Janë publikuar të dhënat e para të marrëveshjes së koalicionit midis PDK , AAK dhe AKR si dhe rreth ndarjes së resoreve ministrore.

E përditshmja “Lajm” në Prishtinë sot shkruan se përpos që janë ndarë pothuajse të gjitha postet që nga presidenti e deri tek ministritë, janë caktuar pothuajse edhe të gjithë emrat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të ardhshëm. Pra, sipas këtij burimi nga PDK-ja, të mbështetur edhe nga disa burime të tjera nga po e njëjta parti, ky është kompozimi më i mundshëm. Posti i presidentit mbetet midis Jakup Krasniqit të PDK-së dhe Blerim Shalës së AAK-së, ndërsa kryetar i Parlamentit është caktuar Ahmeti Isufi nga AAK-ja.

Radhitja e kabinetit qeveritar të udhëhequr nga Hashim Thaçi spekulohet të ketë këtë përbërje.

Kryeministër – Hashim Thaçi
Zv. kryeministër – Hajredin Kuçi
Zv. kryeministër – Muhamet Mustafa
Zv. kryeministër – Ukë Rugova

Ministria e Administratës Publike – Edita Tahiri
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Enver Hoxhaj (Ramë Vataj)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Ilir Morina

Ministria e Ekonomisë dhe Financave – Bedri Hamza
Ministria e Energjisë dhe Minierave – Ramë Buja ose Safete Hadërgjonaj
Ministria e Integrimit Evropian – Besim Beqaj
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Memli Krasniqi
Ministria e Punëve të Brendshme – Kadri Veseli (Bajram Rexhepi)

AAK

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Besnik Tahiri
Ministria e Drejtësisë – Kujtim Kërveshi
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Ramiz Kelmendi
Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit – Naim Maloku

AKR

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Agim Çeku
Ministria e Punëve të Jashtme – Mimoza Kusari – Lila
Ministria e Shëndetësisë – Ferid Agani

Minoritetet

Ministria për Komunitete dhe Kthim
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ndryshimet që mund të ndodhin nga kjo përbërje janë të karakterit kushtetues. Nëse në Kushtetutë nuk lejohen interpretime sa i përket postit të kryetarit të Kuvendit, ku sipas Kushtetutës i takon partisë më të madhe, atëherë Kryetar i Kosovës do të jetë Blerim Shala kurse Jakup Krasniqi do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës edhe për një mandat.

Po ashtu këto burime kanë njoftuar se është duke u diskutuar edhe formimi i dy ministrive të reja: Ministria e Teknologjisë Informative, të cilën do ta udhëheqë eksperti i kësaj fushe, Isa Krasniqi (PDK) dhe Ministria për Emigracion, të cilën do ta udhëheqë Jahja Lluka (AAK).