Zjarri kaploi një pjesë të Teqesë Arabati në Tetovë
Sot rreth orës 18.00 një pjesë e Teqesë Arabati BABA në Tetovë u përfshi nga flakët. Zjarri ka filluar tek dhoma e mysafirëve e quajtur ndryshe ‘Mejdani’, menjëherë pasi ka dalë nga lutja kleriku i Teqesë, Baba Edmonmd Brahimaj. Ai deklaroi për Alsat M, se dyshon në vendosje të qëllimshme të zjarrit, pasi në dhomë nuk ka pasur asnjë qiri apo dicka tjetër që mund të provokonte flakë.
“Është djegur mejdani, faltorja e bektashive, unë para dhjetë minutave bëra një lutja dhe dola e lash të qetë, kur pamë tymin nga dera e faltores dhe u hap dera pamë që në postim ku rimë neve afër dritares u ishte vënë flaka.na vë për të dyshuar se këetu ca herë është bërë vjedhje janë lajmëru policia ndërkombëtarët tgjithë dhe sërisht vazhdojnë vjedhjet pamrëmë kan vjedh qendrën e zërit. Në faltore nuk ka pasur qiri tndezur jo jo” tha Baba Edmond Brahimaj, klerik i Teqesë Arabati Baba
Sipas autoriteteve të Teqesë, zjarrfikësit ndërhynë në kohë me dy auto-cisterna dhe shtatë punonjës të cilët luftuan që të mos përhapeshin flakët në pjesët e tjera të institucionit. Nuk dihen arsyet e zjarrit, edhe pse në shumë raste kjo Teqe ka qenë edhe shënjestër vjedhjesh nga persona të panjohur.