Spotasit mund të lirohen javën e ardhshme
BDK do të shënojë 98 vjetorin e Çlirimit të Shkupit
Partia Bashkimi Demokratik Kombëtarë-BDK paralajmëron mbajtjen e një Manifestimi kushtuar 98 vjetorit të Çlirimit të Shkupit, nga forcat shqiptare të udhëhequra nga Hasan Prishtina dhe Bajram Curri, më 12 gusht të vitit 1912. Manifestimi do të mbahet me 12 gusht të vitit 2010 me moton” Të përkujtojmë çlirimtarët e Shkupit në wheshin Skenderbeu në Shkup, ndërsa nga BDK ftojnë për bashkëorganizim, partitë politike shqiptare, sektorin joqeveritarë dhe komunat shqiptare. Njëherit BDK përsërit kërkesën për plotësimin e projektit Shkupi 2014 me disa figura të njohura shqiptare, përfshi edhe ndërtimin në sheshin e Shkupit të përmendores së Hasan Prishtinës.
Në fakultet në moshë “të shkuar”

Numri i vendeve të parapara të lira në universitetet publike në Maqedoni është 1570, gjegjësisht në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup 795 vende, në Shën Klimenti i Ohrit në Manastir 130 persona të moshuar, në Universitetin e Tetovës 525, si dhe 120 vende janë paraparë për Universitetin Goce Dellçev në Shtip.
Qëllimi i projektit është mundësimi i kushteve për fitimin e diplomës akademike për personat që nuk kanë arritur ta përvetësojnë të njëjtën paraprakisht.
Lorik Cana vizitoi Tetovën
TETOVË, 19 QERSHOR – Futbollisti shqiptar me famë botërore, Lorik Cana, të premten ka vizituar komunën e Tetovës, ku u prit nga kryetari Prof. Dr. Sadi Bexheti. Kjo është hera parë që kapiteni kombëtares shqiptare viziton Tetovën.
Cana, që aktualisht është lojtar i ekipit anglez të Sanderlendit dhe njëkohësisht edhe lojtar i kombëtares shqiptare, pati një bisedë konstruktive me kryetarin e komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti në lidhje me aktivitete sportive që organizohen në rajonin e komunës së Tetovës.
Gjatë vizitës në Tetovë, Cana u takua edhe me drejtuesit e dy klubeve më të mëdha të futbollit në qytet “Shkëndija” dhe “Renova”.
Pas kësaj Cana i shoqëruar nga kryetari i komunës, kanë shëtitur nëpër bulevardet e Tetovës, ai gjithashtu mori pjesë edhe në turneun e futbollit në fshatin Reçicë të Vogël.
Shtetas të Maqedonisë arrestohen me drogë në Brazil
Një rrjetë ndërkombëtarë i drogës i përbërë nga shtetas të vendeve të Ballkanit është arrestuar nga policia e Brazilit në qytetin Sao Paolo. Në mesin e kontrabandistëve janë arrestuar edhe shtetas të Maqedonisë, ndërsa grupi kryesisht përbëhej nga narkotregtar nga vendet Ballkanike.
Rrjeti i tillë mafioz po trafikonte drogën nga Brazili, duke e shpërndarë nëpër Evropë. Ai në këtë metropol braziliane po përgatiste drogën, e cila më pas transportohej për në Evropë. Përveç shtetasve të Maqedonisë, në mesin e të arrestuarve janë edhe shtetastë Kroacisë, Malit të Zi, Bullgarisë.
Thembra e Akilit nën shënjestër nga maqedonasit
Protektorati ndërkombëtar ofron zgjidhje për në Bashkimin Europian
Hadi Osmani-f.Sllupçan-Zvicër
Në dallgën e shkumbave të mëdha, në oqeanin pa qetësi , me lundra e me anije, po bën ballë me halle e probleme populli fisnik, ndërshekullor, shqiptarët e Maqedonisë të cilët kanë të ndarë zemrën në copë-copë sepse jo më kot janë të degraduar, të vuajtur dhe ende nuk ka “HAPY END ”….ndërkaq jeta vazhdon ndërsa ne presim një shkop magjik, apo dhe një zanë mali të vijë dhe të shndërrojë skëterën në liri, demokraci dhe ajo që më së shumti na dhemb, është drejtësia.
Eurostat: Maqedonia ndër më të varfrat në Evropë
Sipas një vlerësimi paraprak të Eurostatit për vitin 2009, Maqedonia rezulton një nga vendet më të varfa në Evropë. Pas saj mbeten vetëm Bosnja dhe Shqipëria.
Në një përllogaritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në bazë të njësisë së përbashkët fiktive monetare evropiane që njihet si ‘Standarti i Fuqisë Blerëse’, në krahasim me një mesatare evropiane të rrubullakosur në 100 pikë, Maqedonia shënon vetëm 35.
Përveç 27 vendeve anëtare të BE-së, në tabelë vendosen edhe Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, tre vendet kandidate Turqia, Kroacia dhe Maqedonia, dhe katër vendet e tjera të rajonit, pa Kosovën, duke krahasur kështu PBB-të e gjithsej 37 vendeve evropiane.
Nga fqinjët e Maqedonisë, Greqia shënon 95 pikë, Bullgaria 41, Serbia 37.
PDSH, ndërkombëtarët të ndryshojnë qasjen ndaj qeverisë
Gjendja politike, ekonomike e kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë është e rëndë, kjo si pasojë e politikës së dy partive në qeveri VMRO DPMNE dhe BDI-së, që nuk angazhoen për futjen e vendit në NATO dhe BE. Kështu deklaron Kryesia e PDSH-së, e cila i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndryshojnë qasjen ndaj kesaj qeverie.
PDSH-ja më tej ka akuzuar BDI-në për mungesë kapaciteti për të ndikuar tek partneri i i koalicionit.
“Apelojmë bashkësinë ndërkombëtare që të ndërojë qasjen ndaj kësaj qeverie, e cila përshkak të politikës së saj të rejshme meriton të ndëshkohet.Kryeministri Gruevski me kokëfortësi e toleron situatën e moszgjidhjes së problemit lidhur me emrin megjithse ai dhe gjith të tjerët e dijmë se kushti kryesorë I integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, është kompromisi I zgjidhjes së emrit.
Fshehja pas dështimit
Bekim MURATI
Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), pret nga partneri i saj i koalicionit VMRO-DPMNE-së që të ndërmarrë hapa konkretë në deblokimin e negociatave, e jo vetëm prononcime deklarative me të cilat do të justifikohet mosuksesi nga samiti i fundi i Këshillit të Ministrave në të cilin Maqedonisë nuk iu caktua datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.