Fitim KRYEZIU
Në bazë të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës, mësohet se në vend kemi popullatë aktive për punë gjithsej 928,775 persona, nga të cilët të punësuar janë 629 901 persona apo 67.8 për qind, ndërsa 298,873 persona apo 32.2 për qind janë të pa punë.
DASH: Maqedonia, çerdhe e prostitucionit
Sipas raportit i fundit të Departamentit të amerikan të Shtetit për trafikim me njerëz viktimat nga Maqedonia zakonisht përfundojnë në Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore. Maqedonia këtë vit radhitet në grupin e shteteve të cilat në tërësi nuk i përmbahen standardeve minimale, por që bën përpjekje të theksuara në luftën kundër trafikimit me njerëz. Fakti që në vendin tonë ende nuk është i dënuar asnjë person që ka qenë i kyçur në trafikimin e me njerëz është shkaku kryesor për vlerësimin negativ në raport. Sipas analizës, për përmirësimin e gjendjes së tillë nuk është i mjaftueshëm vetëm plani aksionar katërvjeçar për zbatimin e të cilit janë të llogaritura edhe mjete nga buxheti i shtetit por nevojitet që shteti të ndajë më shumë mjete financiare për sektorin joqeveritar. Por siç thuhet në dokumentin e Departamentit amerikan të Shtetit, Maqedonia ndërmerr masa në pjesën e edukimit e personave përgjegjës për identifikimin e viktimave.
Tadiç bllokoi hetimet për varrezat masive në Maqedoni
Autoritetet e Maqedonisë akoma nuk i kanë kthyer përgjigje Prishtinës zyrtare, pas kërkesës së bërë lidhur me praninë e dy varrezave masive në Maqedoni, me viktima kosovare të vrara nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999. Dy varrezat masive dyshohet të jenë pranë bregut të lumit Lepenc, në zonën në afërsi të kufirit të Bllacës.
Nga Ministria e Jashtme e Kosovës kanë theksuar se deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga pala e Shkupit, lidhur me shkresën e bërë nga ana e ministrisë së jashtme për hulumtimin e varrezave masive. Mungesa e iniciativës nga ana e Shkupit zyrtar siç mëson agjencia e lajmeve INA është bllokuar me kërkesën e presidentit serb, Boris Tadiç, i cili në rrethana ende të pasqaruara qëndroi javën e kaluar në një vizitë joformale në Shkup.
Miloshoski: Brukseli nuk na shpërbleu
Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, shprehu keqardhje që BE-ja, siç
theksoi, edhe njëherë nuk mblodhi forca që problemet bilaterale të cilat keqpërdoren në kontekstin rajonal ose global t’i vendosë anash ose t’i ndajë nga interesat e përbashkëta evropiane.
EKRI: Maqedonia është prekur nga ndarja e madhe etnike
Komisioni Evropian për luftë kundër racizmit dhe jotolerancës (EKRI) konstaton në raportin më të fundit se ndarja etnike në Maqedoni, sidomos në sistemin shkollor është shumë më e madhe.
EKRI e përshëndet përparimin pozitiv të vërejtur në Republikën e Maqedonisë në pesë vitet e kaluara, megjithatë, krahas përparimit të arritur, mbeten disa tendenca brengosëse.
Apologjetët e Gruevskit
Gjykata para do kohësh e shpalli fajtor një mik timin, kolumnist i jashtëzakonshëm, duke ndarë “drejtësi” me padi private një nga apologjetët më të njohur medialë të pushtetit. “I dëmtuari u ankua se kolumisti e ka ofenduar, ashpër e haptazi, duke i kritikuar qëndrimet e tij. Gjykatësi mbajti anën e njeriut për të cilin e tërë Maqedonia di se është mik I kryeministrit Nikolla Gruevski. Emrat e aktorëve të kësaj farse, kuptohet, nuk do t’i publikoj përderisa procesi nuk përfundon me aktvendim të plotfuqishëm. Por juve gjithsesi do t’ju kujtohet se për cilin është fjala.
Dilema e këtij shteti: rusizim apo evropianizim
Ardian RAMADANI-Qeveritarët maqedonas përmes shkollës së Putinit, dëshmuan se janë mjaft të suksesshme në drejtim të shterjes dhe venitjes së partive politike shqiptare
Shteti i Maqedonisë, ky shtet i cili mezi po mbahet me këmbët e qelqta dhe të krisura që i ka, prej pavarësimit të tij e deri ën ditët e sotshme, po përballet me sfida të natyrave të ndryshme. Sfidat e këtij shteti, po i përjetojnë të gjithë qytetarët, po ata që më së shumti po i paguajnë janë shqiptarët. Pse e them këtë? Ngase ky shtet, qysh prej pavarësimit shumë të lehtë dhe të çuditshëm nga ish-Federata Jugosllave, i zënë peng nga politikanë dhe shtetarë me mendësi Kumroveci, në vend që të ofrohet drejt vlerave të mirëfillta evropiane dhe qytetëruese, ai edhe më tej zhytet dhe bëhet shtet model për Rusinë e Putinit. Këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmon edhe më tej.
PËRSHPIRTJE
Pastaj njëherë, vetëm një herë, njeriu fle dhe e humb trupin e tij”.
Rene Char
Erdhi papritur korrieri i vdekjes dhe solli një mesazh hyjnor: duhej që t’ia ktheje Hyut atë që ta kishte falur para 68 vjetësh – jetën. Ky fat i paracaktuar, që i ndodh çdo qenie njerëzore, një herë të vetme dhe të fundit, nuk lë asnjë shteg për shfuqizimin e vdekjes, e cila, sikurse thonë, vjen si fëmijë i frikësuar dhe vë dorën mbi zemër. Ajo vuri dorën edhe mbi zemrën Tënde; mbi atë zemër të mirë që punoi pareshtur për të shpërndarë dashuri njerëzore… Si gjithkush, ndjeva pafuqinë për riparimin e këtij ligji hyjnor, i cili shfuqizon çdo ligj fizike a kimie – dy lëndë që i deshe shumë dhe besove se pa gjuhën e tyre bota, ndonëse nuk eviton fundin ekzistencial, mund të bëhej vend i mirë për të jetuar…
Cërvenkovski: Qeveria udhëheq politikë katastrofale
Mediat greke për emrin: Kontesti afër zgjidhjes
Ky përcaktim gjeografik, theksojnë mediumet e Athinës, ishte i pranueshëm për të dyja palët pasi i plotëson kërkesat greke për përcaktimin gjeografik, kurse njëkohësisht në Shkup përdoret për ta dalluar nga Maqedonia e Egjeut.
Ndërkaq, sipas gazetës Katimerini, në këtë fazë nuk do të saktësohet se a do të shfrytëzohej përcaktimi gjeografik para emrit Maqedoni ose pas tij, përkatësisht Republika e Maqedonisë në kllapa Vardari. Gazeta e citon, siç thotë këshilltarin e presidentit Ivanov, Risto Nikovski i cili ‘vitin e kaluar sugjeroi se Republika e Maqedonisë në kllapa Vardari është ide e pranueshme dhe se si e tillë nuk do të detyrojë të bëhen ndryshime në Kushtetutë.
