MENDJET i keni në TERR!
Arsyeja dhe vullneti i njeriut janë faktorë të fuqishëm në procesin, vetjak apo shoqëror, të zhvillimit të tij. Nuk është historia ajo që bën njeriun, por njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë.
BDI, PDSH, BDSH, BDK, PPD, DR! Ne ju kemi diktuar qysh moti kush jeni, me çka merreni, “meritat” etj por për hatër të neutralitetit sot nuk do bëjmë dallime. Ju e keni kuptuar shkëlqyeshëm, sidomos ata të dy partive më të mëdha, se popullatën e çoni drejt zhdukjes biologjike. Vetëm ju si individ dhe parti e dini më mirë se çka keni bë për popullin, të mirat dhe të këqijat. Vetëm ju e dini se kujt dhe kur do t`i jepni llogari për tragjedinë e të shtypurve. Nëse dikush prej jush mendon se ka bërë mirë, le të mos preket nga letra, le të vazhdoje punën duke e rritur aktivitetin, nëse dikush e ka mizën nën kësulë le të përmirësohet ose le të largohet përfundimisht nga “politika”.
Politika nuk ju bën të lumtur e as garanton shëndetin e juaj mendor. Motivimet e vetme pse bash ju merreni me “politikë” nuk janë pasionet racionale: tensionet për dashuri, dhembshuri, solidarësi, liri dhe të vërtetë; por pasionet irracionale: impulset për të kontrolluar, nënshtruar, shkatërruar, narcizëm, lakmi, zili, ambicie të sëmura. Ju jeni krejtësisht të motivuar nga pasione irracionale prandaj në at trevë të okupuar keni vënë në rrezik të madh jetën e gjithë popullatës shqiptare, edhe tuajën. “Suksesi”, popullariteti (për të keq) dhe pasuria personale janë, vetë terapia juaj kundër depresionit dhe çmendurisë. Duke luftuar me çdo kusht për të arritur pikësynimet e juaja të çoroditura, në të vërtetë luftoni për shëndetin e juaj mendor.
Sistemi nervor është, në të njëjtën kohë, burim veprimtarie dhe integrimi. Truri nuk është thjeshtë kundërveprues ndaj nxitësve të jashtëm; është në vetvete vetvetishëm veprues. Ne, DIASPORA e Forumit Politik www.liriakombtare.com jemi nxitës të jashtëm, jo nxitës të thjeshtë por aktivizues, veprues. Ne nuk prodhojmë një përgjigje të thjeshtë; përkundrazi, ju ftojmë të kundërveproni aktivisht dhe me simpati duke ju vënë në marrëdhënie me ne, kërkojmë të ju bëjmë aktivisht të interesuar dhe ju keni shansin e fundit të fitoni një vetëdije dhe dritësim të madh pasi mendjet i keni në terr. Ju nxiteni prej armiqve të Shqipërisë etnike, nxitje të thjeshta, prandaj edhe keni mbetur thjeshtë një objekt pasiv që i nënshtrohet nxitësit, një trup i cunguar që kërcen sipas avazit të okupatorëve.
Armiku i jashtëm 20 vjet me radhë ka futur spica ndërmjet jush, u joshën me poste nëse dëgjoni të legjitimoni pushtetin e tyre kolonialist ndaj shqiptarëve me qëllim të ndarjes dhe përçarjes me anën e komploteve, tradhtive të brendshme.
Kur forcat e destruktivitetit dhe të urrejtjes të armikut shekullor, kërcënojnë të fundosin Kombin tonë si dhe krejt sistemin politik shqiptar atje, ju nuk pranoni Draftin për UNITET të përpiluar nga DIASPORA e mbledhur rreth Forumit Politik ”LIRIA KOMBËTARE”, bëheni shumë të rrezikshëm; jeni ata që digjen nga dëshira për t`i shërbyer armikut si agjentët e saj të përçarjes midis shqiptarëve.
Nëse keni edhe një gram burrërie dhe jeni pak në gjendje të logjikoni, pranoni ofertën tonë, do të ju ndihmojmë të shprehni aftësitë e juaja (nëse keni ndonjë) duke u vënë në marrëdhënie me botën shqiptare dhe dashamirët e saj, bëheni veprues dhe frytdhënës. Armiku ka shkaktuar tek ju një impuls antishqiptar, prej të cilit ju si robot udhëhiqeni; nga ne do të përfitoni një tension, që do të ndikojë në prirjet aktive drejtë një qëllimi: barazimit 100% e të drejtave të shqiptarëve me kolonizatorët, ose ndarja nga ata.
Përgjegjësinë për tragjedinë e keni thuajse të gjithë, sidomos PDSH-ja dhe BDI-ja. Përsërisim kërkesën, pranoni DRAFTIN. Nëse jo, do të propagandojmë fuqishëm se liria, demokracia, jeta biologjike e shqiptarëve të FYROM-it nuk kërcënohet vetëm nga grabitqarët e huaj, kolonizatorët e trojeve etnike shqiptare por më tepër nga ju, nga “kolona e pestë” e fshehur në radhët tona.
Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet gjuhës.
Për një komb të caktuar, me një popullsi të dhënë, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeografike, marrëdhëniet politike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.
Shoqëria nuk lind nga njeriu, sado larg të kthehemi në histori, por është njeriu që lind në një shoqëri të dhënë qysh më parë. Ai është i shtrënguar, me të hyrë në lojë, të përfshihet nëpërmjet veprimit, ashtu sikurse me fjalën dhe mendimin e tij vendoset brenda një gjuhe që është formuar pa të dhe që është jashtë fuqive të tij. Me të hyrë në lojë: në të vërtetë, qoftë kur është fjala për kombin, qoftë për gjuhën, njeriu hyn në një lojë rregullat e së cilës nuk i takon t`i përcaktojë, por t`i mësojë e t`i respektojë.
Në emër të 694 anëtarëve të Forumit Politik “Liria Kombëtare”,
Aurel Dasareti, 2010-06-12, Arizona
Moderator/11 Jun 2010/A.D. në www.lajmet.com