image
Numrin më të madh të personave të pa punë e ka Rajoni veriperëndimor, i cili ka gjithsej 58 për qind të personave të pa punë, më pas radhitet Rajoni i Vardarit me 43,6 për qind. Kurse përqindjen më të ulët të personave të pa punë e kanë regjionet juglindore dhe lindore, të cilët kanë nga 11,7 respektivisht 20 për qind të personave të pa punë nga numri aktiv i popullatës

Fitim KRYEZIU

Në bazë të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës, mësohet se në vend kemi popullatë aktive për punë gjithsej 928,775 persona, nga të cilët të punësuar janë 629 901 persona apo 67.8 për qind, ndërsa 298,873 persona apo 32.2 për qind janë të pa punë. Nga kjo mund të konstatojmë se numri i personave të punësuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është rritur për 3,4 për qind. Ndërsa, nëse shihet në baza gjinore do të mësojmë se nga numri i përgjithshëm i popullatës aktive për punë më shumë se gjysma prej tyre e përbëjnë meshkujt apo gjithsej 570,698 persona. Ndërsa për nga mosha, mosha më e rrezikuar e të pa punëve është mosha prej 25 deri më 49 vjet, të cilët njëkohësisht përbëjnë edhe numrin më të madh të popullatës aktive me gjithsej 603,177 persona. 
“Numrin më të madh të personave të pa punë e ka Rajoni veriperëndimor, i cili ka gjithsej 58 për qind të personave të pa punë, më pas radhitet Rajoni i Vardarit me 43,6 për qind. Kurse përqindjen më të ulët të personave të pa punë e kanë rajonet juglindore dhe lindore të cilët kanë nga 11,7 respektivisht 20 për qind të personave të pa punë nga numri aktiv i popullatës”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Ndërsa demografët këto dallime të mëdha të numrit të pa punëve e shohin në dy faktorë, shtrirja e popullatës më të re në vendet më të zhvilluara, dhe dallimet në zhvillimet jo të barabarta të rajoneve. “Faktori kryesor prej ku luajnë këto dallime është fakti se në pjesët veriperëndimore, ku numri i të pa punëve është më i madh, është se aty shtrihet numri më i madh i të rinjve, ndërsa në Rajoni juglindor ku numri i të pa punëve është më i ulët, është fakti se aty ka popullatë më e moshuar, ndërsa popullata aktive për punë është shpërngulur në qytetet më të zhvilluara. Ndërsa faktori i dytë është edhe zhvillimi jo i barabartë ekonomik i rajoneve”, tha Asllan Selmani, demograf.
Në bazë të dhënave të lartpërmendura, numrin më të madh të banorëve të regjistruar ka Rajoni i Shkupit ku evidentohen gjithsej 590,455 banorë, të cilët shtrihen në 11 komuna, ndërsa përqindja e pa punëve është 37,3 për qind