Nga Enver Loki-Dikush me plot të drejtë do të më pyeste se pse e bëj këte akuzë ndaj vetvetes? Këtë postulat do të mundohem ta shkoqis me disa shembuj personal, ku edhe ju të nderuar lexues, me siguri do të me jepni të drejtë në konstatimin tim.
Unë si shume mergimtare tane, pas 15 vitesh mergimi, kam vendosur të kthehem në atdhe në nje pushim njëvjetor, me ambicie për t’u integruar këtu. Me të informuar qëllimin tim, shumë dashamirë filluan të më thërrasin si i çmendur, idealist e ku ta di se çfare.
Më thonin që unë s’do të mund ta bëj këtu dhe se unë nuk mund të përshtatem rrethit këtu në këtë shoqëri, e shumë gjëra tjera negative. Ajo që mua më tepër më bëri përshtypje për të shkruar këtë shkrim jane shembujt ne vijim.

Njerin nga femijtë e mi doja ta rregjistroj në shkollë. Fillova të kontaktoj ca drejtorë të disa shkollave fillore për t’u informuar për mundësitë e kyçjes së fëmijëve këtu. Drejtorët nuk ishin në gjendje të më informojnë se në ç’kohë do të fillojë paralelja në fjalë. Çudi e kaluar çudisë. Habitem se si është e mundur një drejtor/e të mos ketë dijeni për institucionin që ai/ajo drejton?

Terthorazi mësoj se edhe drejtorët e ngratë qenkan në hall nga intervenimet e kryebashkiakëve/politikanëve për nxjerrjen dhe futjen e punëtoreve të arsimit edhe atë pak ditë para fillimit të mësimit, pa mos harruar tragjeditë familjare që krijohen në anën tjetër të humbësve. Stres i madh, pasi nuk shikohet kualifikimi, por animi politik.

Për këtë arsye e kuptoj gjendjen e tyre të mjerrë. Shtrohet pyetja se kush e paguan këtë çmim, të cilat sistemet tona krijojnë?
Rasti i dytë me rradhë ka të bëjë me femiun tjetër, të cilin vendosa te çoj në kopsht të fëmijëve me qëllim të shoqërimit me fëmijë tjerë aty. Ç’të shoh aty? Futem në dhomë afër 30 m2, aty janë futur diku afër 20 femijë, të gjorë do të thoja ku për to përkujdesen dy punonjës (një mesuese dhe një edukatore). Nuk po futem këtu në kualifikimet e punonjësve (këtë le ta bëjë udhëheqja e institucionit), pasi ato dukeshin zonja të ndershme dhe për ato s’kam koment.
Koment kam për mënyren e organizimit të këtyre institucioneve. Paramendojeni se si mund të jetë për neve të rriturve të rime mbyllur në një dhomë, pa pasur mundësi të vrapojmë në natyrë e të thithim ajër të paster, pa pasur mundësi të bejme pak zhurmë. Shkurt – mbyllur në dhomë të errët, si në një institucion për të çmendur?

Për oborret e këtyre institucioneve s’do flas shumë se ato s’kanë koment – bëjeni një xhiro andej dhe do të shifni vetë se si duken ato.
Për këtë gjendje kush mban përgjegjësi apo do pyesja ndryshe – kush interesohet për gjendjen e kopshteve dhe çerdheve?  Shtrohet pyetja se kush e paguan këtë çmim të cilët sistemet tona krijojnë?
Të kthehemi pak tek te rriturit. Fusha e Pollogut, dikur furnizues i ish-Jugosllavisë me perime e gjëra tjera bujqësore. Po të sodisësh Pollogun do të vijë për të qare pasi ka ngelur i shkrete si njeë nuse e vejë.
Për një punë të vogël isha në Strumicë. Ç’të sho rrugës për atje, Maqedonija lindore kishte sistem vaditjeje qe i ngjante sitemit Zviceran – shumë mirë për ata – bile bujqit e lindjes bëjnë konkurrencë bujqëve shqiptarë. Ndërsa neve s’na mbetet të bëjmë tjetër përpos të vajtojmë lokaleve.

Mos të futem në rastin e plehrave që dikur digjeshin tek stacioni i trenave të Tetovës, ku ndërhyrja e bashkqytetarëve maqedonas na shpetoi nga tymi. Poashtu s’duhet haruar, që po këta bashkëqytetarë, të cilët përseri nderhynë per ndaljen e dhunës në gjimnaz (ndoshta edhe diku tjetër) – atyre publikisht ju falënderohem se ne shqiptaret, ende “selakë” jemi.

Gjendjen e pleqve, pensionet dhe mundesitë e tyre për ta kaluar një jetë të denjë e me respekt, si janë? Interesohet dikush për këta?
Si perfundim, ti kthehem postulatit tim, se ne “selakë” jemi. Me këtë dua të them se ne jemi njerez klanesh dhe ne vetë i mbajme gjallë këto klane, këto mentalitete. Njerëzit të cilët nuk interesohen për fëmijtë e tyre, njerëzit të cilet nuk interesohen për vetveten dhe njerëzit të cilët nuk interesohen për pleqtë e tyre, s’di se ç’njerëz janë?

Ne nuk lypim llogari nga askush, ne nuk protestojmë sikur “Vetevendosja”. Ne nuk duam të protestojmë për gjendjen tonë të mjeruar. Ne duam vetëm fshehurazi të flasim për gjendjen. Jemi mësuar të tjerët te bëjnë diçka për ne, e unë vet s’do flasë kundër shokut tim, farefisit tim apo dikujt tjetër i imi, i cili mban pergjegjësinë për diçka –  se do prishim muhabetin.

Ne kështu do vazhdojmë duke thënë “haj se del një Superman e na rregullon punët tona, ndersa koha ikën e nuk kthehet më. Shkurt, ne shqiptarët në pergjithësi kemi mentalitet katundarësh, ku c’dokush e njeh njëri-tjetrin dhe askush s’do te prishet me askënd, bile edhe në çështje shumë delikate si më lartë.

Po e përfundoj me një thënie të Harry Ford: Planifikoje jetën tende, se po s’e bëre ti këtë, te tjeret do ta planifikojnë për ty.