Pas aktit historik të shpalljes së Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut më 10 Dhjetorë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ftoi të gjitha shtetet, që ta shpallin tekstin e Deklaratës, të përpiqen ta përhapin, ta shpjegojnë, sidomos në institucionet edukative, pa marë parasyshë statusin e tyre juridik e politik. Përskaj kohës së gjatë nga shpallja e kësaj Deklarate, e njejta në shtete të ndryshme, akoma është në fazën fillestare të implementimit dhe praktikimit të sajë në praktikë. Kjo periudhë që nga shpallja e deri më sot mund të karakterizohet si periudhë ku të drejtat e njeriut filluan të njihen si vlera të përbashkëta të njerëzimit, por njëkohësisht edhe i shkeljeve më barbare të të njejtave. Nga vetë Deklarata, dhe nga natyra apo fryma e sajë, në fokus të vëmendjes vihet njeriu, kurse nga ana tjeter si promotor, realizues apo garantues i të drejtave vihet shteti, i cili në disa raste është edhe dhunuesi më i madh i po të njejtave liri dhe të drejta. Kjo hyrje, në njëfarë mënyre ky relacion ,,njeri-shtet dhe mes tyre të drejtat,, ishin pikërisht arsyet, për të pasqyruar edhe realitetin tonë, në të cilin edhe jetojmë. Andaj si parakusht apo bazament i gëzimit të të drejtave të njeriut mbetet Deklarata, e cila shërben si udhërëfyes dhe e cila përmes Ligjeve pozitive, të shteteve përkatëse edhe vihet në funksion të jetësimit të sajë në praktikë.

Kur jemi tek relacioni, individ-shtet dhe i respektimi i të drejtave, nëse marim shembullin e Maqedonisë, konstatimi i përgjithshëm është se edhe përskaj përkushtimit dhe zotimit të sajë, megjithatë të drejtat dhe liritë e njeriut akoma janë të diskutueshme, apo pjesërisht të realizueshme. Pasi roli i shtetit nuk konsiston vetëm me atë të respektimit të të njejtave, por njëkohësisht edhe detyrim parësorë paraqitet, ndërmarja e veprimeve për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat. Realiteti maqedonas, i realizimit të të drejtave është i ndërvarur si rrjedhojë e gëzimit të të njejtave nga një grup i caktuar, i kushtëzuar nga një grup tjetër i caktuar, edhe pse sipas Kushtetutës dhe Ligjeve ekzistuese një gjë e tillë nuk parashihet, por megjithatë është evidente. Këtu mund të radhiten e drejta politike, e drejta për arsim, e drejta për kuturë, e drejta sociale, e të tjera të drejta që s’janë të realizueshme për të gjithë qytetarët njësoj. Deklarata obligon shtetet që në fokus të vëmendjes të ketë faktorin njeri dhe të drejtat e tij vetëm si i tillë, e jo nga prizmi, kohorë, etnik, fetarë, e të tjera veçori që njerëzit i bëjnë të mos jenë krejt të ngjajshëm.

 Kjo veçori, e kategorizimit, e ndarjes që lirisht mund të thuhet edhe e eksplloatimit të një grupi nga një grup tjetër, më së miri vërehet në Maqedoni. Kjo ndarje, njëherësh edhe shkelje e të drejtave të njeriut bëhet nga vetë shteti në formë sistematike, të kontrolluar dhe përmes kampanjave të shtrejta, të sponzoruara me mjete buxhetore. Ky përcaktim bie ndesh me parimet e Deklaratës e cila pos tjerash obligon shtetet që ta përhapin dhe të shpjegojnë tekstin e Deklaratës, edhe atë gjithnjë në frymën e tolerancës, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Të përkujtojmë disa nga nenet e kësaj Deklarate, dhe njëkohësisht të bindemi se megjithatë parimet e së njejtës, në Maqedoni ende paraqesin sfida për tu përballur. Më saktësisht neni ( 2 ) thotë; Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh sa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetarë, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes apo tjetër.

 Pastaj neni ( 5 ) është decid dhe  thotë; Asnjëri nuk duhet t’i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzorë ose poshtërues. Ky nen në esencë përbën edhe thelbin e Deklaratës, dhe pikërisht nëse analizohet me vëmendje realiteti ynë objektiv i tanishëm, s’duhet mend shumë që të konstatohet se pushteti aktual, paraqitet si shkelësi më i madh i dinjitetit njerëzorë. Ky degradim nënçmues madje bëhet para opinionit më të gjërë edhe atë me gjirime publike, me pranga në duar, burgime spektakulare, dhe shqiptime të masave drakonike të vuajtjes së dënimeve, përmes bastisjeve, dhe sjelljes ç’njerzore të ushtruesve dhe zbatuesve të Ligjit, gjithnjë nën pretekstin e mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve. Kur jemi te ky nen medoemos duhet sqaruar edhe argumentin kryesorë që bën dallimin mes të drejtave, e ajo është gjykueshmëria  ( Justiciability ), apo më mirë thënë mundësia e gëzimit të të drejtave përmes ndihmës së gjykatës. Për atë se sa të drejtat edhe kur cënohen, mund të bëhen të realizueshme përmes gjykatave, konsideroj se përgjigjja është në Rekomandimet e Komisionit Europian, për reformim, paanshmëri, dhe gjykim pa ndikime politike. Me fjalë të tjera shkeljet e të drejtave s’ka se si të ndalohen, pasi shkelës i drejtpërdrejtë paraqitet shteti ( ekzekutivi ) i cili me ndikimin e vet që ushtron ndaj gjyqësorit e bën të paaritshme mundësinë që të drejtat të mbrohen të paktën në instancën e fundit, atë të gjykueshmërisë. Deklarata gjithsejt numëron 30 nene, dhe secili prej tyre regullon një sferë të vecantë, dhe secili për rethanat tona është i diskutueshëm, sikurse edhe neni ( 21 ) pika 2 e që thotë; Secili ka njëlloj të drejtë të hyjë ( inkuadrohet ) në shërbimet publike në vendin e vetë.

 A thua ky nen vlenë edhe për shqiptarët dhe inkuadrimin e tyre në udhëheqjen e shtetit dhe ushtrimit të posteve të rëndësisë së veçantë. Përgjigjja është  ,,NUK VLEN,, dhe se kjo ndodhë pikërisht nga përkatësia etnike. Çdo tentativë tjetër për t’u arsyetuar do ishte e kotë. Këtë artikull do e përfundojmë me nenin e fundit të Deklaratës e cila përbën dokumentin e parë ligjorë të njohur nga një numër i madh shtetesh, i cili thotë; ,,Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi, për të kryer çfardo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë,,.