DASH: Maqedonia, çerdhe e prostitucionit
Maqedonia është burim, transit dhe vend i destinimit për femra dhe fëmijë, nga Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova që detyrohen në prostitucion dhe punë tjera.
Sipas raportit i fundit të Departamentit të amerikan të Shtetit për trafikim me njerëz viktimat nga Maqedonia zakonisht përfundojnë në Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore. Maqedonia këtë vit radhitet në grupin e shteteve të cilat në tërësi nuk i përmbahen standardeve minimale, por që bën përpjekje të theksuara në luftën kundër trafikimit me njerëz. Fakti që në vendin tonë ende nuk është i dënuar asnjë person që ka qenë i kyçur në trafikimin e me njerëz është shkaku kryesor për vlerësimin negativ në raport. Sipas analizës, për përmirësimin e gjendjes së tillë nuk është i mjaftueshëm vetëm plani aksionar katërvjeçar për zbatimin e të cilit janë të llogaritura edhe mjete nga buxheti i shtetit por nevojitet që shteti të ndajë më shumë mjete financiare për sektorin joqeveritar. Por siç thuhet në dokumentin e Departamentit amerikan të Shtetit, Maqedonia ndërmerr masa në pjesën e edukimit e personave përgjegjës për identifikimin e viktimave. Për përmirësimin e gjendjes nga Departamenti i Shtetit rekomandojnë që Qeveria në mënyrë energjike ti ndjek personat që trafikojnë qenie njerëzore dhe të forcojë bashkëpunimin me sektorin civil. Në raport po ashtu thuhet se trafikimi me njerëz është i pranishëm më shumë në 13 vende të botës mes të cilëve janë Irani, Koreja e Jugut, Kuba dhe Burma. Në raport thuhet se në botë 12.3 milionë fëmijë dhe të rritur në këtë moment detyrohen në prostitucion dhe punë tjera.