Takime në nivele të ulëta diplomatike për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë janë zhvilluar gjatë verës midis përfaqësuesve zyrtarë të Shkupit dhe Athinës. Shtypi grek ka shkruar se nuk kanë pushuar përpjekjet intensive për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit. “Bashkëpunëtorë të kryeministrit grek, Jorgos Papandreu, janë protagonistë të negociatave sekrete që ende po zhvillohen midis Shkupit dhe Athinës”, shkruan gazeta greke “Macedonia”.
Gazetaria hulumtuese – Një akt patriotik
Në Potsdam u zhvillua seminar i 33 gazetarë nga 24 vende të Evropës morën pjesë gjatë kësaj jave në një seminar të Kolokuiumit M100 . Nga e hëna deri të enjten ata patën rastin të merrnin përvojë në gazetari hulumtuese.
Artikulli i Jeton Mehmetit për blogun e Kolokuiumit M100 Sanssouci është një fjalë mbrojtëse për gazetarinë hulumtuese.
Lauka: Diplomacia shqiptare po punon që rezoluta serbe të mos kalojë
Lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, edhe nga ato shtete që për arsye të ndryshme ende nuk e kanë njohur Kosovën, mbetet prioritet i diplomacisë shqiptare.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, tregon për rolin e diplomacisë shqiptare, veçanërisht në rritjen e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës.
Analistët: Partitë në zënka, populli vuan
Qytetarët e Maqedonisë manipulohen nga partitë politike. Për shkak të zënkave që kanë mes vete partitë politike, problemet e qytetarëve mbeten të pa zgjidhura. Rasti i fundit me problemin e kanalit në Haraçinë tregon se edhe përkundër konfrontimeve dhe zënkave që kanë partitë politike mes vete, problemet e qytetarëve nuk zgjidhen. Raste të këtilla janë pothuajse të përditshme. Analisti politik Alajdin Demiri vlerëson se koncepti i demokracisë në Maqedoni ka filluar mbrapsht dhe mbrapsht është duke u zhvilluar, për arsye se qytetarët në zgjedhje nuk zgjedhin përfaqësuesit e vet por zgjedhin partinë. Kjo sipas Demirit pastaj hakmerret dhe humbësit më të mëdhenj gjithmonë janë qytetarët. “Humbësit e vërtetë janë vetëm qytetarët, ata të cilët zgjedhin, për arsye se ata e bartin fuqinë në parti dhe pastaj partia merret me vete, asnjëherë nuk merret me problemet e qytetarëve.
A jetohet me 50 cent në ditë?
Kriza e rëndë e varfërisë në Maqedoni më së shumti po rëndon familjet sociale, të cilët në kushte minimale kalojnë jetën e tyre duke arritur që ti sigurojnë vetëm se gjërat elementare të jetesës.
Nurije Iseni/INA
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) në Maqedoni janë mbi 70 mijë familje që janë raste sociale dhe që presin ndihmat financiare nga shteti. “Jam vetë i pesti në shtëpi dhe gati se shtatë vite marrë 2.600 denarë ndihmë në muaj.
PPD kritikon punën e OSBE dhe BE në Shkup
“Për fat të keq, rrumbullaksimi i proektit Shkupi 2014 dhe strategjia e ashtuquajturës arsim të integruar, bartës i së cilës është OSBE-ja, që në fakt u tregua si strategji për destabilizim të proçesit mësimor tek shqiptarët, pra u tregua si një proekt ku legjitimohet, ne një formë klasike, kolonizimi kulturor, ekonomik dhe politik, dhe legjitimimi perverz i nacionalizmit gjenocid maqedonas. Duke konstatuar se Qeveria dhe agjencionet e saja ndërkombëtare dhe zyrat e Unionit Europjan në Shkup, si dhe OSBE-ja, me kokëfortësi dhe me veprim të njëanshëm nuk janë duke I stopuar këto tendenca, PPD-ja inicon Ankesë në Komisionin Europjan, në të cilën kërkohet të trajtohen shkeljet në të Drejtën Europjane pothuajse në mbi 20 ligje të të ashtuquajturës document i Ohrit”, deklaroi Ilir Luma, nënkryetar i PPD-së
Akuza për keqpërdorime financiare në xhaminë e Isa Beut në Shkup
Akuza për keqpërdorime fondesh të grumbulluara nga besimtarët islam kanë shpërthyer në xhaminë Isa Beu, e cila udhëhiqet nga imami i shkarkuar Ramadan Ramadani.
Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga besimtarë dhe pjesëtarë të xhematit të kësaj xhamie, të cilët rastin e kanë denoncuar edhe pranë Myftinisë së BFI-së në Shkup, duke nxjerrë në sipërfaqe një fond parash të keqpërdorur prej mijëra eurosh.
“Janë grumbulluar para për xhaminë pikërisht për muajin e Ramazanit dhe për këtë është njoftuar edhe Myftinia, e cila ka njohuri për këtë keqpërdorim, por kërkojmë që të mos heshten gjërat dhe të dalin në shesh”, ka kërkuar një besimtarë për agjencinë e lajmeve INA, i cili frekuenton xhaminë Isa Beu, por së fundi atij i është ndaluar prania në këtë xhami dhe kryerja e obligimeve fetare.
Zënka e turistëve serb në Ohër, një i vdekur
Mehmet Latifi/Ohër
Një person ka humbur jetën ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime të rënda dhe të lehta në një incident dhe rrahje mes dy grupeve të turistëve serb në Ohër, që ka ndodhur rreth orës 3 (tre) të mëngjesit të sotëm, në qendër të Ohrit.
Sipas informacioneve të para nga Ohri, në këtë rrahje masovike të turistëve serb, ku janë përfshirë shumë persona, ka pësuar një 30 vjeçar nga Beogradi.Sipas informacioneve, viktima e këtij incidenti tragjik, ka marrë plagë të rënda.Mjekët kanë deklaruar se plagët janë shkaktuar nga therja me thikë. Jozyrtarisht merret vesh se bëhet fjalë për dy grupe të turistëve serb të cilët incidentin e kanë filluar në klubin e natës “Havana” në Ohër, për ta vazhduar pastaj edhe rrugëve të qytetit në qendër të Ohrit.
Politika antishqiptare e Gruvskit nuk ka të ndalur
Organizata joqeveritare “Realiteti”, përmes një konferencë për shtyp deklaroi se, politika e antishqiptare e kryeministrit, Nikolla Gruevski nuk ka të ndalur.
“Politika antishqiptare e Gruevskit nuk ka të ndalur. Tani ajo tregon fytyrën e vërtetë të saj ku kjo politikë e tij gjen zbatim edhe në sistemin e larte arsimor. Një nga kushtet e dhëna nga Bashkimi Evropian për integrime janë reformat e mirëfillta por JO edhe reforma për dezintegrim dhe diskriminim të studenteve shqiptar”, u tha në konferencën për shtyp të organizatës Realiteti.
Kjo organizatë prezantoi një fletëparaqitje nga Fakulteti i i Ekonomisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup ku përmenden të gjitha nacionalitetet përveç atij Shqiptar.
“Kjo fyerje serioze paraqitet si vazhdim i politikës më antishqiptare të parë ndonjëherë nga ana e Kryeministrit Gruevski. Ky veprim shovinist dhe tendencioz i ngjan politikave te ish Jugosllavisë për eliminimin demografik të shqiptarëve dhe sot ate e bën një institucion akademik që injoron studentët e vet”, u tha më tej në konferencë.
Eksperimentet me nxënësit shqiptarë
Aida XHONI
Ekspertë, profesorë dhe shoqata joqeveritare, akuzojnë partitë politike shqiptare por edhe ata maqedonase se vazhdimisht eksperimentojnë me nxënësit shqiptarë dhe me fatin e tyre. Ata gjithashtu përshëndesin idenë për unifikim të sistemit arsimor mbarë shqiptarë. Profesori universitar Avzi Mustafa për gazetën “Koha e Re” tha se fajtor kryesor për librin tash më të tërhequr të lëndës “Shoqëria” është numri një i arsimit, i cili nuk e befason me vendimet e tija paushalle.