Vrasja e   tre qytetarëve nga gardistët që gjendeshin brenda Kryeministrisë,kanë indinjuar të gjithë shqiptarët,pa parë ngjyrat politike.

Një video e  publikuar në News24,ku duken të shtënat nga brenda godinës së Kryeministrisë,e  ka lënë Berishën pa gjumë ,pasi tashmë mbi qeverinë rëndojnë tre vrasje,që nuk u bënë në perimetrin e  Kryeministrisë,por jashtë saj.

Edhe vetë kryeministri Berisha ,ka pranuar në mënyrë indirekete,se vrasjet i kanë bërë gardistët duke thë se “ ekziston gardhi,më pas ekziston mbrapa gardhi dhe më pas ekziston institucioni ,i cili nuk duhet të preket dhe ai që e  prek donohet nga ligji”.

Kjo deklaratë e  kryeministrrit Berisha ndoshta ishte e  gabuar politikisht,sepse tre shtetasit shqiptarë,të moshave 43,45 dhe 50 vjeç nuk ishin banditë,nuk ishin adoleshentë të “papjekur” ,por ishin tre burra ,nga qytete të ndryshme të Shqipërisë,të cilët shkuan në Tiranë për të kërkuar largimin e varfërisë së tyre.

Read More
Karsten Ankjaer Jensen Karsten Ankjaer Jensen Tiranë, 23 janar,  – Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen akuzoi sot politikën për mos viktimat u shkaktuan në demonstratë nga paaftësia politike për të zgjidhur situatën.

“Tre persona, paguan me çmimin më të lartë të mundshëm paaftësinë e politikës shqiptare për të gjetur kompromiset. Një numër shumë i madh personash u plagosën dhe mund të mbartin përgjithmonë shenjat e plagëve të shkaktuara nga dështimi i politikës së demokracisë shqiptare. Ky fakt, thellësisht trishtues, duhet të na japë shkak për qetësi dhe reflektim të thellë”, shprehet në një deklaratë për mediat ambasadori Jensen.

Read More

Rreziku i protestave SHBA “mbyll” ambasadën në TiranëProtestat në Shqipëri dhe rreziku i dhunës pezullojnë përkohësisht aktivitetin zyrtar të ambasadës amerikane. Në një njoftim të dhënë zyrtarisht nga vetë ambasada amerikane, që mban datën 22 janar, bëhet e qartë pezullimi i aktivitetit të saj. Njëkohësisht zyra e ambasadës amerikane ka bërë të ditur se deri në një njoftim të dytë pezullohet puna e punonjësve të saj.

Shkak i këtij njoftimi është bërë situata aktuale në Shqipëri, që sipas SHBA-së pritet të shoqërohet dhe me protesta të tjera jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Në të njëjtë kohë personeli i ambasadës amerikane këshillohet të lëvizë në një mënyrë të kufizuar. “Mediat lokale bëjnë të ditur se më 23 janar mund të ketë protesta sërish dhe ato mund të zgjasin për disa ditë. Raportet e tjera sugjerojnë se mund të ndodhin demonstrata në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë në ditët e ardhshme.

Read More

Mitrovicë: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë(E plotësuar)-Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në konferencën e parë të mbajtur të dielën për media, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë në komunën e Mitrovicë dhe procesi i votimit është duke shkuar në rregull.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e akredituar që të veprojnë në përputhje me rregullat e KQZ-së.

* * * * * * *

Read More

Hetimet hedhin poshtë deklaratat e Kryeministrit Berisha, ministrave Imami e Olldashi dhe mjekut Koçeku ditën e masakrës mbi protestuesit

Prokuroria e kryeqytetit, në orën 04:00 të mëngjesit të së shtunës, me ndihmën e një eksperti të policisë, ka bërë këqyrjen e ambienteve të brendshme të makinës së tipit “Benz” me ngjyrë jeshile, i cili ditën e demonstratës shkatërroi dyert e portës hyrëse të kryeministrisë.
Shkak për këtë këqyrje, sipas prokurorisë, është bërë deklarata e Ministritë të Transporteve Sokol Olldashi, i cili në një prononcim për media, ka deklaruar se makina ishte e mbushur me lëndë plasëse dhe po tentohej të hynte në kryeministri. Nga këqyrja e bërë nga njëri prej prokurorëve të grupit hetimor, ka rezultuar se në makinë nuk ndodhej asnjë send i paligjshëm. Në makinë janë gjetur vetëm predhat e armëve të shkrehura nga gardistët në momentin që makina në fjalë ka thyer dyert. Përveç kësaj makine, prokurorët kanë bërë këqyrjen e edhe të disa makinave të dyshuara, por, që rezultuan të ishin të pastra.

Read More

Kreu socialist Edi Rama I bëri thirrje Drejtorit të Policisë së Shtetit që të zbatojë urdhërin e dhënë nga Prokuroria,, për arrestimin e gjashtë drejtuesve të Gardës dhe jo urdhërin e një ekzekutori, dhe urdhërat e një pushteti që ka humbur çdo legjitmitet.

Në një konferencë për shtyp kreu socialist akuzoi pushtetin si vrasës të demonstruesve.

Read More

Urdhër-arrestet nuk zbatohen, Prokuroria: Të tria vrasjet nga GardaTIRANË- Ekspertët e Mjekësisë Ligjore, në përfundim të akt-ekspertimeve të tre të vrarëve, kanë arritur në konkluzionin se të tre janë qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9 mm. Sipas këtyre të dhënave të siguruara nga burimet pranë Mjekësisë Ligjore dhe raporteve që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, mësohet se të tre viktimat janë vrarë nga armë zjarri në vende të ndryshme në një afat të ngushtë kohorë mes tyre. I pari që është qëlluar me armë zjarri ka qenë shtetasi Hekuran Deda nga Dibra, i cili ndodhej rreth 10 metra nga porta hyrëse e kryeministrisë, hipur në dy tavolina të vendosura nga televizionet private për të pasqyruar demonstratën. Viktima Deda ka qenë duke zbritur nga tavolinat, ku plumbi e ka qëlluar në anën e majtë të kokës, mes veshit dhe ballit, duke i shkaktuar një plagë tejshpuese dhe vdekjeprurëse.
Plumbi që ka qëlluar Dedën, ka goditur edhe një gazetar të televizionit ABC duke i shkaktuar plagosjen në dorë. Viktima Deda, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore ka gjetur vdekjen nga një plumb i kalibrit 9 mm.

Më pas, vetëm pak sekonda nga vrasja e Dedës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ziver Veizi nga Gjirokastra, i cili ndodhej rreth tre metra nga porta hyrëse e kryeministrisë në bulevard. Sipas raportit të mjeko-ligjorëve, viktima Veizi ka marrë një plumb në kraharor, në anën e djathtë ballore. “Plumbi që ka sjell vdekjen e tij, është i kalibrit 9 mm”, – thuhet në raportin e prokurorisë.

Read More
FTESE-TRYEZE
HOTEL TIRANA INTERNATIONAL, SALLA TEUTA,
E HENE, ORA 11:00

Nisur nga situata aktuale rreth 100 organizata te shoqerise civile do te mblidhen ne nje tryeze te rrumbullaket urgjente per te diskutuar dhe vendosur nje pakete propozimesh te shoqerise civile drejtuar klases politike per gjetjen e rrugeve te zgjidhjes.

Pjesmarrja konfirmohet ne shoqeriacivile2011@gmail.com ose 0674019159 ose 0672171602


Grupimi i Shoqerise Civile:

Read More

Qetësohuni – MOS përdorni dhunën!

Në emër të Forumit Politik www.liriakombtare.com – Aurel Dasareti, Amerikë

Qytetarë të Shqipërisë,
secili prej nesh duhet të përcaktojë vetë atë që i lejohet dhe atë që i ndalohet.

Sali Berisha dhe Edi Rama janë duke gjakosur Shqipërinë. Turp. Rrezik lufte Vëllavrasëse. Të mos përsëritet katastrofa dhe turpi i 1997-tës. Apeloj te ju qytetarë të nderuar: Mos përdorni dhunën sepse dhuna prodhon dhunën, respektoni policinë. Mos u manipuloni nga këta dy tradhtarë të cilët luftojnë vetëm për xhepin e vet. Në mungesë të alternativës Shqipëria qeveriset nga Mafiozët antikombëtar. Aty ku kafshët më fisnike zhduken, fiton lepuri, që nuk ka kërkesa, jeton i kënaqur dhe vazhdon të riprodhohet pafundësisht.
/21 Jan 2011/A.D. në www.lajmet.com

Read More

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhra arresti për 6 anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët kanë qënë me shërbim në ambientet e selisë së kryeministrisë gjatë demonstratës së të premtes në Tiranë. Fletë arrestet janë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen mbi aktet e dhunës në demonstratë dhe kryesisht për rrethanat e humbjes së jetës së tre qytetarëve. Nuk bëhen me dije emrat e tyre për arsye hetimor.Jo zyrtarisht bëhet e ditur se urdhër-ndalimet janë bërë për drejtues të nivelit të lartë të gardës të cilët kanë qenë shefa të shërbimit gjatë demonstratës dhe oficerë zbatues.

Read More