Kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me incidentet në Kalanë e Shkupit theksoi sot se dhuna duhet të ndëshkohet dhe dënohet.

“Çdo dhunë, pavarësisht se nga cila ana vjen duhet të dënohet. Të thirren institucionet për të zgjidhur këto çështje që janë të lidhura me dhunën. Apeloj tek të gjithë se nuk guxojnë që këto ngjarje ti shfrytëzojnë për qëllime partiake politike. Ne nuk do të lejojmë që dikush me këso ngjarje të luaj me ndjenjat e qytetarëve dhe ti shfrytëzojë për interesa private”, theksoi kryeministri Gruevski, gjatë një vizite në qytetin e Prilepit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Read More

incident kale1 Incident i rënd në kalanë e Shkupit   FOTO

Atmosfera mes dy grupeve kundërshtare eskaloj.
Disa njerëz u plagosën, ndërsa një person është therur me thikë. Ministria e Punve të Brendshme është në terren.

Sipas zëdhënsit të policisë, Ivo Koteski deri tek incidenti ka arrdhur kur dy grupet jan takuar në kala dhe kanë nisur të gjuajn me gurr, ndërsa pas intervenimit të forcave speciale gjendja është stabilizuar. Sipas tij, për momentin ka disa të arrestuar në lidhje me incidentin.

Read More

Brukseli kërcënohet se do të rikthejë vizat për Serbinë dhe Maqedoninë, në rast se nuk hartojnë strategji konkrete për zvogëlimin e flukseve të azilkërkuesve drejt vendeve të BE-së.

Read More

Janë publikuar të dhënat e para të marrëveshjes së koalicionit midis PDK , AAK dhe AKR si dhe rreth ndarjes së resoreve ministrore.

E përditshmja “Lajm” në Prishtinë sot shkruan se përpos që janë ndarë pothuajse të gjitha postet që nga presidenti e deri tek ministritë, janë caktuar pothuajse edhe të gjithë emrat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të ardhshëm. Pra, sipas këtij burimi nga PDK-ja, të mbështetur edhe nga disa burime të tjera nga po e njëjta parti, ky është kompozimi më i mundshëm. Posti i presidentit mbetet midis Jakup Krasniqit të PDK-së dhe Blerim Shalës së AAK-së, ndërsa kryetar i Parlamentit është caktuar Ahmeti Isufi nga AAK-ja.

Read More

Lëvizja për Bashkim mohon ndarjen e saj nga koalicioni me Lëvizjen “Vetëvendosje!” dhe koalicionimin me PDK-në.

Reagimi ka pasuar pas publikimit të sotëm të një shkrimi nga gazeta “Epoka e Re” , ku theksohet ndarja e dy deputetëve të LB-së nga koalicioni me “Vetëvendosje!”.

Read More

Partitë opozitare në Shqipëri kanë marrë vendim për të vazhduar protestat kundër qeverisë. Ditën e premte do të bëhen protesta në 4 qytete.

Në Shqipëri ngjarjet që ndodhën në demonstratën e 21 Janarit ku humbën jetën 3 persona sollën pas një tensionim politik në vend. Partitë opozitare të majta po përgatiten për të bërë manifestime të reja.

Ditën e premte në 4 qytete do të bëhen parakalime në heshtje. Në qendër të protestave është qeveria e koalicionit me në krye Sali Berishën.

Kërkesat e tyre janë largimi i qeverisë së koalicionit nga pushteti, vajtja në zgjedhje të parakohshme dhe hetimi i ngjarjeve të 21 Janarit në mënyrë të detajuar.

Read More
image

 Gjatë mëngjesit të sotëm në Kajro ka pasur të shtëna nga armë të zjarrit, derisa përleshjet ndërmjet protestuesve dhe mbështetësve të presidentit Hosni Mubarak, po vazhdojnë.Raportohet se tre protestues janë vrarë sot herët në mëngjes në sheshin Tahrir në Kajro.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka folur me zëvendës presidentin e Egjiptit, Omar Suleiman, për ta dënuar dhunën dhe për të kërkuar nga Egjipti, që t’i dënoj ata që janë përgjegjës.

 Dje, në ditën e nëntë të protestës, me të cilën kërkohet dorëheqja e presidentit Hosni Mubarak, pati dhunë, me ç’rast tre vetë u vranë, ndërsa së paku

Read More
image

 Mijëra njerëz sot kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Jemenit, Sana, për të kërkuar përfundimin e sundimit 30 vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh, përkundër koncesioneve të ofruara nga ai.

Raportohet se afro 20 mijë protestues janë tubuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Njëherësh, mbështetësit e presidentit, poashtu, janë tubuar në një shesh qendror të kryeqytetit Sana.

Protestat e sotme janë përshkruar si më masivet prej se ato filluan, para disa ditësh, të inspiruara nga protestat në Tinizi dhe Egjipt.

Këto protesta po bëhen megjithë deklaratën e presidentit Saleh, se ai do të largohet nga zyra, kur të përfundoj mandati i tij aktual, në vitin 2013.

Read More

Dy deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” që fituan mandatin në krah të kësaj të fundit, ende pa hyrë në Parlament, kanë vendosur t’ia kthejnë shpinën Albin Kurtit.

Në fakt, janë dy kandidatët nga Lëvizja për Bashkim që garoi në koalicion parazgjedhor me “Vetëvendosjen”. Për më tepër, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli mund të jenë edhe në qeverinë e ardhshme Thaçi.

Read More

Është pak të thuash se mbyllja e vitit që shkoi nuk ishte e mirë për shqiptarët. Dhe, si të mos mjaftonte kjo, në kundërshtim të plotë me urimin « na qoftë i mbarë ky vit », fillimi i vitit 2011 ishte edhe më i keq.
Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jetës shqiptare u prish. E kjo nuk është aspak një fjalë goje. Normalitetin e jetës e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi të gjitha njeriu vetë, kur nuk është normal. Një specie e tillë njerëzore e përfton normalitetin si diçka të huaj, madje të rrezikshme. Ndaj në rastin më të parë përpiqet ta shkallmojë atë.

Read More