Të nderuar lexonjës të vemendshëm dhe të paanshëm. Kësaj radhe do më duhet që këtë shkrim ta personalizoj pak. Ditë më parë, Nijati, ky nipi im, duke ma përgëzuar opinionin gazetaresk dedikuar Albin Kurtit, më tha: “Dajo, pse asnjë institucion kosovar nuk shkroi së paku një shkrim për lajmin e vdekjes së Bekim Fehmiut?!” Kjo pyetje më vuri në siklet e në dyshim! Fillimisht u dërdëllisa me vetveten, duke menduar se, o nipi nuk i ka lexuar me vëmendje shkrimet, o unë gabimisht e pranova pyetjen e tij për këtë ndodhi. Ndonëse nuk jam njeri i “xhevapit”, atë “xhevap” e ndava më dysh, me qëllim që të heq dyshimin e tij.
Maqedoni
ARDHMËRIA E VENDIT- RINIA SHQIPTARE NËN VELLON E VDEKJES
FUQIA E NJERËZIMIT NË DUART E ASKUJT
Nëse dikush do të pyes se kush e mban botën me duart e arta, kush fiton kohën në prizmat modern, do të thoja vetëm rinia e shoqërisë ku jetojmë, sepse kjo moshë ka vullnet, ambicje, rreth të ngushtë dhe kolegialitet.Jo më kot Migjeni ka thënë “Qeshu rini. Qeshu. Bota është e jotja”.Dhe ne, në bazë të kësaj teoreme pikante dëshmojmë qartë se në rrruzullin tokësor duhe të dominon mosha e rinisë në politikë, arsim, ekonomi etj.Jemi koshient të asaj se çka po ndodh në Maqedoni, sa halle e probleme ka ky vend, pa emër, pa gjuhë, pa identitet, pa ligje të mirëfillta, me diskriminim, paragjykime, dhe mijëra stereotipe të tjera të cilat dashtë e pa dashtë njëllosin zemrën e shqiptarëve dhe moshën më me vlerë, rininë.
Të votojmë apo bojkotojmë?
‘’Nëse nuk i bëjmë me moral dhe të pjekur atëherë si mund t’i bëjmë njerëzit e lumtur?’’ – ka pyetur Kanti dikur për t’u lexuar edhe sot. Këtë mendim/ dilemë të tij sot e thonë politikanët por dhe hoxhallarët e priftërinjtë. Nuk ‘’e përdorin’’ ë, ka dallim megjithatë, ‘’e thonë’’ , ‘’e transmetojnë’’ …herë –herë pa e kuptuar përse biles, mjafton të citojnë një Kant.
Cilit po i shkon uji në mulli?
Afrim GASHI-Çka është ajo që do të humbin maqedonasit nëse referenca FYROM zëvendësohet me emër tjetër, p.sh. Maqedonia Veriore? Cilat janë rrethanat që pret Maqedonia se do të ndryshojnë kur dihet se Greqia është anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe e BE-së, atje ku Maqedonia pretendon të anëtarësohet?
Kontesti rreth emrit që ka Maqedonia me fqinjin e saj Greqinë kohëve të fundit po fiton aktualitet të madh dhe nevojë urgjente për zgjidhje, ndonëse të gjithë jemi dëshmitarë dhe, si duket, robër të aspiratave megalomane të disa politikanëve nacional-romantikë maqedonas.
Sistemi nuk valorizoi individin por antivlerat
Çdo mal e din barrën e vet, thotë një proverb popullor. Çdokush peshon në kandarin e vet, është pokështu një proverb tjetër. Ashtu është dhe topi nuk e luan. Në këtë vijë do të shtoj: çdo sistem ka rregullat dhe vlerat e veta që përpiqet ti promovojë si më të qëndrueshme. Sistemi politik që formalisht e flakëm këtu e 20 vjet më parë, në epiqendër kishte ndërtimin e shoqërisë me vlera të unifikuara dhe të përshtatura kolektivitetit.
Deputetët falso të votuesëve fiktivë
Bekim MURATI
Edhe pse zyrtarisht partitë në pushtet mohojnë se përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Protestat, gurthemelet, takimet me qytetarët, të gjithë këto u ngjajnë zgjedhjeve të parakohshme. Diçka po lëviz, megjithatë asnjërën nga partit politike nuk e shqetëson fakti se në listat zgjedhore edhe më tej ndodhen më tepër se 170 mijë qytetarë të vdekur, ndërsa 250 mijë të tjerë jetojnë jashtë shtetit.
Blerina SALIU
Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, thotë se është vetëm njëri nga viktimat e proceseve të montuara kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Që nga viti 2007 është strehuar në fshatin Tanushë, aty ku në vitin 2001 e filloi konfliktin e armatosur në Maqedoni, për të shpëtuar nga burgosja që i kanoset për shkak të fletarrestit të lëshuar me akuzën për rrëmbim.
Akuzohen ministrat shqiptarë
Shkup, 24 qershor – Ministria e Financave ka miratuar ato projekte shqiptare të cilët edhe janë kërkuar nga ministrat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Para se të përpilohet propozim-rebalanci, ministri Stavrevski ka realizuar takime me të gjithë ministrat, përfshirë këtu edhe ata të BDI-së, të cilët kanë kërkuar miratimin e projekteve që tashmë janë paraparë në rebalanc. Kështu ka thënë për gazetën KOHA zëdhënësja e Ministrisë së Financave, Ivana Bilbilovska, duke demantuar se Ministria e Financave qëllimisht ka lënë anash vendbanimet shqiptare.
Asnjë shqiptar në Qytetin e Shkupit, marrëveshja në sirtar
Evis HALILI– Me dy ndihmës dhe asnjë drejtues sektori funksionon Qyteti i Shkupit. Institucioni i pushtetit lokal prej vitesh vazhdon të shkelë në formën më flagrante të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit lidhur me përfaqësimin e drejtë të etniteteve. Situata duket se hëpërhë nuk ka premisa për t’u ndryshuar.
Macja e zezë dhe zgjedhjet e vjeshtës
Një bestytni thotë se nëse ta prenë rrugën macja e zezë atëherë punët nuk të shkojnë mirë po të shkojnë mbrapsht. E nisa kolumnën time duke aluduar në macen e zezë si një simbol i asaj çka po ndodh me ne dhe rreth e përreth nesh. Nuk d.m.th. se duhet të të kalojë realisht macja e zezë që punët të të shkojnë keq, ka mundësi edhe pa të kaluar macja e zezë që punët të të shkojnë ters. Gjyshja ime thoshte se nëse të kalon macja e zezë mirë është që ta ndërrosh rrugën, sepse mund të të ndodh diçka e keqe dhe e paparashikueshme, se di se sa ka kjo është e vërtetë. Por se macja e zezë u ka kaluar shqiptarëve në Maqedoni mund të jetë edhe e vërtetë, një komuniteti kaq i madh dhe mos të ndërtojë politika dhe strategji dhe të pranojë një pozicionin kaq degradues vetëm ne shqiptarët e Maqedonisë mund ta tolerojmë. Macja e zezë është gjëja më e vogël që po na kalon para këmbëve neve, elitave politike, elita intelektuale, qytetarëve etj.

