image

Për të pasur një qytet më të rregulluar dhe më të bukur duhet që të gjithë të kontribuojnë në mirëmbajtjen e tij , ky është apeli i drejtorit të ndërmarrjes Komunale Publike Hasan Luma .
Ai tha se  institucioni që e drejton ka vazhduar me intensitet punët për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. Në bazë të planit ditor ndërmarrja bën kositjen dhe rregullimin e të gjitha hapësirave të gjelbra në qytet.
Drejtori i NPK “Tetova”, u ka apeluar  qytetarët që të kontribuojnë për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe vendosjen e higjienës në qytet sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi një Tetovë më të bukur dhe më të pastër.
Ndryshe, sipas drejtorit Luma, krahas disa defekteve të vogla në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm është kryer pa restrikcione. (U.S.)