Partia Demokratike e Kosovës është fituese në Mitrovicë pas rivotimit të djeshëm në të gjithë komunën. Fitorja e PDK-së është bërë publike në mesnatë nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”. Sipas rezultateve paraprake të rrjetit “Demokracia në Veprim” PDK-ja ka fituar në Mitrovicë me 47.18% e ndjekur nga LDK-ja me 22.69%, në vendin e tretë është Lëvizja Vetëvendosje me 11.55% e pasuar nga AAK-ja me 6.32% dhe FER-i me 6.04%. Të njëjtat burime kanë bërë publike dhe rezultatet paraprake në shkallë vendi. Sipas DV-së PDK-ja ka fituar me 30.85%, LDK-ja ka 26.37%, Lëvizja Vetëvendosje 13.30%, AAK-ja 10.51%, AKR-ja 8.2%, FER-i 2.63%, LDD-ja 2.20% derisa subjektet e tjera së bashku kanë 6.13%. Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht. REL
E PREMTJA E PËRGJAKSHME – TURP I KOMBIT
Popujt e vegjël që gjatë historisë nuk kanë pasur një protektor, kanë rënë:
– ose nën diktaturë;
– ose në anarki;
– ose kanë përjetuar luftë civile.
Kambanë zgjimi
Teksa dje pasdite një i ri i binte pa u ndalur “Kambanës së Paqes”, të varur në sheshin përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, pak metra më tej po zhvillohej një skenë kuptimplotë. Qytetarë të zemëruar po i rezervonin një injorim të posaçëm si të shtënave që vinin nga kordonët e ngjeshur të policisë përpara Kryeministrisë, ashtu edhe thirrjeve të dëshpëruara të deputetëve socialistë që kërkonin qetësimin e tyre. Makinave të shumta u ishte vënë flaka dhe pllakat e sheshit po shkuleshin për të organizuar një tjetër ofensivë drejt hyrjes brenda godinës totalitare të qeverisë.
Tingujt e asaj kambane mund të shërbejnë si një sinjal për të dhënë mesazhe të rëndësishme në këto ditë tragjike për Shqipërinë. Lidershipi i opozitës më në fund u zgjua dhe e pa se ka dështuar që t’u imponojë qytetarëve kauzën e vet personale. Për këtë arsye, ai u dorëzua dhe dje pamë sesi ai iu vu pas si një ndjekës i heshtur kauzës së qytetarëve. Një kauzë, që do të shohim më poshtë, krejt ndryshe nga llafollogjia shterpe e imponuar për muaj me radhë gjatë pleksjes së pseudo-lëmshit politik, ka gjithë motivimet dhe arsyet për të qenë radikale, e ashpër dhe dramatike.
Kosova lindore mes interesave ruso-amerikane
Ishte korrespondenti i njohur amerikan me prejardhje italiane Marco Markoni i Transatlantik ëireless Telegraph i cili me shumë nguti kishte vrapuar i entuziazmuar pranë dyerve të New York Times për të publikuar korrenspodencën e tij mbi ujdin që kishin arritur kapitalistët amerikan dhe ata Rusë për konstruktimin dhe ndërtimin e rrugës lundruese për lidhjen e Danubit me Detin Egje .
KRONOLIGJIA NGA 28 QERSHORI 200I TEK 21 JANARI 2011
DEMONSTRATA, nga zgjedhjet tek lufta
Askush nuk e kishte parashikuar që pas 13 vjetësh, kur të gjithë e kishim harruar anarkinë, të rikthenin fletët e zeza të historisë tonë. Por, në ndryshim nga viti 1997, kësaj radhe shërbyen zgjedhjet e 28 qershorit, të kontestuara nga opozita dhe prej refuzimit të mazhorancës për hetimin e procesit zgjedhor. Që prej mbylljes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe deri më sot janë konsumuar të gjitha mjetet për arritjen e një marrëveshje: tryezat e shumta apo darka alla krokodil, ndërmjetësimet nga kreu i shtetit, apo përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë (ambasadorë, komisionerë, eurodeputetë, etj.), bojkote institucionesh, protesta, greva urie deri në 20 ditë në bulevardin kryesor të Tiranës.
Demonstrata e dhunshme, Berisha takime me ambasadorë
Takimi i parë ishte me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili një ditë më parë e cilësoi të patolerueshme demonstratën e dhunshmePas demonstratës së dhunshme që organizoi Partia Socialiste më 21 janar, e cilësuar si një përpjekje e pastër për grusht shteti prej kryeministrit Berisha, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe forcave të koalicionit qeverisës, dhe e dënuar në unison nga faktori ndërkombëtar, kryeministri Berisha ka nsiur paradite takimet me diplomatë të huaj të akredituar në vendin tonë.
Takimi i parë ishte me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili një ditë më parë e cilësoi të patolerueshme demonstratën e dhunshme, duke deklaruar se ishte qartësisht e dëshmueshme se një grup njerëzish kishin mbërritur para godinës kryeministrore për dhunë e jo për demonstrim paqësor.
PD: Ina Rama bashkëpunëtore në puçin shtetëror
Partia Demokratike ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama se është bashkëpunëtore e kreut të PS-së Edi Rama në puçin shtetëror.
Në emër të grupit parlamentar të PD-së deputetja Mesila Doda ka theksuar se demonstrata e dhunshme e 21 janarit ishte fund e krye një grusht shteti dhe se kryeprokurorja Rama ka lëshuar urdhër-arresti për 6 gardistët në kundërshtim ne ligjin.
“Demonstrata ishte fund e krye një grusht shteti, dhe urdhri i arrestit për punonjësit e gardës pa asnjë hetim për të dërguar pas hekurave heronjtë e institucioneve ka për qëllim që të lërë ka kokë dhe mbrojtje institucionet dhe t`i hapë rrugë marrjes së pushtetit me dhunë” theksoi Doda.
PS protestën e radhës më 28 janar
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar protestën e radhës më 28 janar para Qeverisë në shenjë dënimi për dhunën qeveritare.
Ai këtë e deklaroi në ceremoninë mortore të dy viktimave të vrara në demonstratën e 21 janarit para kryeministrisë në Tiranë.
“Metodologjia” e instalimit të tiranisë
Rexhep MEIDANI
Në terminologjinë politike, tirania nënkupton një qeverisje mizore (përgjithësisht të një personi) të shoqëruar me probleme serioze legjitimiteti. Ajo synon krijimin e një varësie të gabuar midis kryepushtetarit, kryetarit apo prijësit (tiranit) si “baba kombi” dhe qytetarëve si gjoja “çiliminj” të tij. Në këtë mënyrë ushqehen gradualisht situata shqetësuese e helmuese, deri dhe patologjike, që çojnë në veprime jo demokratike apo vendimmarrje të një cilësie të ulët. Për më tepër, një e tillë, në vazhdimësi, i bën situatat qeverisëse akoma më të rënda, duke favorizuar një spirale keqësimi e përplasjeje, që nëse nuk ndërpritet në kohë, mund të çojë në një shkatërrim apo thyerje totale. Ndërsa në psikiatri, një sindromë e tillë drejtim-komandimi konsiderohet edhe si “çrregullim personaliteti” apo, në gjuhë më të thjeshtë, si “mungesë kontrolli”…
Bullgarët letër UNESCO-s kundër Maqedonisë
Një grup intelektualësh bullgar i kanë dorëzuar një peticion UNESCO-s me të cilin kërkojnë që të ndërpritet përvetësimi i gjuhës, historisë dhe kulturës bullgare nga Maqedonia.
Peticioni është mbështetur dhe bashkëorganizuar edhe nga tre intelektualë me origjinë bullgare nga Maqedonia dhe se i është adresuar sekretarit gjeneral të UNESCO-s, Irina Bokova, e cila është bullgare
