image
Ashtu siç ishte parashikuar, Maqedonia nuk është përfshirë në projekt-konkluzionet e përgatitura të hënën për mbledhjen e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Të pyetur nga Alsat-M, diplomatë të presidencës spanjolle janë përgjigjur prerazi se Maqedonia nuk ishte temë e diskutimeve të axhendës së ministrave për pjesën e Ballkanit. E njëjta gjë u konfirmua edhe nga disa diplomatë të tjerë që ndodhen në Luksemburg të cilët rrëfyen se Maqedonia mund të ngrihej si diskutim, por vetëm në formë jo-formale, vetëm gjatë drekës së punës, sigurisht pa pritur konkluzione.
Takimi i ministrave të jashtëm është fokusuar ndërkohë në bisedimet për Serbinë, e cila megjithëse nuk ka dhënë rezultatet e pritura në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës për krimet e luftës, pritet të fitojë nisjen e procesit të ratifikimit të MSAsë nga parlamentet e vendeve anëtare. Një pikë tjetër janë mesazhet e forta ndaj Tiranës, të cilës i kërkohet të zgjidhë shpejt krizën politike.

Read More

Mediat greke paralajmërojnë zgjidhjen e kontestit të emrit brenda kësaj vere. Televizioni grek “Antena” ka dalë me informatën e fundit se kontesti i emrit do të zgjidhet gjatë verës dhe se propozimi i fundit do të jetë “Maqedonia e Vardarit”.

Sipas këtij televizioni, ne negociatat që po zhvillohen larg vëmendjes së opinionit, më në fund do të sfidojë emri Maqedonia e Vardarit, për shkak se i plotëson kërkesat e grekëve për zgjidhjen që përmban një emër me përmbajtje gjeografike.

Read More

Kim MEHMETI

Sikur Maqedonia të mos kishte kaq shqiptarë sa ka, atë qëmoti do e paketonin krejt ndryshe në këtë Ballkan dhe mbase një pjesë e saj tani më do ishte në Evropën e bashkuar. Nëse Maqedonia nuk do ishte kjo “parcele” që shënon kërthizën e Ballkanit, e për të cilën shumë fqinjë të saj thonë se kanë “tapi” të vulosura me “myhyrin” historik për të dëshmuar se janë pronarët e saj legjitim, për të mbase fare nuk do interesohej as kryeplaku i Dibrës, e le më ministrat e BE-së. Pastaj, nëse Maqedonia nuk do e kishte Shkupin, këtë qytet – udhëkryq, nga shpërndahen damarët e tokës mbi këtë pjesë të Ballkanit, ajo do mbetej atë që në të vërtet edhe është: arë e formuar nga pjesët e mbetura të pronës së vëllezërve të ndarë, që kanë hequr dorë nga ato pjesë vetëm sa për t’i shmangur grindjet e mëtejme të ndërsjella. Pra, sikur Maqedonia të mos e kishte kryeqytet Shkupin, për të qëmoti do flitej si për një shembull që dëshmon se Ballkan është arë ku nuk mbinë fara e shteteve multietnike, se në këto hapësira vështirë merren veshtë edhe përfaqësuesit politik me të njëjtën përkatësi etnike, e le më ata që i ndanë gjuha, religjioni dhe e kaluara.

Read More
image
Arhan Memedi dhe Skënder Bajrami janë dy shqiptarët e parë që  u shkarkuan nga puna, për tu zëvendësuar me maqedonas. Ata kanë punuar me kontratë në vepër në ndërmarrjen Publike “Pastrim dhe gjelbërim” në Kumanovë, ndërsa paralajmërimet e kryeministrit Nikolla Gruevski se do të ndahen 5 mijë vendime pune, ka “detyruar” drejtorin që ti shkarkojë ata nga puna dhe në vend të tyre të pranojë maqedonas, ose siç i quan opozita ushtarë të VMRO-së. “Isha i sëmurë dhe kur shkova në punë pas tre ditëve më thanë se je i përjashtuar nga puna”, rrëfen për “Lajm” Arhan Memedi. Ai sqaron se menjëherë është lajmëruar në punë dhe u ka treguar që është i sëmurë. “Shkova si gjithmonë në punë dhe e çova edhe raportin mjekësor. Më thanë se çfarë kërkon këtu, ti vetë e ke lënë punën. I pyeta se si ka mundësi, ta kem lënë punën, kur unë kam qenë i sëmurë dhe për këtë edhe kam treguar, edhe kam dokument nga mjeku. Gjithçka ishte e kotë, madje edhe mohonin se i jam lajmëruar në telefon dhe u kam treguar, ndërsa raportin mjekësor nuk e pranonin”, thotë ai.

Read More

Demokracia e Re përmes një komunikate me shkrim ankohet se BDI po përdorë pushtetin dhe policinë për të ushtruar dhunë ndaj popullitë dhe partive opozitare.

“Kur një parti politike fillon të humb përkrahjen nga populli, atëherë fillon të ushtrojë dhunë ndaj popullit dhe të qërojë hesape me opozitën politike”, thuhet në komunikatën e DR-së.

DR thotë se, e gjithë kjo i ndodh tanimë shumë qartë partisë në pushtet BDI-së, e cila sipas tyre, përveç faktit që ka rritur zullumin mbi shqiptarët në vend, të premten e kaluar duke keqpërdorur policinë deshti që në Strugë të bëjë represion dhe të torturojë zyrtarë të lartë të Demokracisë së Re, në prezencë të mysafirëve të lartë nga Kosova dhe Shqipëria. Fatkeqësisht, kjo e keqe ndodhi në ditën kur ish-Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Agim Çeku dhe Kryetari i Demokracisë së Re, z. Imer Selmani mbajtën ligjeratë për integrimet euro-atlantike para studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të shquar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Read More

Sa kemi suksese aq edhe dështime,sa dashuri aq urejtje ,sa mirësi aq keqpërdorim dhe fillimi mbetet bosh.Politika e Gruevskit mëton të çon vendin si flluskra sapuni,dhe të fshijë duart me karaktrin e denjë të popullit ku jemi tok dhe nuk na trajtojnë si njerëz.Të bësh një gabim të falet ,të bësh dy gabime prap është njerëzore por të bësh me mijëra gabime është dicka tejet e rëndë dhe provokuese ose qëllimtare

 Hadi Osmani

 Miti përmban në vehte shumë gjëra të gërshetuara të cilat sado pak mbajnë në vehte maturi në atë që e kanë në cilësi të vetën,dhe kjo paraqet dilemë të jesh apo të mos jesh.Krejt kjo varet nga shtojzovallet dhe kali I bardhë I princit të cilat sorollaten nëpër male dhe fusha dhe kërkojnë një magji shpirti nga shteti që ai t’i realizon dëshirat e tyre të kahmotshme.

Read More
Rruga drejt pushtetit paralel Urim Hasipi-Qëndrime të prera të tipit të Greuvskit kurrë skemi dëgjuar nga polikanët shqiptarë. Konstruktivitetin për integrime rajonale shumë shtrenjtë e kemi paguar sidomos ne shqiptarët në Ballkan.Rroftë integrimi rajonal në favor të popujve tjerë sa për ne shqiptarët nuk është problem, lehtë bëhemi kurban të minoriteteve.
Debati i fundit që zhvillohet në vend lidhur me garantimin e 10 vendeve të deputetëve në parlament për pakicat është edhe një dështim i radhës i politikëbërësve shqiptarë. Shembulli i përfaqësimit të sërbëve në parlamentin e Kosovës me numër të caktuar të deputetëve tani por bartet edhe në Maqedoni. Pakica sërbe në Kosovë duke ndjekur strategjinë e hartuar në Beograd po jep frytet e veta në Kosovë, siç ishte rasti i mbajtjes së zgjedhjeve paralele.Tani më është e sigurtë se pakicat në Maqedoni do të kenë të garantuar vendet e tyre në parlament, por pritet vetëm të konfirmohet në ndonjë takim të liderëve. Partitë e vogla e sidomos të sërbëve kohëve të fundit po zhvillojnë takime intenstive edhe me liderët shqiptarë të cilët tërthorazi apo duke njohur logjikën e së vepruarit të tyre do të pranojnë këtë ide, e cila burimin e ka tek kryeministri aktual.

Read More

Liria Kombëtare Indeksi i forumitArsyeja dhe vullneti i njeriut janë faktorë të fuqishëm në procesin, vetjak apo shoqëror, të zhvillimit të tij. Nuk është historia ajo që bën njeriun, por njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë.

BDI, PDSH, BDSH, BDK, PPD, DR! Ne ju kemi diktuar qysh moti kush jeni, me çka merreni, “meritat” etj por për hatër të neutralitetit sot nuk do bëjmë dallime. Ju e keni kuptuar shkëlqyeshëm, sidomos ata të dy partive më të mëdha, se popullatën e çoni drejt zhdukjes biologjike. Vetëm ju si individ dhe parti e dini më mirë se çka keni bë për popullin, të mirat dhe të këqijat. Vetëm ju e dini se kujt dhe kur do t`i jepni llogari për tragjedinë e të shtypurve. Nëse dikush prej jush mendon se ka bërë mirë, le të mos preket nga letra, le të vazhdoje punën duke e rritur aktivitetin, nëse dikush e ka mizën nën kësulë le të përmirësohet ose le të largohet përfundimisht nga “politika”.

Read More
image
Iljasa SALIHU-Shqiptarët e Shqipërisë londineze e festuan hyrjen e tyre në NATO, ndërsa shqiptarëve këndej gardhit nuk u mbeti gjë tjetër pos të merren me disa probleme dhe kontestime të krijuara prej të tjerëve

Për fatin e mirë të këtij kombi, ende vazhdojmë të paktën ta ndjejmë veten si një tërësi, si një trup me një turp të madh përpara kombeve tjera që çështjen e unifikimit në të gjitha aspektet e kanë bërë që moti, jo me poezi as me drama, besa as me fjalor populist pranë atyre që për komb jepnin gjithçka, por në skajshmëri të penguar prej atyre që i shisnin mend me para të majme, po këtyre të ndershmëve. Në trungun e quajtur Shqipëri, ndodhën aq shumë gjëra të pakuptimta sa që detyrimisht realiteti ndër vite në këto treva na shtyn të dyshojmë edhe në rrënjët e po këtij trungu, që të paktën historikisht dhe teoritikisht pandehim se jemi një dhe vetëm një.

Read More
image
Dhe tash, kur aq shumë kemi pritur, vallë a kemi faj që “kemi shpirtin në fyt”? A kemi faj që vuajmë nga ankthi? Që kemi frikë se mund të ndodhë diçka? Që kemi frikë të protestojmë, sepse i barazojmë me luftën?  Jo, jo, ne nuk kemi faj. Jemi studentë që mësuam “psikologjinë e turmës” në shkollë fillore

Elmedina SHAFI

Ne ishim gjenerata e pritjes. Kaluam njëzet vjet jetë dhe përjetuam tri luftëra. Si shumë për një jetë njeriu.
Jemi gjeneratë e pritjes. Rini me “shpirt në fyt”, me frymëmarrje atipike, me takikardi ose bradikardi. Pse jemi gjaknxehtë për gjëra të pavlera? Pse presim në ankth? Pse një krismë e zakonshme barasvlerësohet me një luftë?

Read More