Kryesocialisti del menjëherë në konferencë për shtyp pas manifestimit homazh, duke iu drejtuar ndërkombëtarëve posaçërisht në gjuhë të huaj

Kryetari i PS-së, Edi Rama u ka kërkuar partnerëve të Shqipërisë që të rishikojnë marrëdhëniet me “regjimin në pushtet”, siç e quajti kreu i opozitës, qeverinë shqiptare.

Read More
Tiranë: Përfundon protesta-homazh Ka përfunduar protesta-homazh në nderim të viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit.
(I plotësuar) Edhe personat e fundit që kanë marrë pjesë në këtë manifestim paqësor kanë vendosur lule dhe ndezur qirinj në vendet ku tre viktimat e tragjedisë humbën jetën.

Fillimisht në fotografitë e tre të rënëve kanë vendosur lule familjarët dhe krerët e opozitës, të cilët u kanë lënë radhën edhe qytetarëve të tjerë që me lule në duar dhe të përlotur kanë nderuar viktimat.

Pjësëmarrësit pasi mbaruan nderimin e viktimave u shpërndan qetësisht.

Read More

Berisha sulmon Presidentin: Vetëm Topi nuk pa dhunë në demonstratë“Zoti Topi ditën e parë nuk pa policë që gjuheshin barbarisht, nuk pa policë që u hudhej flaka për t’u djegur, nuk pa policë të shtrirë përtokë dhe që kafshët u vërsuleshin me tërbimin më të madh, nuk pa flamurin që një bandit e hodhi si leckë dhe një hero e veshi.
Po them një të vërtetë shumë të trishtë, shumë të hidhur. Kjo është një e vërtetë që do të dalë nga komisioni hetimor, që do të hetojë çdo gjë”. Këto janë fjalët e kryeministrit pak minuta më parë gjatë konferencës për shtyp para demonstratës-homazh. 

Në konferencën për shtyp, pak para fillimit të tubimit-homazh të opozitës në nderim të viktimave të 21 janarit, kryeministri Berisha, për të disatën e herë i quajti ngjarjet e kësaj date një puç ndaj tij dhe qeverisë që ai drejton. Berisha u ndal me detaje në ato që ai i quajti të dhëna për puçin që nuk arriti të finalizohej.

Read More

Shkrimtari i madh shqiptar, i njohur në mbarë botën dhe fitues i disa cmimeve letrare mbush sot 75 vjec. Ditën e lindjes, shkrimtari do ta kalojë në Paris me familjen e tij, larg zhurmës e bujës. Nga ana tjetër, tri ditë më vonë në Tiranë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë një konferencë jubilare për të. Vetë Kadare nuk do të jetë i pranishëm, siç pohojnë anëtarë të Akademisë, por me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe Akademikut ditën e hënë, në datën 31 janar 2011, në orën 11:00, në sallën “Aleks Buda” do të mbahen referime nga studiues, njohës të veprës së tij.

 

Read More
Topi-Moisiu-Meidani: Të dënueshme sulmet ndaj institucionevePresidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në zyrën e tij dy ish-krerët e shtetit Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në zyrën e tij dy ish-krerët e shtetit Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu.

Ata dënuan dhunën e ngjarjeve të 21 janarit dhe sulmet verbale kundër institucioneve, rendit publik dhe vetë jetës së qytetarëve.

Në takim, u theksua nevoja jetike e shtyrjes apo anulimit të çfarëdolloj tubimi masiv publik që mund të shkaktojë ngjarje të padëshiruara, e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe komunikimeve me tone të qeta, të maturuara dhe mendimet vizionare në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.

Read More
image

 Demokracia e Re vazhdon me akuzat ndaj deputetese së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti Devaja, për votën e përmbajtur rreth miratimit të raportit të Dick Marty-t në Këshillin e Evropës. “Zonja Ermira Mehmeti, përfundimisht nuk mund t’i ik përgjegjsisë, duke u arsyetuar me fraza që nuk u beson as vetë. Ajo votoi e përmbajtur dhe thotë se është koordinuar me deputetët shqiptar në Këshillin e Evropës, por listingu e përgënjeshtron këtë. Ajo është deputetja e e vetmja shqiptare e cila ka votuar e përmbajtur”, tha Flora Kadriu, deputete e Demokracisë së Re. DR-ja është e mendimit se ndryshimi i titullit të raportit, ndryshim i cili u bë falë shefit të delegacionit shqiptar, nuk e ndryshon përmbajtjen e raportit dhe kjo është vetëm një pretekst nga ana e deputetes së BDI-së.

Read More

Partia më e madhe opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM) braktisi sot Parlamentin për një afat të pacaktuar duke drejtuar akuza ndaj maxhorancës.

Lideri i forcës më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cërvenkovski theksoi se nuk ka për qëllim të marrë pjesë në punimet e Parlamentit për ti dhënë legjitimitet kësaj qeverisje.

Read More

Tiranë, 28 janar, NOA – “Do të mbetem në këtë zyrë për të evituar një rrezik të ngjashëm. Edi Rama, kreu i opozitës, të premten e kaluar për pesë orë rresht ka drejtuar sulmin dhe jo në mes të natës, por në mes të ditës. Kemi shkatërruar një grusht shteti që parashikonte pushtimin e godinës qeveritare, parlamentit dhe televizionit shtetëror. Policia ka bërë një punë heroike, të jashtëzakonshme. Ka evituar një masakër”.

Kjo ka qenë vetëm njëra nga deklaratat e bëra prej kryeministrit Berisha për të përditshmen italiane “La Repubblica”, gjatë një interviste të posaçme mbi situatën e krijuar gjatë dhe pas 21 Janarit në Shqipëri.

Read More

Tiranë, 28 janar 2011, NOA/ Irmas Toptani – Ndërkohë që qytetarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për një demonstratë homazh për të nderuar tre viktimat e 21 janarit, kortezhi i homazheve i kryesuar nga shefi i opozitës, është ndalur në sheshin para galerisë Kombëtare të Arteve, dhe tashmë po marshon paqësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu afruar vendit ku u dergjën pa jetë tre demonstruesit. Kortezhi është duke iu afruar urës së madhe të Lanës në bulevard, dhe po i afrohet vendit të homazheve.

Mund të thuhet se janë me qindra mijë qytetarët që duket t’i jenë bashkuar demonstratës homazh e cila parakalon nën marshe funebër për të përkujtuar tre njerëz të pafajshëm të vrarë gjatë demonstratës së 21 janarit.

Turma të tëra qytetarësh që ndjekin kortezhin janë ende duke iu afruar bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Read More

Fyle: Vrasja e njerëzve ju largon nga BE-jaKomisioneri i BE, letër Berishës: Puno për të zgjidhur krizën. Njerëzit u vranë jashtë dyerve të kryeministrisë
Situata e tensionuar në Shqipëri është bërë dje objekt debati edhe në Parlamentin Europian. Eurodeputeti socialdemokrat rumun, Viktor Bostinaru, ka pyetur dje komisionerin Stefan Fyle mbi situatën aktuale në vend dhe se çfarë duhej bërë për të shmangur një situatë edhe më shpërthyese.

Read More