Pas aktit historik të shpalljes së Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut më 10 Dhjetorë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ftoi të gjitha shtetet, që ta shpallin tekstin e Deklaratës, të përpiqen ta përhapin, ta shpjegojnë, sidomos në institucionet edukative, pa marë parasyshë statusin e tyre juridik e politik. Përskaj kohës së gjatë nga shpallja e kësaj Deklarate, e njejta në shtete të ndryshme, akoma është në fazën fillestare të implementimit dhe praktikimit të sajë në praktikë. Kjo periudhë që nga shpallja e deri më sot mund të karakterizohet si periudhë ku të drejtat e njeriut filluan të njihen si vlera të përbashkëta të njerëzimit, por njëkohësisht edhe i shkeljeve më barbare të të njejtave. Nga vetë Deklarata, dhe nga natyra apo fryma e sajë, në fokus të vëmendjes vihet njeriu, kurse nga ana tjeter si promotor, realizues apo garantues i të drejtave vihet shteti, i cili në disa raste është edhe dhunuesi më i madh i po të njejtave liri dhe të drejta. Kjo hyrje, në njëfarë mënyre ky relacion ,,njeri-shtet dhe mes tyre të drejtat,, ishin pikërisht arsyet, për të pasqyruar edhe realitetin tonë, në të cilin edhe jetojmë. Andaj si parakusht apo bazament i gëzimit të të drejtave të njeriut mbetet Deklarata, e cila shërben si udhërëfyes dhe e cila përmes Ligjeve pozitive, të shteteve përkatëse edhe vihet në funksion të jetësimit të sajë në praktikë.

Read More

Me rastin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Bashkimi Demokratik Shqiptar uron qeverinë e Kosovës dhe miqtë e shqiptarëve. 

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me normat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara gëzon tej mase çdo shqiptar jo vetëm në Kosovë, por edhe atë jashtë saj. Ky vendim paraqet edhe një fitore bindëse të qeverisë së Kosovës dhe miqve të shqiptarëve, në vrazhdën e sukseseve të një pas njëshme drejt njohjes dhe pranimit të Kosovës nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Read More

Spektaklet politike “Limaj I” dhe “Haradinaj I”

Ju kujtohet fare mirë se pas përfundimit të luftës çlirimtare dhe tërheqjes së okupatorit nga Kosova një numër prokurorësh ndërkombëtar, në pamundësi që të arrestonin kriminelet serb që kishin kryer krimet më monstruoze kundër popullit shqiptar, morën për mision politik relativizmin e gjenocidit të ushtruar në Kosovë nga pushteti i Serbisë.

Read More

Serbia, si gjenerator i krimeve më monstruoze të bëra në Evropën e pasluftës së dytë botërore është shndërruar në Eldorado e kriminelëve të Ballkanit!

Në pamundësi që t’i imponojë këtij shteti kriminel që të dorëzojë kriminelët e vërtetë të Luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kurdis procese gjyqësore kundër personaliteteve që ishin bartës të rezistencës përballë politikës gjenocidale të Beogradit.

Në 15 vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, të kësaj ngjarje makabre që u zhvillua në sytë indiferent të prezencës ndërkombëtare në Bosnje, kriminelët që urdhëruan dhe kryen këtë masakër ende ndodhen në liri;

Read More

Lulzim Hamidi–Jemi në dilemën hamletiane të jemi apo mos të jemi.E them këtë duke u bazuar ne faktin aq here të të përmendur se  momentalisht ,ashtu siÇ shkojnë punët kemi një situate paradoksale,interesante dhe habitëse .Të mbyllur nga  një blokim I fjalës së lire,të fjalës që në të vërtetë shpreh realitetin egzistues në vendin ku jetojmë,realen, sido që jetë negative apo positive kundrejt popullit shqiptar.Unë personalisht me komentet e mija u orvata që në mënyrë sa më xhemtëlmene të paraqes një realitet të zymtë,duke iu kushtuar në atë mënyrë ashtu siÇ e perceptoja situatën momentale këtu ,por gjithë ata opinione (afër gjashtëdhjetë faqe),disi në fund nuk u parapëlqyekan do individëve të cilët nuk deshkan që mendimi I lire I një individi I cili shkruan në mënyrën se si është situata dhe si mund të shkojnë proceset në të ardhmen ,e jo si don publiku,sa për tu kënaqur,duke mshehur të vërtetën,dhe duke e ushqyer atë public me demagogji nga njerëz që hipokrizinë dhe paragjykimin e kanë pjesë të lojës së tyre ,që nuk ka ardhmëri afatgjate dhe është pa perspective.

Read More

Iljasa SALIHU

Ishte ditë korriku, ditë që vlonte prej të nxehtit, që buzëqeshte për ardhjen e mërgatës shqiptare në vendlindje, por përskaj kësaj gjendjeje, çështjet e domosdoshme patjetër duhej të kryheshin, pse jo edhe rrëfimi jonë romantik për të kaluar kështu në fenomenin e problemin, fenomen i harruar qëllimisht prej mediave elektronike.   

Read More

Imer Dervishi-Ishte pikërisht regullimi shtetërorë i cili më detyroi të bëj krahasimin me çka edhe të pasqyroj ngjajshmëritë mes këtyre dy ,,Perandorive,, dhe regullimit të tyre shtetërorë, që shikuar nga prizma kohore, më shumë kanë të bëjnë me historinë dhe të kaluarën, sesa më të tashmen dhe atë që mund të quhet reale njëkohësisht edhe e kapshme për rethanat bashkëkohore. Motivi kryesorë për pasqyrimin e tillë erdhi nga nevoja që megjithatë mes këtyre dy sistemeve të regullimit shtetërorë ekziston një dallim esencial, për sa i përket SENATIT dhe rolit të tij, me çka vendimet e dala nga Senati ishin të obligueshme për Konzujt, që përbënin Kuvendin.

Read More

Imer Dervishi

-Pradoksi me fjalë të tjera nënkupton që në pikë të ditës të kërkosh njerëz me fener rreth vehtes. Këtu s’mund të thuhet se mungon drita por ato që mungojnë janë pikërisht njerëzit!!! Kur jemi tek faktori ,,dritë,, dhe ,,njeri,, me të drejtë pyes a do të zbardh ndonjë ditë e bardhë për shqiptarët e Maqedonisë, ditë në të cilën do të ndodhë përqafimi i vlerave kundrejt kuazi-vlerave, i progresit kundrejt regresit, i standardit kundrejt substandardit, i dijes së mirëfillt kundrejt titujve shkencorë falso dhe idiotesk, i zhvillimit kundrejt shkatrimit dhe përfundimisht i përqafimit të procesit eurointegrues kundrejt izolimit dhe zhbërjes.

Read More
Bastri Bajrami

Në çdo sferë të jetës ka një parim i cili dëshmon se çdo vit që vjen është një progres sa i takon vitit të kaluar. Në fat ky parim duhet të vlejë edhe për shume shtete dhe më konkretisht për shumë vendbanime të cilat nga viti në vit pësojnë ndryshime dhe shkojnë përpara por si duket ky parim nuk vlen për vendbanimet apo komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Këtë mund ta vërtetoj me rastin e Komunës së Haraçinës e cila plot 15 vite nuk po pëson asnjë ndryshim rënjësor për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Kjo komunë që 15 vite akoma në rendin e ditës i ka po të njëjtat kërkesa që i ka pas edhe para 15 viteve.

Read More

Imer Dervishi-Integrimi i Maqedonisë drejt BE-së, nuk mund të lëvizë pa u integruar në radhë të parë vetë Qeveria, spektri i përgjithëshëm politik, gjyqësia, mediat dhe mbarë shoqëria civile. Të ecësh rrugës së proceseve integruese nuk është vetëm një çështje dëshire, por paraqitet si nevojë, si detyrim dhe parasëgjithash si një moral politik. Maqedonia me gjithë sugjerimet që vijnë nga qendra të ndryshme të vendimarjes, se procesi eurointegrues për vendin është imediat dhe i pa alternativë, ajo, në fakt elitat udhëheqëse të sajë vazhdojnë me kokfortësi të mos ndryshojnë kursin e veprimeve dhe hapave që duhet ndërmarë që kjo aspiratë edhe të bëhet e realizueshme.

Read More