BDI ka vendosur kundër braktisjes së Qeverisë dhe kundër zgjedhjeve të parakohshme në mbledhjen e zhvilluar mbrëmë të kryesisë së ngushtë.  

Një pjesë e anëtarëve të lartë të kësaj partie kanë kërkuar që të shkohet në zgjedhje për shkak të pozicioneve të dobësuara dhe obstruksioneve nga VMRO-DPMNE brenda Qeverisë, mirëpo kreu më i ngushtë partiak i prirë nga Ali Ahmeti kanë vendosur që të mos mbështet propozimi për zgjedhje të parakohshme, bëjnë të ditur burime partiake për agjencinë e lajmeve INA.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Abdylaqim Ademi para këtij takimi deklaroi se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit dhe të qytetarëve.

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi u drejtoi sot një mesazh qytetarëve shqiptarë lidhur me situatën e fundit politike në vend.

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi sot zgjedhje të parakohshme parlamentare, me qëllim të daljes së vendit nga kriza.

“Vlerësoj se varianti më i dhimbshëm, më i qetë dhe më demokratik për të dalur nga kjo krizë është shkruaja e vendit në zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të gatshëm, por kërkojmë ndryshime në kodin zgjedhor”, theksoi Menduh Thaçi.

Read More

Mesazhi i Presidentit, i cili u është drejtuar qytetarëve, në fakt përbën një apel të fortë për politikën dhe institucionet duke kërkuar marrjen e masave konkret në lidhjet me ngjarjet e datës 21 janar.

Duke folur për situatën e krijuar në vend pas demonstratës së dhunshme, Topi ndalet dhe në respektimin e institucioneve dhe zbatimin e ligjeve. Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Topi shprehet se ligjet duhet të zbatohen edhe nga Garda e Republikës, gjë që nënkupton zbatimin e urdhër-ndalimeve të lëshuara nga prokuroria për gjithë drejtuesit e Gardës.

Read More
image

 Trefish më shumë administratë dhe trefish më shumë radhë pritjeje. Shteti qëllimisht krijon tollovinë për të stimuluar korrupsionin. Radhë të pafundme qytetarësh presin në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për të dorëzuar ose marrë dokumentet e identifikimit, radhë të pafundme presin për të marrë një dokument nga kadastra, madje paradoksi më i madh është se duhet të paguash mito për të nxjerrë dokumentet për ndihme sociale.

Analistët vlerësojnë se korrupsioni dhe mitmarrja janë e vetmja gjë “e ligjshme” që lejon Qeveria e Maqedonisë. Sipas tyre, këtu më nuk mund të flitet për korrupsion, por për një katrahurë.

Analisti Kim Mehmeti thotë se Qeveria qëllimisht e bën të ligjshme mitmarrjen dhe korrupsionin. “Nëse diçka funksionon dhe është ‘e ligjshme’ në Maqedoni, ai është korrupsioni dhe mitoja dhe kështu ushqehen, jo vetëm administrate, por edhe mjekët, gjyqtarët.

Read More
image

 Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional ka reaguar ashpër ndaj ngritjes së kishës në Kalanë e Shkupit, për të cilën pretendohet se është pjesë muzeale. “Përbuzja dhe injorimi që iu bë kulturës shqiptare në Programin vjetor për vitin 2011, dhe fillimi i ngritjes së ‘muzeut në formë të kishës’ në Kalanë e Shkupit, janë dëshmi e qartë e arrogancës ekstreme të politikanëve maqedonas dhe neglizhencës absurde të kolegëve të tyre shqiptarë në qeveri”, theksohet në reagimin e kësaj qendre. Sipas tyre, insistimi i drejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike, Pasko Kuzman, se objekti në fjalë nuk do të ketë funksionin e kishës, por do të jetë muze arkeologjik, si dhe krahasimi i këtij ndërtimi të egër me Çarshi Xhaminë e Prilepit, të shkatërruar e djegur gjatë vitit 2001, janë edhe një dëshmi se sa larg kanë shkuar në vendin tonë injoranca dhe çmenduria. “Për më shumë, kur e gjithë kjo po bëhet kinse mbi themelet e një kishe që paska ekzistuar në atë vend deri në shekullin e 14, në kohën kur vetëm disa qindra metra më tej po pamundësohet njohja e themeleve të Xhamisë Burmali dhe ngritja e sërishme e saj, e shkatërruar 85 vjet më parë”, thuhet në reagimin e Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional

Read More
image

 Sipas të dhënave të fundit të Institucionit të Avokatit të Popullit qytetarët në vend janë të kërcënuar seriozisht nga diskriminimi në të gjitha format e tij. Edhe pse deri tek institucioni i tij nuk paraqiten numër i madh i ankesave, sipas avokatit të popullit kjo ndodh për shkak se shpeshherë qytetarët nuk janë të ndërgjegjshëm se janë të diskriminuar, por edhe nga frika. Mehmeti thekson se kohëve të fundit forma më e vrazhdë e diskriminimit ndodh nëpër komuna, ku nëpunësit diskriminohen në bazë politike.
 
“Në institucionin e Avokatit të Popullit janë parashtruar ankesa dhe ne kemi arritur të konstatojmë diskriminime në disa baza, edhe fetare, nacionale, gjuhësore, por më i vrazhdë është diskriminimi politik në Maqedoni i cili lidhet me të drejtën e punës, posaçërisht sa i përket nivelit lokal. Është mirë që u miratua ligji për prevenimin e diskriminimit dhe që u formua trupi i cili do të kujdeset për realizimin e këtij ligji pasi Avokati i Popullit nuk mund të mbulonte sektorin privat në të cilin dukuria e diskriminimit është mjaft prezente” tha Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit.

Read More
Presidenti Topi pret Përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Vinçenco Palian Tiranë, 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Vinçenco Palian dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Ashtu si Berisha më herët, Topi e informoi Palian lidhur me zhvillimet në Shqipëri duke diskutuar me të për situatën më të fundit politike.

Read More
Teatri me popullinUrim Hasipi Në më shumë takime të liderëve dhe qytetarëve, nuk ka pyetje, apo nëse ka pyetje eventuale, ato janë të kurdisura që më herët për të shkaktuar erupcion në sallë. Dhe fare fare në fund, këto takime më pas do të përdoren në fushatë si spote televizive dhe liderët do të thirren se kanë qenë afër popullit. Nuk do të mund të përfundojë tekstin nëse nuk do të përmendja inferioritetin e popullit dhe heshtjen e tij gjatë këtyre tubimeve.
Zmadho pamjen,…

Read More

Tiranë, 29 Janar, NOA – Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin për tubimin homazh dje të opozitës, i cili nuk u shoqërua me dhunë, shoqëruar me deklaratën rreth saj të Partisë Demokratike si edhe kryesocialistit Rama.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ana pret drejtësi”, i cili është një reportazh i realizuar nga manifestimi homazh i opozitës dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Detajet e dorëzimit të gardistëve”, është një artikull tjetër që tregon mbi thirrjet e gardistëve nga organi i akuzës për të përfshirët në demonstratën e dhunshme.

“Zbulohen mesazhet, Edi Rama u kërcënua me atentat një natë para demonstratës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Read More