LUFTËNXITËS NUK JANË SHQIPTARËT, POR SLLAVO-GREKËT!
Vera DUSHI
Në një emision të datës 3 shtator 2010, Kanali 5 sllavo-maqedonas prezantoi një interviste me Kryetarin e “Kongresit Botëror Maqedonas”, Teodor Petrov, i cili tha se Platforma e Shqipërisë Natyrale nxit luftë.
Nuk është ashtu! Shqipëria Natyrale nuk nxit luftë, sepse ofron bisedime, dialog. Dialogu nuk është luftë. Demokracia nuk ka tabu, në demokraci mund të flitet për gjithçka. Shqipëria Natyrale është varianti më i moderuar i ribashkimit të trojeve shqiptare.
Shqipëria s`ka dëshirë të prish paqen Evropiane dhe Botërore por ka dëshirë që t`ketë paqe në Evropë dhe në Botë si dhe Shqipëria dëshiron që t’i jepet fund çështjes së saj një herë e mirë gjithmonë duke e përkrahur vullnetin e popullit të saj.
Luftënxitës janë ata që nëpërkëmbin të drejtat e shqiptarëve e jo shqiptaret te cilët kërkojnë të drejtat e tyre natyrale të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare.
Luftënxitës janë ata që kanë kolonizuar dhe pushtuar tokat shqiptare dhe e mbajnë popullin shqiptar me dhunë dhe terrorizëm shtetëror nën thundrën e tyre.
Shqipëria Natyrale është natyrale dhe si çdo gjë natyrale është edhe e paqtë. Veç kur bëhet denatyralizimi i saj krijohen rrethana jostabiliteti dhe luftënxitjeje.
Denatyralizimi ka sjellë luftëra, sepse shqiptarët kurrë nuk janë pajtuar me robërinë kurrën e kurrës dhe Ballkani ka mbetur një fuqi baruti. Nëse dialogu demokratik i tremb sllavët, atëherë imagjinoni të dashur lexues si po i tremb pushka…!
Sllavët janë mësuar që dialogu me shqiptarët të bëhet nga lartë poshtë, në mënyrë jo të barabartë, por sipas parimit urdhërues – respektues të urdhrave. Ata janë të mësuar më bashkim-vëllazërimin, që politikanët shqipfolës po e praktikojnë, se po u thonë amin në çdo urdhër sllavëve…
Prandaj i tremb dialogun e barabartë me shqiptarët, se po të bisedojnë në mënyrë të barabartë me shqiptarët, do të duhej të pranonin se trojet shqiptare janë të kolonizuara dhe se ata duhet të tërhiqen me bishtin në shalë prej tokave shqiptare!
Do të duhej të pranojnë se nuk ka komb maqedonas, se “shteti” i tyre është artificial dhe kolonial, dhe se në të shqiptarët ende janë qytetarë të rendit të dytë!
Konfiguracioni i tanishëm i Ballkanit është luftënxitës. Serbia dhe Greqia janë të stërmajmur me territor shqiptar, në mes të tyre qëndron një “shtet” sllavo-maqedonas artificial dhe kolonial.
Veç nëpërmjet krijimit të Shqipërisë Natyrale, Bullgarisë Natyrale, Kroacisë Natyrale, pse jo edhe të Serbisë Natyrale mund të arrihet paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar
Gjilan (Shqipëri Etnike), 8 shtator 2010