image

Ekspertët mendojnë se është arsyeja për çmimin e ulët që duhet të ofrojnë kompanitë ndërtimore që të fitojnë punë nga shteti dhe institucionet publike si dhe nga investitorët privat

Kompanitë ndërtimore, gjatë garës për marrjen e tenderëve në ndërtimtari, nuk u përmbahen projekteve dhe përdorin material jokualitativ vetëm e vetëm për të kursyer.
Ekspertët mendojnë se është arsyeja për çmimin e ulët që duhet të ofrojnë kompanitë ndërtimore që të fitojnë punë nga shteti dhe institucionet publike si dhe nga investitorët privat. Ata thonë se heqja e të zgjedhurve për ndërtimin e ndërtesave të kategorisë së tretë të katërt dhe të pestë nga ana e Ministrisë për Lidhje dhe Transporte në mënyrë plotësuese do ta vë në provim ndërtimin kualitativ dhe përgjegjësinë  e vendit.

Ne javën e fundit, për shkak të erës së fuqishme dhe kohës së keqe që e kaploi shtetin, si pasojë ishin te hequra çatitë e spitaleve në Tetovë dhe Gostivar dhe disa banesa në Manastir. Fatkeqësia në Tetovë ka marrë edhe një jetë njeriu, ndërsa në fatkeqësitë tjera kishte vetëm dëm material. Para dy muajve, për shkak të mbrojtjes joadekuate, gjatë hapjes së një çatie për rikonstruim, për shkak të reshjeve të shiut ishin të vërshuara hapësirat në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

Sipas profesorit të Fakultetit të ndërtimtarisë, Tihomor Nikollovski, nuk mund të gjeneralizohen se të gjitha objektet ndërtohen në mënyrë kualitative, por është brengosës fakti se ka shumë import të materialeve jokualitative nga jashtë shtetit.

“Në interes të shtetit, që të ndërtohet në mënyrë kualitative, mendoj se nuk duhej të ndërpritet pranimi teknik. Kontrolli në shtet duhet të kryhet për t’u parë nëse është e ndërtuar sipas projektit dhe a ka qenë projekti mirë i punuar”, ka thënë Nikollovski.
Ai konsideron se shteti ka gabuar si faktor kyç për marrjen e shpalljeve publike për ta vënë çmimin në objektin.  

Ndryshe, gjatë viteve të fundit ka lulëzuar biznesi i ndërtimit, me ç’rast janë ndërtuar një numër i madh i pallateve të banimit në gati të gjitha qytetet e Maqedonisë. Çmimet e banesave vazhdimisht rriten si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit nga 10 e deri në 40 për qind te tregtarët dhe prodhuesit e vendit.

Maqedonia është vend me çmime të larta në tregun e patundshmërive, të cilat mund të krahasohen me çmimet e ndonjë nga metropolet evropiane. Edhe pas uljes së tatimit të vlerës së shtuar për shitjen e banesave nga 18 në pesë për qind pritej ulje e çmimeve, vetëm një pjesë e vogël e firmave e ulën çmimin e tyre. Çmimi i metër katrorit në Shkup është nga 1.000 deri 1.500 euro varësisht nga vendndodhja.  Rritje e Çmimit të metër katrorit vërehet edhe në vendet tjera si në Tetovë ku çmimet lëvizin nga 600-800 euro për një metër katror, Strugë nga 400-600 euro për një metër katror dhe Dibër nga 350-550 euro për një metër katror. (R.K.)

Nuk i rezistuan as erës

Ne javën e fundit, për shkak të erës së fuqishme dhe kohës së keqe që e kaploi shtetin, si pasojë ishin te hequra çatitë e spitaleve në Tetovë dhe Gostivar dhe disa banesa në Manastir. Fatkeqësia në Tetovë ka marrë edhe një jetë njeriu, ndërsa në fatkeqësitë tjera kishte vetëm dëm material. Para dy muajve, për shkak të mbrojtjes joadekuate, gjatë hapjes së një çatie për rikonstruim, për shkak të reshjeve të shiut ishin të vërshuara hapësirat në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.