Parlamenti i RM-së, laborator ku dalin ligje antishqiptare
Partia Demokratike Shqiptare përmes një konference për shtyp reagoi ashpër lidhur me votimin e Ligjit nga maxhoranca për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni.
“Dje më 30 nëntor 2010 në këtë godinë që disa e quajnë parlament, kurse për shqiptarët në Maqedoni nuk paraqet asgjë tjetër por një laborator ku prodhohen e dalin ligje anti shqiptare që në ekstrem ngushtojnë të drejtat e tyre njerëzore e kolektive”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.
Ai tha se, Ali Ahmeti së bashku me 17 deputetët e tij votojë ligjin për regjistrimin e popullsisë,të cilën ligj e kontestuan dhe janë kundër të gjithë partitë opozitare e organizata joqeveritare shqiptare-me një fjalë të gjithë shqiptarët nga Likova e deri në Manastir.
“Çfarë ligësie,çfarë poshtërsie e çfarë nënçmimi dita ditës ju ofron shqiptarëve, ky grup i Ali Ahmetit , prej të cilëve do janë të shantazhuar për spiunim,do për rastet e Hagës e do tjerë për korrupsion por të gjithë këta të 18 deputet të BDI janë një shembull tipik për servilizëm e puthadorë, xhelat e vazal që shesin interesat e shqiptarëve”, shtoi Aliu.
Sipas tij, këta deputet të Ali Ahmetit të përkujton delegatët e Rrahman Morinës të cilët nën presionin e policisë së Milloshevicit votuan suspendimin e statusit të atëhershëm krahinor të Kosovës, kurse këta të Ali Ahmetit ende më zi ,votojnë ligjet antishqiptare në emër “të luftës clirimtare të 2001” “në emër “të demokracisë”.
“Dje u dëshmua edhe njëherë se vendimi i organeve partiake të PDSH-së që deputetët e saj të bojkotojnë parlamentin , ka qenë dhe është i drejtë , kundrejt këtyre të tjerëve që bëhen pjesëmarrës direkt e indirekt në këtë çmenduri nacionaliste maqedonase”, shtoi ai.
PDSH thotë se me kohë e kontestojë këtë ligj duke ofruar 10 pika të cilët do të kontribuonin në masë të madhe që regjistrimi i popullsisë në Maqedoni të jetë objektiv dhe i pranueshëm për të gjithë, por sipas tyre kjo garniturë qeveritare vazhdon me kokëfortësinë nacionaliste kuptohet me mbështetje të skajshme nga Ali Ahmeti.
“Duke patur parasysh se nuk u morën parasysh këta 10 kërkesat e PDSH ne ripërsërisim qëndrimin tonë se do ti ftojmë shqiptarët që të bojkotohet regjistrimi. Ne si PDSH në kuadër të strukturave i kemi formuar grupet që do të merren me këtë problematikë dhe varësisht prej vendimeve do të aktivizohen.
Ali Ahmeti vazhdon ta paguaje haraçin që ka ndaj MPB-së e cila me mish e me shpirt dëshiron ti binde shqiptarët se ky Ali Ahmeti dhe grupi i tij nuk janë spiun por janë “burra të mirë “, vlerëson PDSH. (INA)