‘’Ti je e padëgjueshme!’’ – i tha shefi punëtores
‘’Si mendoni e padëgjueshme!? ‘’- i tha kjo me frikë
‘’Je e padëgjueshme sepse flet shumë , lla- lla- lla- lla…, ç’të duhet të flasësh, çke fituar nga ato që thua ? Za ideale gine budale, he he , e ke dëgjuar këtë gjë? Sigurisht që po, sigurisht që po. Prandaj , ndërro jetën!’’
Kjo, punëtorja, për një moment shtjelloi në mëndjen e saj se sa qejf kanë shqiptarët fjalët e mençura t’i thonë në gjuhën e atij që të diskriminon…, hmmm, tregues ky, tregues inferioriteti i sëmurë!…
Qafë Thanë, arrestohet i kërkuari për trafik droge
Policia ka arritur të arrestojë një shqiptar nga Maqedonia i kërkuar nga Interpol Roma.
Rihat Mevduli, në momentin e arrestimit ishte duke hyrë në territorin shqiptar.
I ndaluari është dënuar me 8 vjet heqje lirie në Itali për trafik droge.
Zgjohet kurreshtja amerikane për librin “Maqedonia Shqiptare”
Adnan Aliti duke bërë intervistë me Nijazi Muhamti
(Kliko për shikuar intervistën për RTVZIK) Intervistë me Nijazi Muhametin,autorin e librit \”Maqedonia Shqiptare\”
Në disa qytete dhe shtete amerikane ka vazhduar karvani i promovimit të librit të mirënjohur “Maqedonia Shqiptare”, një enciklopedi me dëshmi dhe materiale faktike historike të bashkërenduar dhe të publikuar nga publicisti Nijazi Muhamedi.
Rrugëtimi i Muhamedit nga Tetova drejt SHBA-ve ishte tejet impresionues, sidomos pritja madhështore dhe pranimi me shumë ngrohtësi dhe interes të lartë të veprës “Maqedonia Shqiptare”. Muhamedi ka arritur që të shpalos përmbajtjen e kësaj vepre, e cila ishte publikuar me ndihmën e bashkautorëve të tjerë dhe me promocionin e bujshëm të agjencisë së lajmeve INA dhe gazetës “24 orë”.
Vendosen statuja në pjesët tjetër të Urës së Gurit në Shkup
Statuja të tjera grandioze janë vendosur në anën e majtë të Urës së Gurit dhe lumit Vardar, e cila lidhet me Çarshinë e Vjetër në Shkup.
Statujat e vendosura të rilindasëve sllav Shën Kirili dhe Metodi dhe Shën Klimenti dhe Naum Ohridski janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.
Të dy statujat janë të shkrira në bronz të cilët kanë një çmim prej mbi 1 milion euro, të punuara nga agjencia italiane për arte Frokaro Arte Viçenca.
Komunat shqiptare po falimentojnë
Fitim KRYEZIU
Masat anti-krizë të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë nuk kanë nxitur biznesmenët të investojnë në sektorin e ndërtimtarisë, gjë që do të kishte mbushur arkën e komunave nga të ardhurat që gjenerojnë pagesat e taksave komunale. Menaxhimi i tokës ndërtimore, thjeshtësimi i procedurave për ndërtim, lehtësimi i procedurës për thithjen e investitorëve nëpër komuna, janë vetëm disa nga masat anti-krizë, të cilat i ka marrë Qeveria e vendit për t’u dalë në ndihmë komunave që të shpëtojnë nga kolapsi financiar. Por, çdo lloj mase anti-krizë, e cila hartohet apo promovohet nga Qeveria, shihet me shumë skepticizëm nga ana e drejtuesve të komunave sepse, sipas tyre, deri më tani të gjitha masat e deritanishme të promovuara kanë qenë vetëm gënjeshtra dhe demagogji të hartuara nga Qeveria aktuale.
Tadiqi befason partitë shqiptare
Bekim MURATI
Vizita e papritur e Presidentit serb, Boris Tadiq në Shkup dhe takimi me Presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, ka hapur dilema. Të gjitha informacionet çojnë në atë se Tadiq ka hyrë në lëkurën e ndërmjetësit Metju Nimic për kontestin e emrit me Athinën. Por pyetja që lind është nëse Presidentit serb ka kredibilitet të ndihmojë në kontestin që ka shteti me Athinën, kur merren parasysh problemet e brendshme që ka ky shtet në oborrin e vet.
Pushtet vetëm mbi USHT-në dhe BFIM-në
Blerina SALIU
Bashkësia Fetare Islame (BFI) dhe Universiteti Shtetërorë i Tetovës (USHT) janë dy institucionet, të cilat partitë politike shqiptare me ardhjen e tyre në pushtet qëllim kryesorë kanë që t’i kontrollojnë. Edhe pse janë dy institucione me garanci kushtetuese për autonomi dhe liri të veprimit në kuadër të ligjeve ekzistuese, partitë shqiptare shpesh bëjnë edhe luftë të vërtetë për të shtruar kontrollin e tyre mbi to.
Njohësit e mirë të situatës politike në vend vlerësojnë se ushtrimi i pushtetit mbi USHT-në dhe BFIM-në nga ana e partive shqiptare ndodh për shkak të mungesës së pushtetit të real në qeveri dhe institucionet shtetërore.
Abazi dhe Avdylu paralajmërojnë largimin nga Akademia
Shkup, 11 qershor – Dy anëtarët shqiptarë të Redaksisë së re të Enciklopedisë së Maqedonisë, akademiku Alajdin Abazi dhe profesori Ramiz Abdyli mendojnë të japin dorëheqje për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga ana e kryesisë së Akademisë.
Këtë vendim ata do ta marrin së shpejti, pasi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) nuk po respekton asnjë vendim, të cilin e kanë marrë përpiluesit e enciklopedisë së re. “Sinqerisht mendoj të jap dorëheqje. Nuk e shoh veten në atë redaksi dhe Akademi në të cilën nuk përfillet asnjë nga kërkesat. Do të pres deri në shterjen e argumenteve dhe më pastaj do ta marr vendimin. Asnjë nga kërkesat, të cilat deri më tani ia kam dërguar Akademisë nuk është përfillur”, ka thënë Abdyli për mediat në Shkup. Ai shprehet skeptik se në Maqedoni do të ketë enciklopedi të re për shkak të shantazheve të cilat po i bën Kryesia e ASHAM-it dhe persona të në të, të cilët publikisht shprehin albanofobizmin e tyre. Nëse deri në vjeshtë të këtij viti Kryesia e ASHAM-it nuk ka mirëkuptim për kërkesat e anëtarëve shqiptarë, edhe akademiku Abazi ka paralajmëruar të largohet nga ASHAM-i. Read MoreNë lagjen Çento një taksist është qëlluar nga udhëtarët![]() 11 qershor- Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur kur dy udhëtarë, burrë dhe grua kanë hipur në taksinë e L.P. (56) nga kompania “Ekspres” në rrugën “Bllagoja Stefkovski” para kinemasë Maxhari. Kur kanë arritur në rrugën “Brigadat e Moravës jugore” në lagjen “Metodia Andonov-Çento”, burri i ka drejtuar armën vozitësit dhe i ka kërkuar para.
Një vozitës taksie është plagosur mbrëmë në Shkup rreth orës 23 nga udhëtarët të cilët i ka vozitur.
Read More
Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur kur dy udhëtarë, burrë dhe grua kanë hipur në taksinë e L.P. (56) nga kompania “Ekspres” në rrugën “Bllagoja Stefkovski” para kinemasë Maxhari. Kur kanë arritur në rrugën “Brigadat e Moravës jugore” në lagjen “Metodia Andonov-Çento”, burri i ka drejtuar armën vozitësit dhe i ka kërkuar para. Turizmi shqiptar dhe ndërtimet me leje e pa lejeYlber VOKSHI
Nuk do të zbuloj asgjë të re nëse konstatoi se veprimet tona me ndërtime pa leje dhe në të shumtën e rasteve edhe me leje, po i dëmtojnë me të madhe zonat turistike si në bregdetin shqiptar në Shqipëri ashtu edhe në zonat malore të Kosovës. Në zonat e monumenteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, nëpër qytetet kryesore turistike, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar me mburrje po prezantohen në “guidat” dhe reklamat shumë të bukura turistike, edhe në mediat e shkruara dhe elektronike tona dhe ndërkombëtare. Organet shtetërore në princip janë për respektimin e ligjit, pasi ashtu “deklarohen”, por kur të vjen në pyetje sanksionimi i tyre ata nuk veprojnë, situata reale tregon këtë. |

Shkup, 11 qershor – Dy anëtarët shqiptarë të Redaksisë së re të Enciklopedisë së Maqedonisë, akademiku Alajdin Abazi dhe profesori Ramiz Abdyli mendojnë të japin dorëheqje për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga ana e kryesisë së Akademisë.
