image

Në sheshin e Shkupit, nga njëra anë është parë një numër i vogël i mbështetësve të simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së kurse nga ana tjetër një shtab i LSDM-së teksa festonte mungesën e oponentit politik

Afrim TANALLARI

Pjesëmarrja e dobët e simpatizuesve në kremtimin e mbajtur të martën mbrëma në Shkup thuhet të ketë zhgënjyer krerët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kishin pritur një masivitet më të madh për të demonstruar forcën politike në Maqedoni. Sipas informacioneve jozyrtare, menjëherë pas mbarimit të programit festiv ka pasur një nervozizëm të madh tek brenda partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilët kanë akuzuar këshillin organizativ për këtë dështim. 

Read More
image

 Edhe pse më shumë se gjysma e shqiptarëve të Maqedonisë jetojnë nën pragun e varfërisë, ata asnjëherë nuk kanë protestuar për çështje ekonomike e sociale. S’kanë ujë, s’kanë punë, s’kanë kushte minimale për të jetuar dhe sërish nuk e ngrenë zërin. Ekonomistët vlerësojnë se  popullata shqiptare fokusohet në aspektin politik duke e anashkaluar sferën ekonomike. “Fuqia politike varet nga fuqia ekonomike”, thotë profesor Izet Zeqiri, duke shtuar se partitë politike shqiptare asnjëherë nuk i shpalosin aktivitetet e tyre ekonomike, por merren vetëm me çështjet e pazgjidhura politike. “Politikanët identifikohen me raportet, me politikat që i prezanton qeveria, ndërkaq që nuk lidhen me programet ekonomike të partive politike shqiptare”, thotë ai. Zeqiri sqaron se tek shqiptarët nuk është krijuar një kulturë e përgjithshme, se problemet ekonomike janë më të rëndësishme se ato politike.
Edhe ekonomisti Llokman Hebibi vlerëson se sfera ekonomike ka një ndikim të madh në zhvillimin dhe stabilitetin politik.

Read More

Fadil LUSHI

 Kur anadollakët mllefosen dhe nuk i kanë në dorë frerët e arsyes, zbrazen me dy të shara e tyre karakteristike: e para është “sikanani”dhe e dyta “horospi evladi”.  Ndonëse janë shprehje fare të ulëta e denigruese, ngandonjëherë, pasi i përdorin, anadollakëve sikur u bien nervat dhe u kthehen “binarëve të arsyes së tyre”. Për këtë e shkaqe të tjera dhe për respekt ndaj lexuesve të mi të vëmendshëm dhe të paanshëm, sidomos ndaj njerëzve që sadopak llafosin a komunikojnë në gjuhën turke, fillimisht u kërkoj ndjesë për fjalët e pahijshme që hetohen në këtë opinion dhe, për këtë, nuk do t’i përkthejmë nga osmanishtja në shqip.

Read More
image
Megjithatë, po funksionon partneriteti me partitë maqedonase në mënyrë të shkëlqyer, thuajse këta shqiptarëve nuk u paskan bërë asgjë të keqe, besa as vetë partive shqiptare, por habitem se si zonjusha në fjalë kaq shpejt harroi se në vitin 2006, po kjo partnere e shpërfilli vullnetin e votuesve shqiptarë, po nga ministria e kësaj partnereje u realizua aksioni i suksesshëm në Vaksincë, Brodec dhe Radushë me shumë shqiptarë të vrarë, të plagosur dhe të prangosur

Ide fisnike, por jokredibile, ndaj së cilës nuk bënë dot të heshtet! Këto ditë patëm rastin ta lexojmë një artikull të deputetes Ermira Mehmeti, esenca e së cilës ishte sa fisnike aq edhe e dëmshme, besa fillim e mbarim ishte e dëmshme.

Read More
image

Sipas partive shqiptare, këto referoma duhej të fillonin me shkarkimin e redaksisë së vjetër dhe të kreut të saj Bllazhe Ristovski. PDSH, madje vlerëson se e vetmja rrugëdalje është hartimi i një Enciklopedie të shqiptarëve

Bekim MURATI

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) duhet të reformohet dhe pa reforma të thella, çështja shqiptare nuk do të artikulohet në mënyrë të drejtë. Është ky vlerësimi i partive politike shqiptare pas paralajmërimeve se dy anëtarët shqiptarë, Alajdin Abazi dhe Ramiz Abdyli, do të largohen nga Redaksia e re.

Read More

Foto nga arkiviIsuf Kadriu

Maqedonia dhe Kosova do të formojnë grupe pune për hetimin e informacioneve mbi ekzistimin në Maqedoni të dy varrezave me shqiptarë – viktima të luftës në Kosovë. Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë dhe Ambasada e Kosovës në Shkup. Sipas të dhënave të ndryshme, supozohet që njëri varr ndodhet në Bllacë dhe tjetri në varrezat Butel të Shkupit.

Maqedonia është e gatshme të bashkëpunojë seriozisht me institucionet e Kosovës lidhur me dyshimet për ekzistimim në Maqedoni të dy varreve me shqiptarë të Kosovës, të cilët thuhet të jenë vrarë nga forcat serbe në periudhën e viteve 1998-‘99.

Read More
image

Faton MEHMETI

Nuk bëhet fjalë për “Një komb” që u breshërua nga plumbat maqedonas ku mbetën të vrarë 4 shqiptarë fatkeq të cilët u harruan për një kohë shumë të shkurt, nuk bëhet fjalë as për serialin “Një komb” që ka vërshuar televizionet private dhe shihet me entuziazëm të madh nga qytetarët tanë, por fjala është për një Komb shqiptarë që i po i humbë vlerat e veta bujare dhe idealin e ndërtuar me shekuj për të jetuar i lirë dhe i bashkuar. Lajmi i fundit që pushtoi mediat, si elektronike dhe të shkruara ishte arrestimi i liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Është paradoksale që ta arrestosh një aktivist që kërkon vetëvendosjen e popullit të tij në një shtet të “pavarur” e “demokratik” ku mbi 90% janë shqiptarë. Për çudi, e gjithë kjo bëhet nga disa “shqiptarë”. Arrestimi pas protestës para disa dite në Prizren tregoi qartë se n’çdrejtim është duke shkuar udhëheqja e Kosovës.

Read More
image

Fejzi HAJDARI

Politika shqiptare padyshim se vuan nga doza e madhe e naivitetit, mirëpo, politikanët shqiptarë nuk janë edhe aq naivë, sa kanë mendim nënçmues për elektoratin.
Kjo mund të vërehet edhe nga qëndrimi i fundit i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pas dështimit diplomatik që pësoi Maqedonia në Luksemburg, ku nuk u përmend në konkluzat e këtij samiti.
Për t’i ikur përgjegjësisë, s’i bashkëfajtore për këtë dështim, BDI-ja doli me qëndrim se “kjo çështje nuk varet nga partitë shqiptare dhe komuniteti shqiptar, por nga dikush tjetër”. Shih naivitetin, thuaja se dikush i beson justifikimeve te këtilla tepër-tepër naive.

Read More

Shkruajnë: Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti    (Ky shkrim vijon nga dat. 8.06.2010)

 Kujtime të tilla që veprimtarët atdhetarë kanë zhvilluar për vite të tëra jashtë vendit të shqiponjave, kujtoj që, ishin janë dhe do të jenë padyshim pjesë e historisë sonë të ndritur, që nga koha  rilindësve e gjer në ditët tona-kur fatkeqësisht çështja shqiptare nuk është zgjidhur drejt, as në raportet e jashtme  me fqinjët as në raportet e brendshme, me faktorin ndërkombëtar UNMIK-EULEX, të cilët duke u instaluar në Kosovë si institucione ndihmëse të  demokracisë , janë këto pikërisht ato, që po e shkelin me të dyja këmbët këtë demokraci të proklamuar, gjendja , natyrisht nuk qëndron aspak e kënaqshme me faktorët politikë shqiptarë në pushtet,-me devijatorët e të të gjitha ngjyrave në këtë kohë kur kaq shumë bëhet zhurmë e qohet pluhur se, “Shqipërinë Demokratike, e kemi radhitur në radhën e  shteteve të demokracisë së vërtetë perëndimore”, duke u anëtarësuar në NATO dhe duke pretenduar të integrohet në BE.

Read More
image
Planifikohet kursim u dukshëm prej rreth qindra miliona denarëve gjatë këtij viti dhe me zvogëlimin e rrogave të disa qindra funskionarëve shtetërorë, përfshirë edhe kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët e të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, tha të shtunën se asnjë projekt nuk do të kursehet me ribalancin e Buxhetit, përfshirë edhe “Shkupin 2014”, ku do të ketë zvogëlim prej disa miliona eurove. Ai njoftoi se do të kursehen edhe disa qindra miliona denarë me zvogëlim të rrogave të funksionarëve shtetërorë.

Read More