Maqedonia e Vardarit propozim i ri për emrin
Mediat greke paralajmërojnë zgjidhjen e kontestit të emrit brenda kësaj vere. Televizioni grek “Antena” ka dalë me informatën e fundit se kontesti i emrit do të zgjidhet gjatë verës dhe se propozimi i fundit do të jetë “Maqedonia e Vardarit”.
Sipas këtij televizioni, ne negociatat që po zhvillohen larg vëmendjes së opinionit, më në fund do të sfidojë emri Maqedonia e Vardarit, për shkak se i plotëson kërkesat e grekëve për zgjidhjen që përmban një emër me përmbajtje gjeografike.“Nëse ky emër do të pranohet atëherë “Republika e Maqedonisë së Vardarit” do të shfrytëzohet në komunikimin ndërkombëtar dhe do të jetë e shkruar edhe në pasaporta”, bën të ditur “Antena”. Ndërkohë, në Shkup, autoritetet maqedonase nuk kanë komentuar shkrimet e mediave greke. Një ditë më parë edhe gazeta “Kathimerini” është bazuar në informacionet e njëjta. (INA)