Të hënën legalizohet fraksioni LDK Ibrahim RugovaZyrtarë të afërt me Bujar Bukoshin ka bërë të ditur ekskluzivisht për Gazetën kombëtare “Bota sot” se ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi nuk do të tërhiqet nga LDK-ja por për shkak të ndërprerjes së procesit zgjedhor brenda LDK-së nga Fatmir Sejdiu dhe përpjekjeve të tij për t’i manipuluar këto zgjedhje të brendshme partiake, Bukoshi dhe Ukë Rugova, djali i dytë i presidentit historik Ibrahim Rugova do të legalizojnë një fraksion brenda LDK-së duke hartuar një listë për konkurrim në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Listës do t’i prijë Ukë Rugova dhe do të pasohet nga Bujar Bukoshi e të tjerë. Ky zyrtar i afërt me Bukoshin tha për “Bota sot” se me këtë veprim do të tentohet të ruhet fryma e Ibrahim Rugovës në LDK dhe të garohet për zgjedhjet nacionale qoftë edhe si lëvizje qytetare. Ai tha se ata mbeten në LDK dhe se kërkojnë votën e simpatizantëve të LDK-së e të frymës rugoviane.

Read More

Shpëtim POLLOZHANI

Ligji për hapjen e dosjeve të ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë në Maqedoni ishte ndërtuar si një kullë prej kartoni. Ky ligj u soll sa për ti hedhur pluhur syve të faktorit ndërkombëtar se gjoja Maqedonia po bën hapa drejt demokratizimit të shoqërisë. Mbi një vit u debatua, të sillet ose të mos sillet ky ligj. Kishte obstruksione nga ish funksionarë te sistemit komunist, të cilët ishin në pushtet edhe në të ashtuquajturën “Maqedoni demokratike”. Në këtë “Maqedoni demokratike” ndodhi masakra e Gostivarit, e Bit Pazarit, masakra e familjes Zymberi nga Kumanova…
Vasil Tupurkofski ishe kryetar i Lidhjes Komuniste të Rinisë Socialiste të ish Jugosllavisë komuniste.

Read More

Rexhepi: Qeveria teknike nuk është zgjidhjePartia Demokratike e Kosovës është e gatshme për çdo variant për daljen nga kriza politike që ka kapluar vendin pas largimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni me PDK-në. Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi ka thënë se PDK-ja do të shikojë se si do të jenë zhvillimet edhe në Kuvendin e Kosovës, përderisa ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie teknike.

Ai ka thënë se PDK-ja ende nuk ka vendosur për qëndrimin e saj sa i përket zgjedhjeve, por thekson se këtë e vendos ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.

Read More

Sejdiu: Nuk preferoj zgjedhje të jashtëzakonshmePër një qasje të tillë (zgjedhje të jashtëzakonshme), që unë nuk do ta preferoja absolutisht, duhen konsultimet, thotë Fatmir Sejdiu 

RADIO EVROPA E LIRË

Zoti Sejdiu, vendimi për të dalë nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike, e ka vënë Kosovën përpara një sfide jo të vogël. Cilat janë shkaqet që kanë nxitur marrjen e një vendimi të këtillë?

Read More

Isa Mustafa “kundër” Fatmir SejdiutNë zyrën qendrore të LDK-së sot paradite ka qenë tepër “nxehtë”. Të mbledhur si zakonisht në selinë qendrore, disa anëtar të kryesisë dhe aktivistë kanë dalë një nga një nga selia e LDK-së por asnjë nuk ka dashur të prononcohet para medieve.

Por ka qenë një deklaratë e Isa Mustafës që ka nxjerrë në sipërfaqe atmosferën “e nxehtë” në selinë e LDK-së. Ai duke u larguar nga selia e LDK-së, i pyetur nga gazetarët se a të është “plotësuar dëshira me prishjen e koalicionit me PDK-në: Mustafa ka thënë se nuk pajtohet me këtë vendim të tashëm për tërheqje nga koalicioni dhe se ky veprim ka qenë dashtë të merret më herët e jo në këtë kohë.

Read More

Bukoshi kërkon dorëheqjen e SejdiutMinistri i Shëndetësisë së Kosovës, Bujar Bukoshi, njëherësh kandidat për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e ka vlerësuar si tejet të pamenduar veprimin e kryetarit të LDK-së Fatmir Sejdiu për të dalë nga koalicioni qeverisës. Bukoshi i ka bërë ftesë Sejdiut që të japë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së. Bukoshi tha se LDK-ja, ka humbur dy palë zgjedhje gjatë kohës sa drejtohet nga Fatmir Sejdiu.

Read More
image

Kim MEHMETI

Si i ri, doja të takoja e të njihja një krijues tonin që do ishte i tillë, siç e kisha paramenduar në vitet kur ëndërroja të bëhesha shkrimtar: të rrezatonte urtësinë, se jeta s’është gjë tjetër përpos se orvatje e pandërprerë dhe e palodhshme që iluzionet për atë që do të të ndodhë e ta arrish, t’i mbështesësh mbi atë që të është bërë përmbajtje jetësore dhe mbi të mundshmen që mund ta realizosh.

Read More
image

Gjasat që të pranohet iniciativa e BDI-së për interpretim të ligjit për amnisti në parlament që lidhet direkt me rastet e kthyera nga Haga janë shumë të vogla. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është duke punuar në terren për t’i bindur partitë politike maqedonase se nuk duhet të procesuohen në Maqedoni rastet e kthyera nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ndërkaq VMRO-DPMNE parimisht është kundër kësaj iniciative.
Lideri Ali Ahmeti kishte deklaruar se personalisht është angazhuar që kujtimet nga 2001 të mbyllen tërësisht. “Jam angazhuar personalisht. Kam biseduar me Tito Petkovskin dhe Stojan Andovin që të mbyllen këto procese. Kryesisht ata nuk janë kundër dhe në të ardhmen do të mbyllen këto raste”, tha Ahmeti.

Read More
image
Qytetarët me plotë të drejtë kanë humbur besimin tek politikanët. Premtimet e tyre boshe tanimë nuk zënë vend tek qytetarët. Kjo, sipas profesorit universitar Zekirja Idrizi, vjen si rezultat i asaj se tanimë në vendin tonë kemi një plejadë të rinjsh të shkolluar, të cilët nuk bien pre e premtimeve boshe të politikës ditore, por janë të vetëdijshëm dhe të aftë për të analizuar programet dhe platformat e subjekteve politike. 
“Kemi një plejadë të rinjsh të cilët do të thotë i kemi nëpër universitete.  Dhe ata më nuk janë të verbër të cilët nuk dinë ti lexojnë programet e tyre politike… Në zgjedhjet e ardhshme, dhashë Zoti që rrugaçëria politike do të hiqet nga skena politike, sepse vetë këta studentë i mprehin bërrylat  për t’i hjek ata të cilët nuk dinë të shfaqin gjithë atë çka është interes i popullit por i shikojnë vetëm interes të tyre personale pasi të mare votën e popullit…Merrne cilindo politikanë, maksima e tyre është kjo, po që se donë të pasurohesh merru me politikë. Prandaj çdo politikan i jonë nuk do të kisha thënë millardier, por milioner gati se po”, thotë Zekirja Idrizi, profesor universitar.

Read More

Partia Demokratike Shqiptare, ka reaguar ndaj deklaratave dhe pohimeve të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Abdylaqim Ademit.

“Puna e spiunëve serb të BDI duket se ju djegë shumë dhe këtë më jemi duke e parë krejt, po se do të bëheni edhe gazi dhe turpi i dynjasë kjo më është e tepërt.Çdo ditë na radhiteni para mediumeve dhe bëni si zorra në prush. Sot për pak na e mbushi mendjen Abdylaqim Ademi. Një porosi për këtë Abdylaqim Ademin se kjo nuk është punë e retorikës politike por është shumë punë e madhe dhe e rëndë që ti nuk i kupton dhe nuk dinë,prandaj rri anash”, vlerëson PDSH.

Kjo parti akuzon BDI-në e Ali Ahmetit për për tradhti kombëtare, për dhimbje kombëtare, për krim kombëtar dhe për tragjedi individuale e kolektive.

Read More