VAZHDON APART´HEIDI NDAJ SHQIPTARËVE NË MAQEDONI, PJESËMARRËS SI KURDOHERË EDHE SHQIPFOLËSIT!!

Shkruajnë: Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti (Ky shkrim vijon nga dat. 8.06.2010)
Kujtime të tilla që veprimtarët atdhetarë kanë zhvilluar për vite të tëra jashtë vendit të shqiponjave, kujtoj që, ishin janë dhe do të jenë padyshim pjesë e historisë sonë të ndritur, që nga koha rilindësve e gjer në ditët tona-kur fatkeqësisht çështja shqiptare nuk është zgjidhur drejt, as në raportet e jashtme me fqinjët as në raportet e brendshme, me faktorin ndërkombëtar UNMIK-EULEX, të cilët duke u instaluar në Kosovë si institucione ndihmëse të demokracisë , janë këto pikërisht ato, që po e shkelin me të dyja këmbët këtë demokraci të proklamuar, gjendja , natyrisht nuk qëndron aspak e kënaqshme me faktorët politikë shqiptarë në pushtet,-me devijatorët e të të gjitha ngjyrave në këtë kohë kur kaq shumë bëhet zhurmë e qohet pluhur se, “Shqipërinë Demokratike, e kemi radhitur në radhën e shteteve të demokracisë së vërtetë perëndimore”, duke u anëtarësuar në NATO dhe duke pretenduar të integrohet në BE.
–Një punë shumë të mirë kanë bërë dhe po bëjnë në këtë drejtim, ( pra, të shkrimit të kujtimeve) veprimtarët e dëshmuar, gjithashtu, ish- të burgosurit politikë, në radhë të parë: Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, me Hydajet Hysenin, si udhëheqës , një punë të madhe për kontributin e veprimtarëve të të gjitha organizatave –propozoj që, do të duhej sa më parë të ketë një fond që, edhe do t´i ndihmonte ish- të burgosurit politikë dhe atdhetarët e ilegales për t´i botuar librat e tyre të këtij zhanri.
Meriton të theksohet që, një punë të madhe për kontributet e veprimtarëve të të gjitha organizatave po e bëjnë Faik Smajli në ueb-faqen albaniapress dhe Sheradin Berisha me ueb-faqen “Pashtriku”, pastaj dhe të tjera agjenci informative.
Më këtë rast, dua të theksojë gjithashtu, se, një punë të madhe në këtë drejtim, pra, në evokimin e kujtimeve për organizimin e qëndresës çlirimtare, kanë bërë, Nysret Pllana , Ahmet Qiriçi, me “Radio-Kosovën e Lirë”; Fehmi Berisha, Ramadan Pllana, “ Dëshmi Kohe”, (ende e pabotuar libër), si dhe veprimtarët Faredin Tafallari, Ibrahim Kelmendi, e të tjerë…
-Por, kujtoj që ende nga ky aspekt tepër peshë për të ardhmen e breznive tona, që ta njohin historikun e ilegales çlirimtare, për gati gjysmë shekulli, në këtë kohë krizash të mëdha, nuk është bërë sa do të duhej të bëhej.
Pse, fj. vjen, nuk dalin hapur, por ngurrojnë të flasin e t´i shkruajnë kujtimet të këtij zhanri tejet demaskues dhe me vërtetësi e paanshmëri – siç ka dalë në shumë shkrime i madhi atdhetar, simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demçi , në librin me rrënjë të thella të historikut , “Dosja e Demaçi”e shkruar nga historiani ynë i madh Hakif Bajrami.?!
Në këtë aspekt, punë të mirë kanë bërë edhe atdhetarët, ish- i burgosurit politik Et´hem Çeku, në librin, “Kosova ne sfondin e diplomacisë se Jugosllavisë dhe te Shqipërisë ne vitet 1945-1981″, Autori ka bërë objekt të studimit të vet shkencor Kosovën dhe përpjekjet e vazhdueshme te shqiptarëve për te ndryshuar skemat e fiksuara prej të mëdhenjve në fillim të shekullit XX e për ta shndërruar Kosovën në shtetin më të ri të botës dhe qytetarët e saj si pjesëtarë të lire të Evropës moderne. Lexo, http://www.alsat.tv/kulture/studiuesi-kosovar-ethem-ceku-sjell-librin-shkencor-per-kosoven.html
–Por, me këtë rast, bëj pyetjen, vallë, a është duke i shkruar kujtimet e tij të burgut dhe të luftës edhe Nasim Haradinaj, -sa shumë do të kishin vlerë të madhe gjithashtu, për breznitë e reja edhe kujtimet e veteranëve (tani të ndjerë), Smajl Haradinaj ( babait të Nasim Haradinajt), Metush Krasniqit, Ramadan Shalës, Ahmet Haxhisë, Ali Aliut –Preshevës e të tjerë…
Lexuesit janë të njohur me shkrimet e Hydajet Hysenit, si poet i mrekullueshëm, me poezi të fuqishme epiko-lirike , e ka pasqyruar jetën e rëndë dhe krenare të burgut, por, kujtoj që, ende nuk i ka shkruar kujtimet e tij dhe të shokëve ilegalë; përveç disa paraqitjeve publike në rtv. Kujtoj, që do të ishte tepër me interes kombëtar t´i shkruante kujtimet e tyre madhështore dhe me të vërtetat e hidhura edhe veprimtarët, Sejdi Veseli, Emrush Xhamajli, Afrim Morina, Emin Krasniqi,Bajram Kosumi, Ahmet Isufi, Xhevat Bislimi, Berat Luzha, Ismet Sopi, Hilmi Muzaqi, Hazir Xhafolli, Jakup Shyti, Halil Kuliqi, Hajdin Abazi e shumë të tjerë…
Nuk kanë ngelur prapa në këtë drejtim, atdhetarët; Rasim Selmani, Rexhep Ahmeti, Jakup Krasniqi; të cilët për këtë punë të devotshme i përgëzoj.
-Ky cikël kujtimesh të atdhetarit Xhemil Zeqiri, i cili që nga viti 1981 vepron në mërgim, bile, kur e donte puna- vepronte edhe në atdhe ; si qe fakti si pjesëmarrës në Mbledhjen e Përgjithshme të LPRK-së, të vj, 2000 në Prishtinë; në emër të degës për Danimarkën.
-Padyshim se, lexuesve; –në mos për asgjë tjetër, bile, për një fakt: jam i bindur që, ua ka bërë me dije se, rrugët e mërgimit janë njëra anë e medaljes së zezë- për çdo mërgimtar, të cilit i mungojnë të afërmit e tij, -aq të dashur, -pastaj,i mungojnë uji, buka dhe natyra me klimën aq të bukur dhe të qëndrueshme, të trojeve shqiptare. Mirëpo, si vet zhvillimet e larmisë jetësore; -ku, madje edhe në këtë fatkeqësi gjendet një dritë në tunelet e jetës…
E, kjo dritë të cilën duhet ta gjakojnë të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret; është veprimtaria e pandërprerë e palodhshme dhe mbi të gjitha e guximshme deri në sakrificat më sublime, për lirinë, përparimin, ribashkimin dhe barazinë e kombit tonë të lashtë dhe të ri.
Autori e këtyre kujtimeve, Xhemil Zeqiri, -ashtu, siç e njohim jo vetëm nga shkrimet, por dhe nga veprimtaria e tij e pandërprerë atdhetare- këtij qëllimi madhor iu ka përkushtuar me të gjitha forcat e mendjes, të zemrës, të gjakut dhe të djersës.
Nga këto kujtime lexuesit kanë mësuar për shumë ngjarje të heshtura gjer më tani, që kanë ndodhur në vendin skandinavik, do të thosha- në qytetin e një kulture të lashtë me tradita shekullore në shkencë, art, kulturë, politikë e të tjera sfera të jetës; në një metropol të botës siç është Kopenhaga, -si një kërthizë e rrugëve tokësore, detare dhe ajrore; -si një kërthizë e udhëkryqeve të marrëdhënieve politike dhe diplomatike të sotme ndërkombëtare.
-Nëse, vetëm për një çast do mendohemi se: a do ishte aq lehtë të depërtohet në levat e medieve të shkruara dhe atyre radio-televizive dhe në levat e shtetit danezë- për një të ri mërgimtar i cili nga dhuna dhe terrori maqedonas u detyrua t´i ndërkrente studimet në fakultetin e historisë; kur armiku , e detyroi t´i lë studimet në histori- si duket gaboi; sepse, autori, vetëm fizikisht larg atdheut, e bëri historinë “laboratorike”, në fushën diplomatike, hyri thellë në ingranazhet e saj, për të lëvizur fuqishëm lokomotiva historike, për çlirimin e kombit të tij! Një maksimë përparimtare na mëson se:“Vendosmëria, përkushtimi dhe guximi për të arritur objektivat madhore për çlirim, e bëjnë dhe të pamundshmen, të mundshme”!
–Kujtoj që, kjo maksimë do t´i shkonte fort përshtati, atdhetarit të devotshëm, Xhemil Zeqiri, i cili (duke u bazuar nga përvoja e punës së letrave që kam me të- për shumë vite), sa e sa herë e kam kuptuar se, ky veprimtar, që lëvizë “si gur mulliri” pandërprerë, për t´i dhënë “buk´ kombit”-aspak nuk pajtohet vetëm me konstatimet nga aspektet teorike të “doktrinave” shkencore, që, herë me optimizmin jo realist e herë me pesimizmin ekstremist e bëjnë tërkuzë historinë dhe zhvillimet e saj në etapa të ndryshme…
-Atdhetari Xhemil Zeqiri, nuk kënaqet duke zhurmuar e duke u krekosur për të bëmat e djeshme të tij dhe të shokëve të tij; Ay, kënaqet, dhe tejet me modesti -e thotë këtë –kur bëhet sot një aktivitet atdhetar, që do t´i shërbente si bazë e fortë të nesërmes, për arritjen e objektivave tona madhore. Kur jam duke pasqyruar këto karakteristika personale të autorit të këtyre kujtimeve; nuk dua të harrojë faktin që: ashtu siç është i afërt me shokët dhe bashkëveprimtarët e tij, Xhemili, është paq i pa kompromis me ata që e penguan dhe po e pengojnë veprimtarinë e atdhetarëve, drejt lirisë.
-Është, gjithashtu për të theksuar që, Xhemil Zeqiri, nuk është njëri ndër ata pizevengë që flasin apo shkruajnë “prapa shpinës” për “cungat” që i kanë dalë dikur dhe po i dalin, në rrugën e ndritur të lirisë.
-Ata- thotë – Ay; ”kanë emra shqiptarë”, por, ja që të shkretët, i kanë tradhtuar vet, edhe emrat e tyre”! Prandaj, nuk ngurron t´i denoncojë hapur; pavarësisht, çmimit, pse e bënë këtë. Nga ky aspekt do të thosha, po a nuk do të ishte tejet e natyrshme dhe shumë veprimtari atdhetare që, -këtë ta bëjnë të gjithë ata/ato, që dje dhe sot patën dhe po kanë kokëçarje me këta “cunga” e me këto “ferra”-spiunë dhe spiune; me pagesë e pa pagesë- që aq shumë vepruan dhe po veprojnë në rrugën e tyre –në shërbim të robërisë; në rrugën e tyre të pistë-shumë për faqe të zezë!
Unë, personalisht as e kam njohur, as nuk e njoh, A. Kasamin, bile nuk i njoh as servilët apo “sejmenët” e tij, për të cilët ka shkruar, Xhemil Zeqiri, -por, gjykuar nga analizat e tij, i besoj plotësisht qëndrimet që i ka shprehur ndaj tij, -ky burrë të Shqipërisë Etnike; ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këto, punëra askujt nuk i bëjnë nder askujt e, aq më tepër një veprimtari që hiqet si patriot dhe madje, për një veprimtari të tillë “me shumë rreziqe”, arrin t´i kapë dhe majat e larta të pushtetit fiktiv –të shqiptarëve në Maqedoni.
-Këto kujtime të Xhemil Zeqirit, janë një sfidë e madhe që, me të drejtë i bëhet atij pushteti fiktiv, “shqiptar” në Maqedoni dhe i cili fatkeqësisht, jo vetëm atje -por, kudo në qendrat e vendosjes të politikës shqiptare. Pushtetarë, “pashallarë” të kaltër, që e kanë bërë politikën si lojë fati – në kazinotë e A.Kasamit&Co. Ata,mafiozë të pangopur,-për përfitime personale, e tradhtuan luftën e tyre, e sakrifikuan të sotmen dhe ardhmërinë e kombit.
-Sikur të bëhej kjo vetëm përkohësisht;-para tri luftërave që i bëmë ne shqiptarët, megjithatë-kohën robëri, pa le ta hante-djalli!
-Mirëpo, fatkeqësia dhe tragjedia më e madhe qëndrojnë aty se, këto shkelje flagrante mbi Flamurin, Gjuhën Identitetin; -(kujtoj, këtu mohimin e vlerës së ndritur të kombit, emblemës së LSHP)-dhe, çka është më tragjikja e të gjithave, u bën e po bëhen shkelje flagrante, mbi territorin shqiptar-i cili po ricopëtohet përditë; u bë kjo maskaradë e tejskajshme politike, pas atyre tri luftërave çlirimtare,-pas gjithë atyre ndjekjeve, të gati gjysmës së kombit jashtë vendit; dhunimeve, persekutimeve, vrasjeve e të tjera mynxyra, që na i bënë sllavët okupatorë; që, zor se, do t´i shkruanin male me lapsa dhe një dete me ngjyra.
Prandaj, pikërisht për këto nuk heshtë Xhemil Zeqiri për ato “gurët e shtyllat nën rrota”-që ia kanë vënë si minat, A.Kasami me bashkëpunëtorët e tij. Gjithashtu, nuk duhet të heshtin të gjithë ata që e përjetuan jo vetëm dhunën dhe terrorin sllavë, por edhe ndjekjet, spiunimet, maltretimet, burgosjet,vrasjet nga “urithët e revolucionit”, -siç i quaj unë; që e shpërthenin dheun, që i dëmtonin “frytet”, në arat tona dhe në rrugën tonë; ata, që e penguan por, se ndaluan, as do ta ndalojnë ecjen tonë përpara, të demaskohen pamëshirë, kudo dhe kurdoherë; me shkrim e me gojë, sepse, u shërbyen dhe po iu shërbejnë të huajve okupatorë- nga të gjitha kohërat e stuhive të mëdha.
Ata, nuk kishin as nuk po kanë aspak mëshirë ta pengojnë lirinë e shqiptarisë, ndërsa ne për “modesti” personale” dhe “ruajtje të unitetit kombëtar”, sa do të duhej nuk po e kemi kurajën t´i godasim pamëshirë- me të vërtetat e hidhura –që, ata i kanë bërë dhe po i bëjnë!!!
-Pra, tani e tutje edhe më fort, edhe nga kjo fushëbetejë t´i shërbejmë lirisë!
-Duke i analizuar këto kujtime, medoemos më shkojnë mendime “fletë-rrufe”: për të gjitha këto turpe, faji nuk qëndron vetëm tek ajo pjesa e sëmurë e kombit, e infektuar me tradhti; por ky faj, herë-herë -pjesërisht qëndron edhe tek disa “krerë tarafë” e “matufë bajraktaristë”- të lëvizjeve dhe të organizatave çlirimtare. Të pa ngritur sa duhet politikisht, pastaj nuk kanë ditur as mundur të ecin vertikalisht në rrugën e rrëpinjt të ilegales.
-Them kështu, sepse jo rrallëherë ata lejuan që herë për arsye meskine, herë mendjemadhësie, herë marrëzie politike, herë të mashtruar nga interesat personale; të binin e të bëjnë “pazare” me tyxharët politikë, anti-kombëtarë, të cilët në radhët e ilegales kishin hyrë për punë jo serioze, mirëpo, të gjithë këta xhelatë bukëshkalë,-i bashkonte një qëllim: ta sabotonin dhe ta shkatërronin nga brenda kalanë shqiptare, lokomotivën kryesore të shkatërrimit të shteteve armike; mbase, për këtë edhe paguheshin me dollarë, marka e dinarë. Duke, u bazuar nga kjo pikë e dobët dhe “neurologjike”, kujtoj që -jo rrallëherë, ilegalja ka marrë goditje të forta dhe kishte humbje të mëdha të kuadrove kyç të saj-madje,kjo pastaj, kishte pasoja të mëdha organizative, për ecjen përpara; kujtoj këtu: vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Bajram Bahtirin, Zija Shemsiun, Fadil Vata, Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun; të cilët me të drejtë konsiderohen dhe ishin udhëheqës dhe luftëtarë të paepur për çështjen shqiptare.
-Për disa të pa ditur politikë dhe jo politikë, që do t´i konsideroja naivë dhe cinikë: ngritja e kësaj çështje( për shkrimin e kujtimeve) të atyre që e kanë bërë historinë tonë të lavdishme, është punë që,”nuk duhet të merremi me të” sepse, “kohët e liga kanë kaluar”, kujtojnë ata shkretanë; por,këtu mendoj se, fshihet jo vetëm një padituri, por dhe një qëllim i prapë që, të mos dihet shumë për veprimtarinë tradhtare ose të mos demaskohen disa “krerë” të ilegales për veprimtarinë e tyre të dështuar , të mos demaskohen as elementët reaksionarë, -që në ato vite kur po ziente si vullkani, revolucioni popullor; kishin marrë detyra nga UDB-ja dhe KOS-i e të tjera agjenturave të jashtme që, t´ua vrisnin lirinë shqiptarëve. Por, fatmirësisht, që llogaritë e tyre i kishin bërë gabim, sepse, revolucioni shpërtheu si vullkan dhe çështja shqiptare, nuk mbeti përjetësisht nën hirin e historisë sonë të re.
Uroj, që kjo punë e devotshme të arrihet me sukses, që të merr kahje të ndritur dhe më vigjilente, ardhmëria jonë në shkencën e historisë, drejt të vërtetave të mëdha dhe të pathyeshme.
Fund
Suedi, 15 .06.2010