Sabri Godo:Ahmeti s’duhet ta ulë qafën para Gruevskit
“Kalohet në një acarim të atillë sa duket sikur të nesërmen këta, ta them kështu me fjalë të thjeshta, do të vriten me njëri tjetrin. Ç‘dobi nxjerrin nga kjo? Ky nuk është më një konkurrim se cila parti do të tërheq më shumë elektorat por kjo kthehet në një ndeshje personale ndërmjet bajlozëve, që njëri më në fund duhet të vdes. Kjo nuk është një politikë normale. Kjo nuk u bën mirë kurrsesi shqiptarëve të Maqedonisë”, thotë Godo
Intervistoi : Naim VRENEZI
Në moshën 13 vjeçare merr pushkën dhe u bashkëngjitet brigadave antifashiste në luftën kundër okupimit italian. Lufta e sjell në Bosnjë, Mal të Zi, në Ohër, plaga e marrë i ka lënë shenjë nga lufta e shtatë dekadave më parë. Me të njëjtin guxim, vazhdon luftën edhe në paqe. Sinqeriteti i tij, shkrimet e tij shpesh e vendosin në siklet diktaturën, por edhe përskaj dënimeve vazhdon të veproj ashtu siç mendon. Në vitin 1992 nuk pranohet në PD dhe formon Partinë Republikane. Ky është Sabri Godo, një ndër ikonat e politikës shqiptare. Njohësi i shkëlqyer i rrethanave ballkanike, këtë radhë flet për zhvillimet politike në Maqedoni, për të arriturat e luftës së vitit 2001, për zënkat e bezdisshme të politikave shqiptarë, për koalicionin…
Zoti Godo, si e vlerësoni situatën politike në Maqedoni?
Sabri Godo: Me dy fjalë do të thosha është një situatë shqetësuese, sidomos për sa i takon palës shqiptare. Tani atje këto parti duhet te konkurrojnë me njëra-tjetrën në me ç’rast ajo lojë shpesh herë kalon në acarime të tilla që fillojnë e bëhen brutale dhe të panevojshme, për të mos thënë të dëmshme. Shqiptarët në tërësi tani në Maqedoni kanë problemin e zbatimit rigoroz të Marrëveshjes së Ohrit, që u jep të drejtën e popullit bashkëqeverisës dhe që ishte një fitore e madhe që u arrit në bazë të përpjekjeve të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të luftës që bënë. Por, në çështjet e mëdha që kanë të bëjnë le të themi me bashkëqeverisjen, me arsimin, me lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në tërësi, partitë shqiptare duhet të qëndrojnë së bashku. Tani, unë nuk dua të marr rolin e njeriut që jep këshilla të mëdha nga lart, por ky është realiteti i gjërave atje. Kalohet në një acarim të atillë sa duket sikur të nesërmen këta, ta them kështu me fjalë të thjeshta, do të vriten me njëri tjetrin. Ç‘dobi nxjerrin nga kjo? Ky nuk është më një konkurrim se cila parti do të tërheq më shumë elektorat, por kjo kthehet në një ndeshje personale ndërmjet bajlozëve, që njëri më në fund duhet të vdes. Kjo nuk është një politikë normale. Kjo nuk u bën mirë kurrsesi shqiptarëve të Maqedonisë. Unë kam parë edhe në rast kur janë bërë zgjedhjet atje, me ç’rast shqiptarët ishin denoncuar si pjesa e elektoratit që dëmtoi zgjedhjet. Kjo është e rëndë, është e papranueshme. Gjithnjë kam qenë për atë që këta mund të kundërshtojnë njëri-tjetrin, secili të shpall programin e vetë dhe ta mbajë, ta mbrojë programin e vet, të jenë vazhdimisht në garë… Por, duhet herë pas here të takojnë njëri tjetrin, të pinë çaj dhe të flasin si njerëz që ndjejnë përgjegjësinë që kanë marrë mbi vete. Do të thotë, të jenë përfaqësia politike, të jenë zëdhënësit e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të shikojnë se cilat janë pikat në të cilat duhet të qëndrojnë së bashku. Me sa shohë unë, atje partia politike që është në opozitë atakon me të gjitha mjetet ngandonjëherë dhe me mjete të ulëta partinë që është në pushtet. Nga ana tjetër, partia që është në pushtet ngandonjëherë do të pësojë ndonjë komprometim për shkak të të qenurit në qeveri dhe nuk i kursen nga ana vetë mjetet për të asgjësuar kundërshtarin. A është politika instrument për të asgjësuar kundërshtarin apo për të qenë në një garë sportive? Këtë zgjedhje ende nuk e shoh të jetë bërë në Maqedoni, të ketë hyrë në këtë shtrat politika atje dhe kjo më shkakton një keqardhje mua dhe besoj gjithë shqiptarëve.
Zoti Godo, Shqipëria bëri dy vite që është anëtare e NATO-s ndërsa Maqedonia për shkak të problemit të emrit që ka me Greqinë ngeli jashtë NATO-s, jashtë Bashkimit Evropian. Si e shihni Maqedoninë jashtë këtyre dy strukturave aq domethënëse për ekzistimin e një shteti? Si e shihni Maqedoninë dhe shqiptarët aty?
Sabri Godo: Jashtë Maqedonisë asnjë nuk e kupton se si mund të ndodh që një shtet të ndalë përparimin e vet drejt disa objektivave që i ka caktuar vetes vetëm për një shkak, për një sebep, të një gjëje të vogël, se çfarë tabele do të vërë te dera. Më duket se zoti Gruevski loz fortë me këtë kartën e nacionalizmës, praktikisht i ka sjell një dëm Maqedonisë. Vendet rreth e qark si Bullgaria, Rumania, Shqipëria… që të gjitha kanë hyrë në NATO. NATO është organizëm politik që të garanton sigurinë e jashtme dhe të ndihmon për zhvillimin e jashtëm, të hap rrugën deri te komuniteti evropian… Ka shumë gjëra që i sjellin dobi një vendi që është anëtar i NATO-s. Gruevski e ka ndaluar këtë. Preteksti i emrit, siç thash, jashtë nuk funksionon, nuk e pranon njeri, se një kompromis, një lloj formule do të mund të gjendet, për shembull ku di unë, Maqedonia e Veriut, apo… të tëra variantet janë rrahur e janë diskutuar. Duket se asnjëra nuk bën për zotin Gruvski. Ndoshta edhe Greqia ka pjesën e vetë në këtë, nuk mund të themi se fajtor kryesor është vetëm kryeministri aktual i Maqedonisë. Por ai, po të dojë e zgjidh këtë, brenda një gjysmë ore. Të mbetet jashtë Paktit të Atlantikut, të ketë një konflikt të hapur me Greqinë që është dhe do të jetë gjithnjë një fqinj i afërt dhe në marrëdhënie intensive, ka një tregti që ngre peshë për Maqedoninë, lëvizja e mallrave dhe e njerëzve ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Të gjitha këto pengohet dhe ndjehen keq.
Pikërisht për shkak të të qenurit jashtë strukturave euroatlantike ky muaj, pra muaji nëntor në Maqedoni quhet nëntor i protestave. Protestojnë partitë opozitare shqiptare, protestojnë organizatatat joqeveritare…Ndërkohë subjekti politik që është në koalicion me Gruevskin, me çdo kusht bën pjesë në qeveri, pra kësaj qeverie që Maqedonisë thatë se ia bllokon anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Si e vlerësoni ju pjesëmarrjen e BDI-së në qeveri?
Sabri Godo: Më parë, lidhur me anëtarësimin në NATO, doja të shtoja dhe këtë gjë. Nuk e di se sa qëndron por mund të ketë ndikime të jashtme. Që të jem i hapur, unë nuk besoj se Rusia do ta brohoriste hyrjen e Maqedonisë në NATO. Mund të jetë edhe kjo që e bën Gruevskin të ndjehet i ngurtë në pozicionin e vet. Tani vij te pyetja juaj. Unë e kam mik Ali Ahmetin, e kam takuar dhe e takoj shpesh. E respektoj për atë që ka bërë, por lidhur me këtë hyrjen ose jo në NATO të Maqedonisë, zgjidhjen ose jo të emrit, unë do t’i thosha se duhet të mbaj një qëndrim të qartë. Ai nuk mund të heshtë për shkak se është në koalicionin qeveritar, të ulë qafën dhe ta pranoj këtë gjë. Ai duhet të shfaq kundërshtimi e tij të hapur dhe të thotë që për të mirën e Maqedonisë, për mbarëvajtjen e saj si shtet, duhet medoemos të zgjidh problemin e emrit deri në fund të vitit, apo le ta zgjidh për Krishtlindje. Me fjalë tjera, t’u jap këtë lajm të madh maqedonasve, t’i çlirojë nga kjo barrë që i kanë dhënë vetes dhe ky, sipas meje, duhet të jetë edhe qëndrim i Ali Ahmetit. Dhe, me sa di unë ai, nuk është i një mendjeje me kryeministrin në këtë pikë. Ai kërkon që kjo të zgjidhet, por këtë duhet të gjej mënyrën t’ua thotë anëtarësisë së vet, elektoratit të vet dhe gjithë shqiptarëve që jam kundër kësaj politike ultra-nacionaliste që është ngritur mbi një grindje pa kuptim dhe që nuk duhet të ekzistojë.
Por, duke qëndruar në qeveri a nuk e legjitimojnë në njëfarë mënyre, këtë politike që thatë më parë se zhvillon zoti Gruevski, politikat e tij anti-NATO dhe anti-BE?
Sabri Godo: Unë sapo thash se Aliu duhet të bëj një zgjedhje. Unë nuk do të këshilloja atë të dalë nga qeveria sepse, sipas meje, ai shtet mund të funksionojë vetëm në rast se njëra nga partitë shqiptare që ngre peshë, që përfaqëson realisht elektoratin është në qeveri. Jo të gjithë shqiptarët të jenë në opozitë se krijohet njëfarë antagonizmi me baza etnike, krijohet pasqyra se shqiptarët janë në opozitë kurse maqedonasit udhëheqin. Medoemos njëra parti shqiptare duhet të jetë në qeveri, duke u bazuar gjithmonë në rezultatin që arrin në zgjedhje. Lidhur me hyrjen në NATO, tani Aliu duhet të thotë që: Unë nuk pajtohem me kryeministrin Gruevski lidhur me qëndrimin që mban ai për zgjidhjen e këtij konflikti me Greqinë, jam kundër, jam për zgjidhjen e problemit të emrit, është më e pakta që mund të bëjë. Në rast se nuk do të mund të bëjë një deklarim të tillë, atëherë nuk i mbetet vetëm të dalë nga qeveria. Por, kjo do të krijonte me të vërtetë një lloj destabiliteti politik në Maqedoni.
Po të dojë Gruevski e zgjidh emrin për gjysmë ore
Jashtë Maqedonisë asnjë nuk e kupton se si mund të ndodh që një shtet të ndalë përparimin e vet drejt disa objektivave që i ka caktuar vetes vetëm për një shkak, për një sebep, të një gjëje të vogël, se çfarë tabele do të vërë te dera. Më duket se zoti Gruevski loz fortë me këtë kartën e nacionalizmës, praktikisht i ka sjell një dëm Maqedonisë. Vendet rreth e qark si Bullgaria, Rumania, Shqipëria… që të gjitha kanë hyrë në NATO. NATO është organizëm politik që të garanton sigurinë e jashtme dhe të ndihmon për zhvillimin e jashtëm, të hap rrugën deri te komuniteti evropian… Ka shumë gjëra që i sjellin dobi një vendi që është anëtar i NATO-s. Gruevski e ka ndaluar këtë. Preteksti i emrit, siç thash, jashtë nuk funksionon, nuk e pranon njeri, se një kompromis, një lloj formule do të mund të gjendet, për shembull ku di unë, Maqedonia e Veriut, apo… të tëra variantet janë rrahur e janë diskutuar. Duket se asnjëra nuk bën për zotin Gruvski. Ndoshta edhe Greqia ka pjesën e vetë në këtë, nuk mund të themi se fajtor kryesor është vetëm kryeministri aktual i Maqedonisë. Por ai, po të dojë e zgjidh këtë, brenda një gjysmë ore.
Rusia dhe integrimi i Maqedonisë në NATO
Më parë, lidhur me anëtarësimin në NATO, doja të shtoja dhe këtë gjë. Nuk e di se sa qëndron por mund të ketë ndikime të jashtme. Që të jem i hapur, unë nuk besoj se Rusia do ta brohoriste hyrjen e Maqedonisë në NATO. Mund të jetë edhe kjo që e bën Gruevskin të ndjehet i ngurtë në pozicionin e vet.
Ahmeti s’duhet ta ulë qafën para Gruevskit
Unë e kam mik Ali Ahmetin, e kam takuar dhe e takoj shpesh. E respektoj për atë që ka bërë, por lidhur me këtë hyrjen ose jo në NATO të Maqedonisë, zgjidhjen ose jo të emrit, unë do t’i thosha se duhet të mbaj një qëndrim të qartë. Ai nuk mund të heshtë për shkak se është në koalicionin qeveritar, të ulë qafën dhe ta pranoj këtë gjë. Ai duhet të shfaq kundërshtimi e tij të hapur dhe të thotë që për të mirën e Maqedonisë, për mbarëvajtjen e saj si shtet, duhet medoemos të zgjidh problemin e emrit deri në fund të vitit, apo le ta zgjidh për Krishtlindje. Me fjalë tjera, t’u jap këtë lajm të madh maqedonasve, t’i çlirojë nga kjo barrë që i kanë dhënë vetes dhe ky, sipas meje, duhet të jetë edhe qëndrim i Ali Ahmetit. Dhe, me sa di unë ai, nuk është i një mendjeje me kryeministrin në këtë pikë.
1- Unë kam parë edhe në rast kur janë bërë zgjedhjet atje, me ç’rast shqiptarët ishin denoncuar si pjesa e elektoratit që dëmtoi zgjedhjet
2- Jashtë Maqedonisë asnjë nuk e kupton se si mund të ndodh që një shtet të ndalë përparimin e vet drejt disa objektivave që i ka caktuar vetes vetëm për një shkak, për një sebep, të një gjëje të vogël, se çfarë tabele do të vërë te dera
3- Lidhur me hyrjen në NATO, tani Aliu duhet të thotë që: Unë nuk pajtohem me kryeministrin Gruevski lidhur me qëndrimin që mban ai për zgjidhjen e këtij konflikti me Greqinë, jam kundër, jam për zgjidhjen e problemit të emrit
4- NATO është organizëm politik që të garanton sigurinë e jashtme dhe të ndihmon për zhvillimin e jashtëm, të hap rrugën deri te komuniteti evropian…