Maqedonia shtrëngon rripin
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, tha të shtunën se asnjë projekt nuk do të kursehet me ribalancin e Buxhetit, përfshirë edhe “Shkupin 2014”, ku do të ketë zvogëlim prej disa miliona eurove. Ai njoftoi se do të kursehen edhe disa qindra miliona denarë me zvogëlim të rrogave të funksionarëve shtetërorë.
“Do të ketë shkurtim të dukshëm edhe tek të gjitha projektet e tjera që të arrihet deri te vlera e përgjithshme e kursimit që është i nevojshëm”, tha Stavreski.
Planifikohet kursim u dukshëm prej rreth qindra miliona denarëve gjatë këtij viti dhe me zvogëlimin e rrogave të disa qindra funskionarëve shtetërorë, përfshirë edhe kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët e të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë.
I pyetur nëse do të ketë mbyllje të agjencive, byrove dhe qendrave të cilat shfryrëzojnë financa nga buxheti, Stavreski u përgjigj se kjo nuk do të ndodh, as nuk do të ketë zvogëlim të numrit të të punësuarve në këto institucione, por do të pasojë optimizmi i shpenzmeve.
Nuk është planifikuar zvogëlim i numrit të të punësuarve në këto institucione, por do të racionalizohen shpenzimet në atë mënyrë që një pjesë e këtyre institucioneve do të bëhen pjesë përbërëse të ministrave, shtoi zëvendëskryeministri.
Informoi edhe se në shëndetësi me ribalancin e Buxhetit shtohen 1,2 miliardë denarë.
“Një nga qëllimet kyçe të ribalancit ishte që të sigurohen mjaft mjete për shëndetësi që të mund të rritet buxheti i institucioneve publike shëndetësore dhe të përmirësohen shërbimet që të ketë mjaft medikamente…kështu që në shëndetësi shtojmë një miliardë e 120 milionë denarë”, sqaroi Stavreski.
Në fondin pensional shtohen 450 milionë denarë për shkak të bartjes së kontributeve në muajt e parë nën projeksionet.
“Për shkak të kushteve të përgjithshme ekonomike, kriza ekonomike në Evropës dhe ngjarjet në ekonominë e Maqedonisë, kontributet në muajt e parë ishin nën të planifikuarën. Që të mos vihet deri në zvogëlim të mjeteve të përgjithshme dhe të buxhetit të përgjithshëm të fondit pensional ishte e nevojshme ajo vlerë me 450 milionë denarë,” theksoi zëvendëskryeministri.
Sipas tij, ribalanci i Buxhetit dhe botimi i eurobonove nuk janë drejtpërdrejtë të ndërlidhura.
“Botimi i eurobonove varet vetëm nga kushtet e tregut dhe skallën kamatore që do ta fitojmë. Atëherë kur do të konsiderojmë se shkalla kamatore do të jetë e mirë dhe e volitshme për Republikën e Maqedonisë, do të dalim në tregun botëror me bono”, tha Stavreski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, pas hapjes së tryezës së rrumbullakët “udhërrëfim drejt vendosjes së sistemit për financimin e shërbimeve të barabarta për të gjitha qytetarët – hapa të ardhshëm”.
Me rebalancin e Buxhetit parashihet harmonizim i harxhimeve buxhetore me realizimet e të ardhurave buxhetore dhe projeksionet deri nga fundi i vitit me qëllim që të mbahet i pandryshuar niveli i përgjithshëm i deficitit buxhetor, respektivisht në 2,5 për qind nga bruto-prodhimi i vendit. (F.K.)
Kursimet
“Vlera e përgjithshme e mjeteve që janë kursyer me ribalancin e Buxhetit, që e vërtetoi dje Qeveria, në bazë bruto është rreth tetë miliardë, ndërsa në bazë neto katër miliardë e 700 milionë denarë. Kursimet në pjesën më të madhe janë bërë nga kategoritë e mallrave dhe shërbimeve, ku kursimet e përgjithshme janë një miliardë euro ose për 5,8 për qind në krahasim me buxhetin origjinal”, tha zëvendës-kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.