë një pjesë të fajit për krizën në Maqedoni, analistët theksojnë se diplomatët e huaj nuk mund të jenë fajtor kujdestarë në momente kur vetë partitë politike nuk mund t’i çojnë proceset përpara.
Statusi i UÇK-së, Zymberi: Ranë maskat e BDI-së
Propozuesi Zymberi tha se prapëseprapë, pas rrëzimit të iniciativës qëndron ndonjë marrëveshje mes partnerëve të koalicionit qeveritar.
“Sot pra definitivisht ranë maskat e koalicionit qeveritar Gruevski-Ahmeti, ku nuk ishin në gjendje ta votojnë ligjin e propozuar nga unë Abedin Zymberi dhe nga Daut Rexhepi-Leka dhe të mbështetur nga Demokracia e Re, që të zgjidhet statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së dhe të familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të civilëve të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001. Sot jam shumë i brengosur dhe i shqetësuar nga ajo se së paku deputetët shqiptarë nuk patën mundësinë dhe nuk gjetën vullnetin së paku të debatojnë rreth këtij ligji ose të japin kontributin e tyre”, deklaroi Abedin Zymberi, deputet i DR-së.
Të ndarë për Frontin
Ende pa e themeluar, shoqatat joqeveritare janë të ndara lidhur me idenë për themelimin e frontit të bashkuar shqiptar. Disa nga ideatorët e këtij projekti theksojnë se do të realizojnë idenë dhe platformën e tyre, edhe përkundër reagimeve dhe mospajtimeve të pjesës tjetër të organizatave, që nuk duan ti hyjnë ujërave të politikës
Në mesin e mbi 40 shoqatave dhe organizatave joqeveritare dhe atyre që përfaqësojnë veteranët e luftës së UÇK-së kanë dallime dhe mospajtime lidhur me idenë e hedhur për formimin e Fronit të bashkuar shqiptarë, një organizëm aktiv që do të jetë korrektorë në skenën politike aktuale shqiptare në Maqedoni. Ende pa u nxjerrë në debat ideja e themelimit, shoqatat pjesëmarrëse në Këshillin e Organizatave Shqiptare (KOSH) dalin me qëndrime të kundërta. Por, megjithatë ideatorë të kësaj të këtij projekti theksojnë se janë të angazhuar për ta kurorëzuar qëllimin, edhe përkundër reagimeve që vijnë nga shoqata, që nuk duan ti hyjnë ujërave të politikës.
Kërkesat – muhabet pas darke
Afrim GASHI-Kur ju KËRKONI diçka prej dikujt, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranoni pozitën inferiore që keni në atë relacion. Shqiptarët e Maqedonisë janë lodhur e rraskapitur duke lutur e kërkuar nga pala tjetër për çështjet që na mundonin që prej pavarësimit të Maqedonisë e këtej
Para disa ditëve, menjëherë pasi në mënyrë të mistershme u likuidua Harun Aliu, BDI-ja ia bëri të ditur opinionit në Maqedoni se ajo sapo i ka dorëzuar tri KËRKESA deri te kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Bëhet fjalë për lirimin e të burgosurve në rastin e Sopotit, mbyllja e rasteve të Hagës dhe zgjidhja e statusit të ushtarëve, invalidëve dhe familjeve të pjesëmarrësve të UÇK-së. Pasi u publikua ky lajm, ai mori një jehonë të madhe dhe në ditët që vijonin u realizuan disa takime që kishin të bënin me këto kërkesa, me çka, si duket, u realizua qëllimi kryesor i publikimit të lajmit në fjalë. Por, cila është prapavija e këtyre kërkesave, çka në të vërtetë nënkupton parashtrimi i këtyre kërkesave, cili është momenti dhe konteksti (jo kontesti) politik i marrjes së hapit të tillë nga ky subjekt politik.
Durimi i shqiptarëve në ankand publik!
Thuhet shpesh që durimi si dukuri shoqërore e ka edhe kufirin e vet, kufi i cili karakterizohet me shpërbërjen dhe asgjësimin e tij si tërësi. Fenomenologjia shpjeguese e durimit si nocion praktik në përgjithësi, e në veçanti i durimit shqiptar, si duket do e hutoj një numër të madh sociologësh, ekonomistësh, politikologësh dhe filozofësh.
Shqipëria si opsion
Pavarësisht se pyetja publike që bëri kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti për atë se ku do shkohej nëse do dilej prej qeverie mund lehtësisht të perceptohej si një atak i madh kundër misteriozitetit të liderit të partisë në pushtet, kjo pyetje është edhe një sfidim intelektual për gjithë ata që do mund të jepnin ndonjë opsion qoftë edhe kështu publikisht. Andaj i sfiduar nga kjo pyetje edhe unë do mundohem të paraqes një alternative, dhe realizimi i atij opsioni do gëzonte shumë shqiptarë, pra brenda dhe jashtë Maqedonisë. Ky opsion përbëhet në atë që shqiptarët e Maqedonisë të jenë Shqipëri, shtjelluar në detaje të kenë një ambient për jetë dhe punë si shqiptarë që janë.
Thaçi: Ndërkombëtarët nxisin krizën duke përkdhelur Gruevskin
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ua tërhoi vërejtjen ndërkombëtarëve se duke përkëdhelur, siç u shpreh arrogancën e qeverisë së Maqedonisë dhe duke mbështetur servilizmin dhe inferioritetin e BDI-së, është bërë pjesë e krizës dhe jo e zgjedhjes së saj. Thaçi tha se shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë nuk kanë qenë në pozitë më të vështirë se tani dhe sipas tij fajtor kryesor për këtë është politike servile dhe inferiore e BDI-së.
“Faktorit ndërkombëtarë duhet t’i bëhet me dije se duke përkëdhelur arrogancën e qeverisë së Maqedonisë dhe duke mbështetur servilizmin dhe inferioritetin e BDI-së është shndëruar edhe ai vetë në pjesë të krizës, dhe jo të zgjedhjes së krizës. Situata politike, ekomonike dhe kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë, kurrë nuk ka qenë më e rëndë se tani. Bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit dhe ish bashkëpunëtorët e tij që e mbështetën atë janë tejmase të zhgënjyer prej inferioritetit të atij”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Sipas Thacit, konflikti i vitit 2001 nuk kishte për qëllim avansimin e cështjes shqiptare, por degradimin e të drejtave të tyre dhe për përjashtimin e politikës kombëtare të PDSH-së.
Nënë moj, mbaj zi për vëllanë- përkitazi me vrasjen e Harun Aliut- Komandant Kushtrimit
I nderuar lexues, përderisa jam duke e shkruar këtë artikull, lotët më shkojnë nëpër sy dhe shpirti më djeg, kur e mendoj se si mund që njeriut të tillë, t`i ndodhte kjo gjë, si mund që një njeriu të madh si ai, t`i veshin akuza të tilla monstruoze, si mundej që këtij njeriu i cili sakrifikoi gjithçka për komb e shqiptari, t`i veshin etiketa gojëliga, nga ata ndjellakeq që gjatë këtyre viteve sollën vetëm fatkeqësi për kombin shqiptar në Maqedoni.Ditë më parë ndodhi aksioni i “suksesshëm” policor që shtangu të gjithë shqiptarët që i thonë bukës bukë e ujit ujë. U vra, Kushtrimi i lirisë shqiptare, njeriu i cili ishte Shëmbëlltyrë e kombit shqiptar në Maqedoni. Meqenëse ky njeri i madh arriti që të hyjë ne botën e dëshmorëve, përmes tradhtisë shqiptare, mua nuk më shkojnë mendtë askund tjetër përpos tek analogjia e rastit të Komandant Kushtrimit, me heroin tjetër shqiptar Luigj Gurakuqin, për të cilin është thurur një elegji e bukur nga Fan Stilian Noli. Pse?
