13:59 – Ka nisur marshimi homazh drejt Kryeministrisë. Qytetaret me pranine edhe te drejtuesve te opozites jane jane grumbulluar tashme ne qendren e Tiranes per te vazhduar homazhin drejt selise se kryeministrise, ne nderim te tre viktimave te 21 janarit.
13:18
PS fillon shpërndarjen e disa rripave të verdhë që do të mbahen në krah nga ana e FRESSH-it. Janë rreth 500 vetë të cilët pritet që të mbajnë qetësinë në demonstratë dhe të orientojnë njerëzit që do të marrin pjesë në demonstratën-homazh. Në sfond është vendosur një muzikë funebër që do të vazhdojë gjatë gjithë protestës. Janë vënë disa objekte anas rrugës në mënyrë që demonstruesit të mos prekin policinë
13:00
Njerëzit janë mbledhur turma-turma në bulevard. Sheshi para kryeministrisë është ndarë në dysh me hekura të kanë vendosura nga punonjësit e bashkisë, në mënyrë që të realizohet që njerëzit të vijnë nga një anë dhe të largohen nga ana tjetër. Ka shumë forca policie. Nga krahu i bulevardit janë forcat e policisë së rendit, nga krahu i piramidës ndodhen forcat e ndërhyrjes së shpejtë
Në greve urie 700 emigrantë per legalizim”
Greva e fundit sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha politike në vend, duke përplasur në Parlament partite opozitare me qeverinë. Sudentët dhe orgnizmat jo qeveritare në krah të grevistëve, ndërsa qeveria I trembet një lëvizje domino, duke patur parasysh komunitetin shqiptar, ku ne fakt ende nuk eshte ne kulturen e tyre per greva te tilla
Greva e urisë e 300 grevistëve të ngujuar dy ditë më pare në ambientet e Universitetit Juridik të Athinës ka marrë tashmë një karakter të ashpër politik brenda në Parlament. Nga ana tjetër 300 grevistët që po bëjnë grevë urie janë të vendosur për të paguar me gjak legjitimin e tyre. Ambientet e vjetra të katit të pare të Universitetit janë venë në dispozicion nga këshilli studentor grevisteve, ndërsa Kryqi i Kuq ka marrë përsipër ruajtjen e shëndetit të tyre.
(NUK) JU FLET RADIO LONDRA,BBC MBYLLE SHERBIMIN NE SHQIP
Nga Frank Shkreli
Shwrbimi Botwror i BBC-sw njoftoi dje se ka nw plan tw mbyllw programet nw pesw gjuhw duke pwrfshirw edhe transmetimet shqip, por edhe ato nw serbisht dhe maqedonisht. BBC-a njoftoi dje hollwsitw e shkurtimeve, ndwrsa Sindikata Kombwtare e Gazetarwve protestoi pwrpara kryeqendrws sw BBC-sw nw Londwr. Sipas BBC-sw, drejtori i Lajmeve Globale tw BBC-sw Peter Horrocks tha se “Kwto mbyllje nuk janw pasqyrim i punws sw shwrbimeve apo programeve individuale. Ato janw jashtwzakonisht shumw tw rwndwsishme pwr audiencat e tyre dhe pwr BBC-nw. Ai vazhdoi duke thwnw se “kwjo ndodhw thjesht sepse duhet tw bwhen kursime pwr shkak tw shkallws sw shkurtimeve nw financimin nga Granti pwr Shwrbimin Botwror tw BBC-sw nga Ministria e Jashtme e Mbretwrisw sw Bashkuar dhe ne duhet tw pwrqendrojmw pwrpjekjet tona nw gjuhwt ku ekziston nevoja mw e madhe dhe ku ne kemi ndikim mw tw madh.”
Dënohen PDK, LDK e AAK
LDK, PDK dhe AAK janë ndëshkuar nga PZAP me mbi 12 mijë euro për procesin e rivotimit në Mitrovicë, në bazë të ankesave të rrjetit Ballkanik për Gazetari hulumtuese (BIRN). Ndërkaq të gjitha ankesat e Vetëvendosjes janë hedhur poshtë.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim për 11 ankesat e parashtruara për procesin e rivotimit në Mitrovicë.
Shteti i gangsterëve,dështimi i tranzacionit dhe nevoja për një fillim të ri
Shinasi Rama
Ne foto, z. Shinasi Rama sëbashku me z. Bamir Topi
Përplasja që ndodhi me 21 Janar 2011 është thjesht një hap tjetër në rrugën logjike të politikës së bandave politike e të rrugës së dhunës që ndiqet sistematikisht nga paria e Tiranës. Përtej diskutimeve të analistëve ‘zhurmues’ lidhur me qëllimet immediate të palëve të parisë, përtej reagimit të forcave qeveritare, përtej sjelljes skandaloze të zyrtarëve të të gjithë niveleve, ky ishte një fenomen shumë shqetësues e tregues i qartë i sëmundjes së shoqërisë shqiptare. Kur nuk shihet si një fenomen i vecuar, por si simptomë e një sëmundje, përfundimet që mund të nxirren nga ngjarjet e këtyre ditëve janë lehtësisht të përmbledhura në disa fjali.
Berisha risulmon Ina Ramën: Je mashtruese dhe gënjeshtare
Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish sot prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Duke e quajtur atë mashtruese dhe gënjeshtare, ai i është drejtuar Ramës se kishte përgjegjësi kushtetuese të tregonte se kush e kishte detyruar të gënjente. Duke shmangur hetimin e gardistëve të cilët qëlluan mbi demonstruesit, Berisha i ka kujtuar kryeprokurores se kishte një urdhër nga policia që të hetonte opozitën.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka mbledhur familjarë të policëve që ishin në punë ditën e demonstratës së 21 janarit. Në takimin me ta të zhvilluar në ambientet e Kryeminsitrisë, Berisha i ka ngushëlluar familjarët për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga demonstruesit, duke vlerësuar edhe punën e policisë ditën e premte.
Po sot është zhvilluar në ambientet e kuvendit seanca e radhës e komisionit hetimor të ngritur nga parlamenti për demonstratën e 21 janarit. Pasi u deklarua nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës se ata do të hetonin mbi drejtorin e SHISH-it, prokurorinë, si dhe do të mblidhnin deklaratat e opozitës në media, për të vërtetuar paramendimin e dhunës, mediat u nxorën jashtë dhe mbledhja vijoi pa praninë e tyre. Në këtë komision të ngritur me kërkesë të mazhorancës nuk ka pasur përfaqësues të opozitës
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian i është drejtuar me një letër kryeministrit Sali Berisha përpara 21 janarit, ku i kërkonte rifillimin e dialogut politik.
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian i është drejtuar me një letër kryeministrit Sali Berisha përpara 21 janarit, ku i kërkonte rifillimin e dialogut politik. Lajmi është konfirmuar nga vetë zëdhënësja e komisionerit Fyle, Natasha Butler. Letra i është dërguar kryeministrit Berisha në datën 18 janar, pak ditë para mbajtjes së demonstratës ku humbën jetën 3 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Mësohet se nëpërmjet kësaj letre Fyle i ka kërkuar kryeministrit Berisha rifillimin e dialogut mes partive politike, si nevojë e menjëhershme për funksionimin e institucioneve në mënyrë demokratike.
***
Roli i Berishës në grushtin e shtetit të 14 shtatorit
Duke ndjekur ultimatumin e Berishës për dorëheqjen e Nanos, rreth dy mijë nga ithtarët e tij marshuan drejt selisë së kryeministrisë dhe, duke thirrur “Vdekje Fatos Nanos!”, shtinin në ajër me armë dhe qëllonin pareshtur me gurë godinën qeveritare. Turma hyri me forcë në ndërtesë, ku Fatos Nanoja dhe kabineti i tij ishin duke mbajtur një takim me ngut, dhe, pasi shkëmbeu ca të shtëna me rojet, i vuri flakën katit të parë.
Ministrat ikën në panik nga një dalje anësore midis shpërthimeve të serbatorëve të veturave, që protestuesit u kishin vënë flakën. Njerëz të armatosur mandej plaçkitën zyrën e kryeministrit dhe zyra të tjera, ndërkohë që mbështetës të opozitës të hipur në vetura dhe të armatosur rëndë valëvisnin flamujt kombëtarë duke rendur me shpejtësi rrugëve të kryeqytetit.
Ambasadori i OSBE-së, Daan Everts, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Mariza Lino, si dhe ambasadori italian Spatafora ishin ndërkohë në takim me Fatos Nanon dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar mbi krizën.
Ditën tjetër u pa një dhunë edhe më e egër kur u mbajt funerali i Azem Hajdarit, truprojës së tij dhe një protestuesi që ishte vrarë në përleshjet e së dielës.
Kryeministri Thaçi ftohet në Lutjen e mëngjesit
Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi është ftuar të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale “Lutjen e mëngjesit” ku presidenti amerikan Barak Obama takon personalitet botërore. …
Portali “Indeksonline” mëson se ftesa kanë marrë edhe: Xhavit Haliti, Begjet Pacolli, Ahmet Shala, Enver Hasani, dhe Sllobodan Petroviq.
POPULL QË PËRTYP GJITHÇKA
AElmir SEJFULLAI-nashkalimi i popullit shqiptar në Maqedoni nuk është diçka e re. Kjo ndodh një kohë të gjatë në të gjitha sferat e jetës tonë dhe kjo është shqetësuese. Por, edhe më shqetësues është fakti se ne jemi bërë imun ndaj kësaj dukurije dhe përtypim gjithçka duke mos ngritur zërin për asgjë. Pse e them këtë?! Para disa ditëve unë bashkë me një koleg vendosëm që të shprehim shqetësimin tonë në lidhje me buxhetin skajshmërisht degradues, diskriminues dhe të turpshëm të cilin Ministria e Kulturës së Maqedonisë ua ka dedikuar për vitin 2011 teatrove shqiptare në Maqedoni. Për të rikujtuar, Teatrit Kombëtar në Shkup i janë ndarë mjete për 3 shfaqe, prej të cilave 1 është për fëmije.