Në gjuhën e hidhur ezopike: Rrëfejnë se dikur në një fshat u vodh një cjap. U mblodhën burrat e fashatit dhe u hap debati mbi vjedhjen. Pasi harxhuan shumë fjalë kot, më në fund e mori fjalën një plak i urtë, i cili tha: “Unë e di kush e ka marrë cjapin – duke drejtuar gishtin nga turma. Cjapin e ka marrë ai që ka mizën nën kësulë”. Instiktivisht hajduti vuri dorën në kokë duke parë majtas e djathtas.
Arkivi Zëripress 2011
Reagim
(Shkas deklaratat e Behgjet Pacollit në Skenderaj në lidhje me raportin e Dick Martyt)
Një njeri me karakter të këtillë mashtrues nuk e meriton Kosova, nuk e meriton rinia e saj, nuk e meriton as foshnja shqiptare, që nuk ka lindur në Kosovë, kurse Drenica nuk e meriton që dikush si Behgjet Pacolli ta njollos liderin Hashim Thaci kaq ulët. Mirë patë thënë Fatmir Limaj, Pacollin dhe AKR-n e shpëtoi Dr. Ferid Agani nga kollapsi në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Z-Mujë Rugava vizitoi Konsullatën e Kosovës në Shtutgard
Universiteti i Prishtinës, ka qenë i pari institucion, i Arsimit të lartë në vend.Roli i tij është madhorë.Universiteti në gjirin e vet ka shkolluar gjenerata të tëra intelektualësh, të cilët me punën dhe sakrificën e tyre, kanë bërë që Kosova të ecë drejtë emancipimit dhe lirisë saj.
Shkruan: Kadri Gërvalla
Ditë më parë, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgard e vizitoi Rektori i Univesitetit të Prishtinës,z Mujë Rugova . Kemi qenë të nderuar u shprehën, Konsulli z-Faket Kajtazi,zv-Konsulli z-Ymer Lladrovci dhe asistentëja zonja Statovci që patëm për vizitë ,të nderuarin prf.dr. Mujë Rugovën,rektorin e UP-së.
DIPLOMACIA SERBE DHE VENDET ISLAMIKE

1. Konferenca Islamike u themelua në Rabat më 25 shtator 1969. Ajo sot ka 57 anëtarë. Prej vitit 1992, anëtare e saj është edhe Shqipëria. Më 25.05.2009 u mbajt në Damask Sesioni i 33-të i ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Konferencës Islamike. Diplomacia shqiptare paraqiti një rezolutë me të cilën kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës. Këtë rezolutë, që në krye të herës, e mbështetën Turqia dhe Arabia Saudite. Në të vërtetë, rezoluta e sipërthënë ishte projekt i këtyre tre vendeve. Amendamente për modifikimin e saj paraqitën Egjipti, Siria, Azerbajxhani dhe Algjeria. Rezoluta u hodh në propozim nga Arabia Saudite. Ajo u miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e Konferencës Islamike. Miratimi i saj e hap rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet islamike. Ishte kjo një fitore e madhe e diplomacisë shqiptare dhe dështim i plotë i asaj serbe.
Intervistë me Aktorin Shqiptar Praq Rado
Filmi Amerikan bazuar në jetën e aktorit shqiptar Praq Rado
Nga Gazetari Ilir Berisha dhe Dr. Ermira Babamusta
Nisja drejt një karriere filmi të bujëshme në majet Hollywoodane, ishte nga regjisorët e filmave më të famshëm të Hollywoodit që zbuluan talentin shqiptar Praq Rado dhe e angazhuan të luajë rolin kruesor në filmin “Dreaming American”. Dy regjizorët me famë Lee Percy dhe Barbet Schroeder u interesuan në historinë e jetës së Praq Rado dhe i lindi ideja për të bazuar filmin “Dreaming American” në jetën e vërtetë të tij. Ky rast është i rradhë që regjizorë të nominuar për Oscar shfaqin interes në aktorë shqiptarë, dhe të venë në dukje vështirësitë e jetës së një emigranti shqiptar në Amerikë.
VITI QE SHKON- REPRIZE E VITIT TE KALUAR
Kur Kristofor Kolumbo nisi itinerarin e tij drejt një bote tjetër,që njerëzimit ti sjell zbulime të reja që më vonë do të ndryshojnë botën,për shkak të cakut të papërcaktuar ,zbuloi rugën për në Amerikë duke mos e ditur se ka kryer një mision aq të rëndësishëm dhe ka zbuluar një kontinent të ri.Vullneti dituria, trimëria ,organizimi dhe kompaktësia e grupit të tij ,ishin karakteristika të misionit të tij,por kur Kollumbo me gjithë atë përvojë dhe me atë kohezion brenda grupit të tij të përzier me njerëz me përkatësi të ndryshme nacionale dhe racore,pa paragjykime , gaboi rrugën, cfarë mund të themi për grupin tonë lundrues?
Viti negativ…
Bexhet Musliju–Editorial: do te ishte kenaqesi e imja poqese kete shkrim do ta publikonit ne portalin e juaj. Njekohesisht shfrytzoj rastin qe te gjitheve te ju uroj GEZUAR VITI I RI 2011, duke ju deshiruar ne te ardhmen, se pari shendet, suksese ne pune dhe te gjitha te mirat ne jete.
Për fat të keq gjatë vitit 2010 nuk pati ndonjë ngjarje pozitive për shqiptarët e Maqedonisë, përveç paralajmërimit për ndërtimin e Sheshit Skenderbeu, për të cilin mbetet 2011-ta të tregojë se për sa kohë dhe me çfarë dinamike do të ndërtohet.
Po kalojnë çastet e fundit të vitit 2010 dhe si të gjitha fundvitet tjera edhe këtë fundvit po mundohemi të sublimojmë atë se çka ka ndodhur gjatë vitit 2010, si në aspektin pozitiv poashtu edhe në atë negativ. Dhe ndoshta si asnjë vit më parë, në Maqedoni e kemi mjaft vështirë të bëjmë “bilancin vjetor” të ngjarjeve pozitive dhe negative të cilat shënuan vitin. Te ngjarjet pozitive e kemi vështirë sepse kishte as pak momente pozitive për shqiptarët e Maqedonisë gjatë këtij viti, sa që tentimi për numërimin e tyre mëtepër i ngjanë një hulumtimi gazetaresk, se sa një retrospektive të fundvitit.
Dashuria kombëtare ndaj Drenicës
Gani Qarri – Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës shprehjet “Patriotizëm” dhe “Atdhedashuri”,gati se nuk përdoren fare,cilësi këto të çmuara kombëtare me të cilat më së shpeshti në trojet tona,stolisej Drenica. Njerëzve sikur iu duket se ato tashmë e kanë kryer funksionin e tyre dhe padrejtësisht, në heshtje dhe disi si pa hetueshëm janë nxjerr tërësisht nga fjalori i shprehjeve tona të përditshme. Populli ynë ndoshta edhe nga gjendja e ngarkuar me probleme nga më të ndryshmet që e përcjellin vendin tonë dhe përfoljes së problemeve me zgjedhjet e fundit,herë –herë sikur ka tendenca që çdo fajësi t`ia mëveshë një rajoni të vetëm, Drenicës. Kosova,nuk është e ndarë në zona e rajone,ajo është një zonë e vetme zgjedhore.
Me fabrikime nuk shkruhet historia, as nuk kushtëzohet e ardhmja
Gjenocidi serb dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosovës ka përmasa shumë më të mëdha sesa që e tregojnë të dhënat dhe hulumtimet e deritanishme
Fetnete Ramosaj
Para më shumë se gjashtë dekadave përpara Gjykatës ndërkombëtare të Nurembergut parakaloi tmerri i Luftës së Dytë Botërore: furrat e Aushvicit, gjenocidi, vrasjet e shkatërrimet në masë. Njerëzimi pa të ndëshkohen përgjegjësit dhe shkaktarët e luftërave dhe disi mori frymë më lirshëm. Por, gjashtëdhjetë vjet më vonë me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ndodhi e kundërta.
KONSULLI FAKET KAJTAZI TAKOI MINISTRESHËN DR. MARION SCHICK
Shkruan:Kadri Gërvalla
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport për Landin e Baden Württembergut, z-Schick priti në një takim pune , Konsullin e Republikës së Kosovës, në Shtutgard z-Faket Kajtazin.Prof.Dr.Marion Schick është emruar në këtë postë ,nga shkurti i këtijë viti dhe takimi me diplomatin kosovar, ishte i pari në nivelin ndërshtetror.Gjatë këtij takimi i cili u mbajtë në Shtutgard, u diskutua për bashkpunim të ndërsjellë në fushën e kulturës dhe sportit,ku rëndësi të veçantë i´u kushtua vazhdimit të bashkpunimit të mëtutjeshëm në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.
Konsulli kosovar z- Kajtazi e falenderoi Ministreshën për të gjitha angazhimet që ka bër shteti Gjerman ,në fushën e kulturës,politikës dhe në sektorin humanitar,ku për këtë shteti i Kosovës i´u është mirënjohës.

