LB mohon ndarjen nga “Vetëvendosja”
Lëvizja për Bashkim mohon ndarjen e saj nga koalicioni me Lëvizjen “Vetëvendosje!” dhe koalicionimin me PDK-në.
Reagimi ka pasuar pas publikimit të sotëm të një shkrimi nga gazeta “Epoka e Re” , ku theksohet ndarja e dy deputetëve të LB-së nga koalicioni me “Vetëvendosje!”.
“Lëvizja për Bashkim deklaron se nuk ka asgjë të re qoftë në raportet me Lëvizjen Vetëvendosje! qoftë me Partinë Demokratike të Kosovë. Sa i përket koalicionit të mundshëm qeveritar, Lëvizja për Bashkim do t’i përmbahet qëndrimit të mëhershëm se nuk do të bëjë koalicion me ata që janë përgjegjës për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Kosova dhe qytetarët e saj”, thekson LB në reagimin e saj.