Meteorologët në mbarë Europën paralajmërojnë dimër shumë të ftoftë e disa prej tyre parashikojnë dimrin më të ftohtë në 1.000 vjetët e fundit. Poashtu paralajmërojnë edhe sasi të mëdha të reshurave, që nënkupton se do të kete probleme me dëborën dhe akullin.Rajonin e Ballkanit e prêt dimër i fortë, por jo aq i ftoftë sikur në Europën veriore dhe perëndimore, vlerësojnë meteorologët bullgar, ndërsa meteorologët polak dhe ata rus pas analizave të të dhënave, njoftojnë se pritet dimri më i ftoftë në 1.000 vjetët e fundit. Deri në fund të muajit tetor, do të ketë mjaft të reshura-parashohin meteorologët bullgar dhe pritet sasi e shtuar në masë të konsideruar e dëborës, që do të shkaktojë shumë ciklone të pazakonta në detërat e mesdheut.

Read More

Topi: Të liberalizohen vizat edhe për KosovënPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se përfshirja e Kosovës në liberalizimin e vizave është një çështje e shpejtë kohore, në të kundërtën siç ka thënë ai, kjo do të përbënte një paradoks.

“Unë mendoj që përfshirja e Kosovës në regjimin e liberalizmit të vizave është një çështje e shpejtë kohore, sepse do të përbënte një paradoks të vërtetë që, të gjitha vendet e rajonit, të cilat në politikën e tyre të komunikimit rajonal kanë pikërisht bashkëpunimin, komunikimin që nuk është thjesht mbi bazën e komunikimit politik, por është komunikim fizik, biznesi.

Read More
image Musa Xhaferi, Ministër – Fazli Veliu, deputeti i BDI-së

 Dosjet e tre funksionarëve të lartë të BDI-së, që u dorëzuan dje në komisionin për lustrim, kanë ngjallur reagime të shumta në partinë e Ahmetit. Dy, prej tre funksionarëve të BDI-së që dje u apostrofuan si bashkëpunëtor të mundshëm të shërbimeve serbe, sot reaguan ashpër duke i vlerësuar dosjet e tillë si shantazh dhe shpifje nga ana e  PDSH-së për diskreditimin e personaliteteve të tyre. Ministri që u përmend si bashkëpunëtor me nofkën “Mama” është Musa Xhaferi. Ndërsa deputeti me pseudonimin “Daja” dhe “Drim” është Fazli Veliu.

Read More
Ibadete AJRULLAU
Shkup, 14 shator – Partitë politike shqiptare, por edhe ata maqedonase kanë përsëritur nevojën e precizimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit. Përderisa vërejtjet e partive maqedonase janë të natyrës formale, partitë shqiptare kanë vërejtje serioze strukturore rreth Ligjit. Madje, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, që njëherësh mbështeti Ligjin, tani ka publikuar vërejtjet. Bëhet fjalë rreth definimit të nocioneve që përdoren në propozim-ligjin e regjistrimit si dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që përmes amendamenteve, më ligj të kërkojë me vëzhgimin nga EUROSTATI.

Read More
Mirjeta ISLAMI–KOHA
Shkup, 15 tetor – Lustrimit i shtohen momente të reja. Tre dosje, të cilët supozohet se u takojnë zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, të martën profesor Shpend Lushi i ka dorëzuar në Komisionin e Lustrimit. Lushi ka zbuluar se materialet, pas të cilëve fshihen tre zyrtarë të partisë së Ahmetit, njëri nga Dibra dhe dy nga Kërçova, i ka gjetur të martën
Profesor Lushi, ka zbuluar se dosjet që sot i ka dorëzuar deri tek Komisioni, i ka gjetur të martën mbrëma para derës së shtëpisë së tij.

Read More
Alajdin DEMIRI

Njëri nga çelësat e rëndësishëm për funksionim të demokracisë, posaçërisht asaj parlamentare është “madhësia e tij”, deputeti. Deputeti është i zgjedhuri i popullit që vë në funksionim Parlamentin, prodhon ligje, harton vendime, zgjedh organe ekzekutive, emëron gjykatës dhe shumë procese tjera që vë në funksion demokracinë, lirinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Read More

Në Sedrun të Zvicrës sot në orën 14.17 ranë edhe shkëmbinjtë e fundit që e hapën nga të dyja anët tunelin më të gjatë në botë, 57 km të gjatë.

Kishte emocione, lot, duartrokitje, pluhur, gurë po mbi të gjitha një gëzim të papërshkuar, kur shpuesja që ka emrin “Sissi” rrëzoi edhe murin e fundit të gurëve e dheut.Në një lidhje të drejtëpërdrejtë televizive nga Luksemburgu, ku ishim mbledhur ministrat e transportit të BE-së, që e ndoqëm live shëmbjen e murit të fundit që e lidhte malin nga të dyja anët, duke komplimentuar Zvicerën, këshilltarin federal të transportit Moritz Leuenberger, i cili ndërsa nuk arrinte dot të fshihte emocionin arriti të deklaronte se “ky tunel do të ketë edhe vëllezërit e tij” nëpër botë.

Read More

EULEX ngrit aktakuzë ndaj pesë mjekëve  “Sot PSRK ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve për trafikim të organeve njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aktakuza është ngritur në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës. Në mesin e të pandehurve janë mjekët dhe një person që më parë ka punuar në nivel të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë. Trafikimi i organeve, në nivel ndërkombëtar, ka të bëjë me klinikën MEDICUS në vitin 2008 në Prishtinë. Ky rast ka të bëjë me heqjen e organeve d.m.th veshkat.

Read More

Roland Gjoni

Gjatë muajit shtator, krerët e Kosovës, udhëtuan dy herë për në Neë York, ku biseduan me Baroneshën Ashton rreth dialogut të pritshëm me Serbinë. Pas udhëtimit, askush nuk sqaroi se kur do të mbahen bisedimet, a do të jetë veriu pjesë e bisedimeve, sa pritet të jetë kohëzgjatja dhe a do ngadalësohen njohjet (siç po ndodh) nëse negociatat zgjasin me vite, nëse njohjet ngecin kur mund të paraqitet kërkesa për anëtarësim në OKB.

Read More

 I nderuar Z. Kryetar,

Duke mbajtur gjithmonë parasysh mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Kosovës si pjesë e pandashme e  Shqipërisë Etnike (jo të individëve, të grupeve, të klaneve dhe të partive), kam nderin dhe kënaqësinë e posaçme që në mirëbesim t’iu drejtohem me këtë letër të hapur  që, Z. Adem Demaçi ta emëroni për kryetar të Republikës së Kosovës.

Read More