Roma e lashtë dhe Maqedonia Antike
Imer Dervishi-Ishte pikërisht regullimi shtetërorë i cili më detyroi të bëj krahasimin me çka edhe të pasqyroj ngjajshmëritë mes këtyre dy ,,Perandorive,, dhe regullimit të tyre shtetërorë, që shikuar nga prizma kohore, më shumë kanë të bëjnë me historinë dhe të kaluarën, sesa më të tashmen dhe atë që mund të quhet reale njëkohësisht edhe e kapshme për rethanat bashkëkohore. Motivi kryesorë për pasqyrimin e tillë erdhi nga nevoja që megjithatë mes këtyre dy sistemeve të regullimit shtetërorë ekziston një dallim esencial, për sa i përket SENATIT dhe rolit të tij, me çka vendimet e dala nga Senati ishin të obligueshme për Konzujt, që përbënin Kuvendin. Pra lirisht mund të thuhet se në Romën e lashtë ka funksionuar një lloj kuvendi dy dhomësh, për dallim nga Maqedonia e cila kushtet dhe rethanat të cilat e shoqërojnë, si nga aspekti historik, teritorial, kulturorë dhe gjuhësorë, mundësitë janë edhe për Kuvend tri dhomësh ( këtë e thash me ironi pasi Kuvend i tillë akoma s’është i njohur). Ngjajshmëritë të cilat përcjellin regullimin shtetërorë Romak me atë Maqedonas janë të shumta por nga mungesa e hapsirës dhe përqendrimit në temë do të përmendim vetëm disa më të rëndësishëm. Në perandorinë romake si bazë fillestare ekzistonte regullimi farefisnorë ( të ndarë në fise ) dhe secili i përkiste fisit të vet, pra fillimisht ndarja ishte farefisnore, me çrast fiset ishin të përbëra nga familje patriarkale, në krye të së cilave qëndronte një PATER. Dhjetë fise përbënin një vllazëri, ndërsa dhjetë vllazëri përbënin një bashkësi fisnore apo TRIBA. Popullatën e përbenin njerëz të lirë dhe jot ë lirë. Të lirët ndaheshin në Patricë dhe Plebejcë, dallimi mes tyre ishte se Patricët gëzonin autoritet të lartë dhe të gjitha privilegjet, që është më e rëndësishmja se ata mernin të gjitha vendet me rëndësi për udhëheqjen e shtetit. Analogjia e këtij regullimi njëherësh shoqërorë e më pastaj edhe shtetërorë mes këtyre dy ,,Imperive,, vërehet në kategorizimin e njerëzve në të lirë dhe jo të lirë, e më pastaj edhe në vetë grupin e të lirëve në Patricë dhe Plebejcë. Në Maqedoni, posaqërisht në kohën e tanishme ky fenomen vërehet, dhe se ndarja në qytetarë dhe bashkësi të privilegjuara dhe të pa privilegjuara haset në çdo segment të ushtrimit të posteve të rëndësisë së veçantë për udhëheqjen e shtetit. Ndarja në Patricë dhe Plebejcë, kam përshtypjen se ju asocion në ndarjen mes pjestarëve të bashkësisë maqedonase dhe asaj shqiptare, pa dyshim se nuk gaboheni duke marë parasyshë se ata, Patricët janë për gjithçka dhe se kariera e tyre e përfaqësimit institucional është e pakufizuar , kurse e Plebejcëve, pa dallim aftësive dhe ngritjes profesionale megjithatë ka kufi, dhe se përtej kufive është zona e ndaluar që është zonë ekskluzive e Patricëve. Të përmendim disa shembuj, me çrast edhe do vijmë deri tek përfundimi se mëgjithatë ndarja ekziston për sa i përket gëzimit të privilegjeve dhe ushtrimit të pushtetit. Në historinë e pluralizmit të Maqedonisë që nga fillimi e deri me tash, nuk ka patur rast të kalohet zona e ndaluar, dhe të pushtohet hapsira që tash për tash akoma është tabu. Njëherësh të marim e t’i analizojmë tri postet udhëheqëse shtetërore, atë të Kryetarit të shtetit, Kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit. Këta tri poste të rëndësisë së madhe asnjeherë s’kanë qenë nën udhëheqje të Plebejcëve, nga shkaku se ata s’janë të privilegjuar dhe se ky benefit i takon klasës tjetër. Ky pra ishte eshalloni apo shkalla e parë e gradimit të funksioneve për nga pasha dhe roli që ata luajnë në udhëheqjen e shtetit. Po të zbresim edhe më poshtë, çdo kund do e vërejmë këtë segregim dhe kufizim që u bëhet plebejcëve në rastin konkret shqiptarëve. Pjestarë i fisit të plebejcëve, poashtu s’ka ndodhur të jetë; ministër i punëve të brendëshme, ministër i punëve të jashtme, ministër i mbrojtjes, komandant i shtatmadhorisë, drejtor i drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, drejtor i entit statistikorë, drejtor i fondit për sigurim shëndetësorë, drejtor në drejtorinë për dogana, drejtor në drejtorinë për të hyra publike, dhe të tjera organe dhe drejtori që udhëheqja bëhet e parealizueshme nga shkaku se ajo është e drejtë ekskluzive dhe e patjetërsueshme, në një farë mënyre e garantuar për pjestarë të Patricëve. Ky ishte vetëm një segment ku mund të vërehen ngjajshmëritë mes dy sistemeve edhe pse të largët në kohë, megjithatë të ngjashmëm për nga mënyra e ushtrimit të pushtetit, ndarjes së qytetarëve në shtresa, liritë, si dhe nga mënyra e ndarjes së privilegjeve. Aspekt tjetër që duhet potencuar si ngjajshmëri se në Perandorinë romake, në periudhën më të vjetër, me të ka udhëhequr Mbret i cili njëkohësisht ishte gjyqtar suprem, klerik, dhe komandonte me ushtrinë. Konsideroj se tash më është ë qarte, se pse ushtria përdoret, si dhe nga kush, pse vendimet e gjyqësorit nga ,,mbreti,, aspak nuk përfillen, dhe se përfundimisht pse ndodhin situata të tilla ku shekularizmi i shtetit vihet në pikpyetje. Fytyra e vërtetë e ,,mbretit maqedonas,, më qarte mund të ilustrohet në përurimet apo gurthemelet që i vë kryeministri i cili aty paraqitet në të tri rolet; si mbret, si klerik dhe si gjyqtar suprem. Për të mos mbetur borxh ndaj lexuesve do theksojmë edhe një fakt, që ka të bëjë me projektin ,,Shkupi 2014,, e ai është pikërisht stili antik, gjithnjë duke i’u përshtaur apetiteve, shijes dhe lukut të mbretit.