Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se PDSH po fabrikon dosje të UDB-së, duke i hedhur nëpër oborret e qytetarëve.

“Tani më nuk është pyetja se kush i fabrikon këto dhe i hedh në oborret e paqena të qytetarëve të ndershëm, e vetmja pyetje të cilën mund ta parashtrojmë tani publikisht, është se, sa kohë i duhet PDSH-së të përgatisë një dosje pasi që vet tregojnë se,e dinë ditën kur ato do të bijnë nga qielli në oborrin edhe të ndonjë qytetari tjetër “të ndershëm dhe të përgjegjshëm”, apo mundet do të bijnë në oborrin e njëjtë i cili ne fakt nuk ekziston”, theksoi Ademi.

Read More

Mbi 60 për qind e shqiptarëve të Dibrës rrezikojnë të mos regjistrohen, për shkak të pranisë së tyre me punë të përkohshme dhe qëndrim jashtë vendit.

Shqetësimi sot është alarmuar nga ana e Bajram Capa, kryetari i Këshillit komunal të DR-së në Dibër.

“Me Propozim-ligjin aktual për regjistrimin e popullsisë, sipas të dhënave të cilat i ka mbledhur Demokracia e Re, në nivel të Maqedonisë 1/3 e shqiptarëve do të mbesin pa u regjistruar, ndërsa në nivel të qytetit të Dibrës këtë fat do ta pësojnë mbi 60% e popullatës shqiptare. Në Komunën e Zhupës 65.3% e shqiptarëve aktualisht gjenden në mërgim. Sipas të dhënave të Demokracisë së Re 1380 shtëpi shqiptare në Komunën e Dibrës janë të boshatisura, ndërsa mbi 3000 familje shqiptare janë në megrim”, theksoi Bajram Capa.

Read More

Ish-pjestari i shërbimit sekret, Hisen Musliu reagoi sot kundër BDI-së, pasi që emri i tij dje u përmend si një nga ideatorët për dosjet e fundit.

Hisen Musliu, ish –pjestarë i shërbimit sekret që në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe deri në vitin 2002 ka sqaruar opinionin lidhur me akuzat e bëra ndaj tij nga ana e përfaqësuesit të lartë të BDI-së, Talat Xhaferi.

“Mua si funkionarë më njeh e tërë Tetova, e tërë shoqëria, e tërë Maqedonia e deri në federatën e atëhershme, por kurrë nuk kam qenë spiun apo bashkëpuntor. I kam kaluar të gjitha instancat duke filluar nga inspektori deri në fund me këshilltar i lartë i ministreshës aktuale Jankullovska, edhe në këtë

Read More
image
Deputeti Talat Xhaferi, në emër të BDI-së akuzoi sot PDSH-në, si fabrikuese dhe bashkëpunëtore të shërbimit sekret, pas dorëzimit të dosjeve pranë Komisionit për Verifikimin e Fakteve, që shënjestrojnë si spiunë 3 zyrtarë të Partisë së Ahmetit. Talat Xhaferri tha se autorë kryesorë të fabrikimeve janë Hisen dhe Rexhep Musliu. Xhaferi tha se ka qenë vetë PDSH ajo që e pati quajtur luftën e UÇK-së tradhti ndërsa dëshmorët tradhtarë.

Read More

Deputeti anti-islamik shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzatDeputeti anti-islamik holandez Gert Wilder nuk është gjendur fajtor ndaj akuzave për diskriminim kundër muslimanëve. Prokuroria e Amsterdamit njoftoi se Wilder nuk u gjend fajtor gjithashtu edhë për akuzat për nxitje të urrejtjes fetare.
Prokurorët e çështjes Birgit von Roessel dhe Paul Velleman pas një leximi të kujdesshëm të artikujve dhe intervistave të politikanit anti-islamik dhe filmit të tij anti-kuran “Fitna”, arritën në përfundimin për lirim ndaj akuzave.
Ata thanë se komentet e Wilders për ndalimin e librit të shenjtë, Kuranit, mund të jenë diskriminuese, por Wilders nuk do ta bëjë këtë nëpërmjet rrugëve jo demokratikë. Ashtu siç e parashikon ligji, aty nuk ka asnjë fjalë që nxit diskriminim, thanë prokurorët

Read More

PDK tërheqjen e LDK-së nga koalicioni e quan mesazh të keq

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë akuzuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu për prishje të koalicionit qeverisës për interesa personale, ndërkohë burime të Kosovapress-it brenda kryesisë së PDK-së bëjnë të ditur se Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë së PDK-së, ka thënë se janë të informuar nga mediat se LDK-ja është tërhequr nga koalicioni qeveritar.

Read More
image

Sytë e kokalltë të ndjekjes zgjeten si litarë prej kafenesë së katundit cila kundërmon tymnajë mërzie. Vetmi me njerëz që jetojnë mes klithmash jete dhe jetën e zbërthejnë përmes llafeve me brum meskin. Kolliten thellë aq sa dhe astma e tyre është përplot këlbaza vreri. Ligjërojnë esëll tema shpiunash…

Fjala “mirëmëngjes” ndërpret meditimin e tyre. Një karrike e lirë ofrohet për personin e veshur mirë. Kamarieri fytyrvrejtur ia sjell kafenë me nervozë. Padiktueshëm, nën ritmin e rastësisë së paracaktuar, ai lexon nëpër sytë e tyre testamentin e ndjekjes së tij, fjalët e pabesa, vetëtimat e mendimit drejtuar sedrës

Read More
image
2001-shi shqiptarëve ua riktheu dinjitetin individual dhe kombëtar, 2010-shi ata po i gjenë në dilemën e madhe, a janë ata të 2001-shit?! Protagonistët e 2001-shit që ishin aq shumë të respektuar dhe të nderuar në kohën e kryengritjes, është shumë vështirë t’i njohish në 2010-tën !? Aq më shumë që pjesa më e madhe e  tyre, ose nuk janë më mesin e të gjallëve, ose janë në pranga, madje edhe në “ekzil” të vazhdueshëm, të nëpërkëmbur e me halle të shumta… Gjithkund janë, e askund nuk janë!…

Read More

Kuçi: LDK-ja e futi Kosovën në krizë institucionale Nënkryetari i PDK-së, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se LDK-ja e futi Kosovën në krizë, me vendimin e saj për të dalë nga koalicioni qeverisës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kuçi tha se tani duhet të gjinden zgjidhje emergjente dhe të jashtëzakonshme.

“Momentalisht vendi është vu në krizë institucionale. Nuk ka nevojë që të shkojë më tutje. Tani duhet të dalë nga kjo krizë dhe zgejdhjet e jashtëzakonshme mund të jenë dalje nga kriza sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Kuçi

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi para pak çastesh se e braktisë koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.

Vendimin për shkurorëzimin e ka marrë Kryesia e Lidhja Demokratike Të Kosovës. Në njoftimin për media thuhet: “Kryesia e LDK-së, në mbledhjen e mbajtur më 16.10.2010, duke analizuar thellë zhvillimet e fundit në Kosovë, merr vendim që nga dita e hënë, 18 tetor 2010, LDK tërhiqet nga Koalicioni qeverisës, përkatësisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me këtë të gjithë përfaqësuesit e LDK-së në qeveri: zv/Kryeministri, ministrat dhe zv/ministrat, përfundimisht në ditën e hënë bëjnë dorëzimin e detyrave nga postet që kanë pasur”

Read More