Zvicër: Kompletohet shpimi i tunelit më të gjatë në botë
Në Sedrun të Zvicrës sot në orën 14.17 ranë edhe shkëmbinjtë e fundit që e hapën nga të dyja anët tunelin më të gjatë në botë, 57 km të gjatë.
Kishte emocione, lot, duartrokitje, pluhur, gurë po mbi të gjitha një gëzim të papërshkuar, kur shpuesja që ka emrin “Sissi” rrëzoi edhe murin e fundit të gurëve e dheut.Në një lidhje të drejtëpërdrejtë televizive nga Luksemburgu, ku ishim mbledhur ministrat e transportit të BE-së, që e ndoqëm live shëmbjen e murit të fundit që e lidhte malin nga të dyja anët, duke komplimentuar Zvicerën, këshilltarin federal të transportit Moritz Leuenberger, i cili ndërsa nuk arrinte dot të fshihte emocionin arriti të deklaronte se “ky tunel do të ketë edhe vëllezërit e tij” nëpër botë.
Këshilltari federal i Zvicer Leuenberger kësaj here tha: “Mali është i madh e ne jemi të vegjël” duke vazhduar më tutje “por megjithëkëtë kemi realizuar një vepër të madhe si për kohën ashtu edhe për koston, një vepër që do të bashkojë në mënyrë ideale dy dete, detin e Veriut dhe atë të Mesdheut”.
Pas ceremonisë zyrtare, filloi edhe ceremonia religjioze për të kujtuar të rënët e për të bekuar galerinë.
AlpTransit është një projekt zviceran i hekurudhës me shpejtësi të lartë përmes akseve të San Gottard e Lötschberg që do të lidhin pjesët veriore me ato juglindore të Evropës, duke zvogëluar distancat si dhe shqetësimet për ndotjet e Alpeve nga trafiku i dëndur.
Natyrisht nyje kryesore e këtij projekti është edhe tuneli i Gottard-it 57 km i gjatë, hapja e të cilit posa u inagurua.
