Partitë opozitare në Shqipëri kanë marrë vendim për të vazhduar protestat kundër qeverisë. Ditën e premte do të bëhen protesta në 4 qytete.

Në Shqipëri ngjarjet që ndodhën në demonstratën e 21 Janarit ku humbën jetën 3 persona sollën pas një tensionim politik në vend. Partitë opozitare të majta po përgatiten për të bërë manifestime të reja.

Ditën e premte në 4 qytete do të bëhen parakalime në heshtje. Në qendër të protestave është qeveria e koalicionit me në krye Sali Berishën.

Kërkesat e tyre janë largimi i qeverisë së koalicionit nga pushteti, vajtja në zgjedhje të parakohshme dhe hetimi i ngjarjeve të 21 Janarit në mënyrë të detajuar.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur se përgjegjës për krizën politike në Shqipëri është Kryeministri Sali Berisha dhe se ata janë gati të bien në kompromis me partitë e tjera të opozitës.

Kurse Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka akuzuar Partinë Socialiste se është duke u përpjekur për të bërë grusht shteti.

Berisha është shprehur se për shkak të këtyre ngjarjeve procesi i anëtarësimit në BE ka marrë një goditje të rëndë.